Art dashurie

Kultura

Art dashurie

Nga: Ana Buci Billa Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:43
Ana Buci Billa

Kuzhina është art femëror

Kuzhina është art dashurie

Familjen e mban të bashkuar

Nga pragu i derës në kulm çatie.

 

Kuzhina është liri, fantazi

Udhëtim në kohë dhe traditë

Kush gjen shijen më të mirë në shtëpi

I ka gjetur që të gjitha mirësitë.

Nuk thonë kot se dashuria e një burri

Më së pari kalon nga stomaku

Nga shija e magjishme të ndrit nuri

Tek fletët hapin gjellërat si zambaku…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat