Filozofia e ecjes

Kultura

Filozofia e ecjes

Nga: Atdhe Geci Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:54
Kopertina e librit

Mjafton një ëndërr  të dalë në rrugë
ajo  do  ta  nxjerr një qytet në shesh
lufta ëndrrave do i gjejë ëndërruesit 
do gjej prijësin e ëndrrave që prijnë…

Ëndrrat për ideal dhe për mirëqenie
janë të ashpra  e tejet të guximshme
ëndrrat e sheshit  s´janë  ëndërra  të
vazove, por ëndrra  me flakë jetësh!

Ëndrrat  pa  punë  e pa bukë s´falin
ato përcaktojnë vet fatin  e qëllimit
fyerja dhe poshtërimi  i nxori nëpër
rrugë, poshtërues janë  maskarenjtë.

Në këtë qytet me përgjakje të rëndë
prehen ëndrra  të të gjitha kohërave;
ëndrra pellazge, epirote, dardaniote
ëndrra kohërash gjysmë të harruara.

Ëndrra, kujdes  nga  intelegjencia e
zezë, nga ndjekës e hetues ëndrrash
ëndërr, ji në kohën tënde mos u jep,
ti je shpresë që banon në  këtë  dhé!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat