Gjyshi në plazh

Kultura

Gjyshi në plazh

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:08
Fatmir Lohja

Mbi pesë vite djali i madh jeton më vete. Pas martesës kërkoi të ndahej . Vizitat tek ne u radhuan,sepse nuse Eda bën më shumë pas të vetëve.Për herë të parë,ajo me ftoi të shkoja me ata në plazhë. Çdo vit kanë marrë plakën. Kjo qe arsyeja, që u befasova nga ftesa e papritur.

Në plazhë u nisa me dëshirën maksimale. Djali ka dy fëmije si drita , Arbërin katërvjeçar, dhe Lorin dymotake.I dua shumë fëmijët. Ngordh pas tyre. Mendova se për dhjetë ditë do të shkrihesha me ata. Hoteli komod gjendej buzë detit. Unë me fëmijët në një dhomë gjumi ,dhe natyrshëm çifti në dhomën tjetër.

Pasi u rehatuam bukurmirë, u ndanë edhe punët. M’u caktua detyra të merresha me edukimin dhe englentisjen e kalamajve. Na u treguan orët fikse për ngrënjën e tre vakteve dhe oraret e gjumit. Hoteli qe paguar me ushqim, prandaj amvisa nuk do të shpenzonte kohën për gatim.Kjo paska qënë arsyeja, që na ndërruan vendet me plakën. Çifti pretendonte për pushime absolute. Nuk pranonin asnjë pengesë ,për të arritur objektivat e tyre.

Detyren e prita me gëzim. Që në natën e parë u tregova përralla kolopuçëve. Ranë menjëherë top në gjumin e ëmbël.Në mëngjez ,pa ardhur ora e ngrënies, i shetisja në breg të detit,me qëllimin për të thithur ajrin e pastërt, me aromë kripe dhe jodi,dhe për t’u rritur oreksin. Gjatë ditës edhe nën çadër ,edhe në detë ,sipas deshirave të fëmijëve. Pas gjumit të drekës i shetisja te lodrat në qëndër të plazhit. Ato pak para të pensionit,çfarë më kërkonin fëmijët, i shpenzoja me deshirën maksimale. Që kur kanë lindur kolopuçat, nuk kanë qendruar me mua ,më shumë se një ditë në muaj.

Nga kënaqësia, që po u sherbeja nipit edhe mbesës,lodhjen fizike nuk e ndjeja.Të them të drejtën u bëmë njësh. Kudo bashkë duke qeshur edhe luajtur. Me deshirën maksimale u ktheva në botën e fëmijëve. Djalin me nusen pak raste i shihnim.Se ku shkonin, edhe kur vinin, treshja e jonë nuk e vinte re.” Kanë ardhur për qejfë ,ta bëjnë tamam!” -mendoja për t’u dhënë të drejtë.

Pas dy ditësh, pranë çadrës sonë zunë vend një çif i sapo martuar. Secili ishte më i bukur se tjetri. U afruan me ne. Më ndihmuan shumë me përkëdheljet dhe përkujdesin e fëmijëve. Meqë rrapatushat , cicëronin gjatë gjithë ditës “Gjyshi! Gjyshi !” edhe çiftit të ri i erdhi për mbarë të më thërrisnin si kolopuçët. Kur po bëheshin gati të futeshin në ujë sëbashku me fëmijët, në shezllog u shoh një libërz. U marr leje, për t’i hedhur një sy,gjatë kohës që ata do të qendronin në ujë. Ma dhanë me kënaqësi. Më shkoi në mendje se mund të ishte ndonjë libër kuliranie, apo letërsi rozë. Meqë vesi del me shpirtin, edhe unë nuk mund të rri pa lexuar diçka, pavarësisht se ku gjendem,qe arsyeja që bëra atë kërkesë.

U bëfasove dhe u entuziazmova në çast. Ishte novela “Peshtjellim ndjenjash” e shkrimtarit të dashur për mua ,Stefan Cvajg. Më përpiu leximi. Ai i bën përsonazhet fije-fije kur i hedh në letër. Eshtë magjia në të shkruar e autorit, që të hap grackën e përqendrimit maksimal në lexim. Edhe unë,si shumë fansat e tij, zhytëm me endje në leximin e veprave të Cvajgut. Me dukej sikur po e lexoja për herë parë ,megjithëse e kisha lexuar përpara disa vitesh.

Libërzi,që më ra rastësisht në duar,në breg të detit,në fillimim e muajit gusht, m’i prishi pushimet. Nusja e re , kur më pa në përqëndrimin maksimal,u ul në shezllogun e saj pa ma prishur terezinë. Më shkëputën nga libri fëmijët.Të dy, në një kohë, kërkonin të më rrëfenin kënaqësitë, që kaluan në ujë me teten dhe xhaxhin.

Gobova kur u tregova se kam punuar mësues letërsie, pas pyetjese se dhëndërrit , nëse më shqetësojnë fëmijët. Nusja e re ,Teuta ,u entuziasmua shumë, kur e mori vesh profesionin tim.”Po kjo çfarë pati?” – pyesja veten,se nuk po i jepja dum gëzimit të saj. Më tregoi , se mësuesi i letërsise u ka lexuar shumë libra në klasë. Asaj i ka mbetur në mendje zëri i ngrohtë dhe i ëmbël i tij.M’u lut, m’u përgjerua, t’i lexoja veprën e Cvajgut aty nën çadër.

U mundova t’u shpjegoj se nuk mund ta ul përqendrimin e vemëndjes ndaj fëmijëve. Çifiti e zgjidhi menjëherë shqetësimin tim. Në prehrin e tyre ulën nipin edhe mbesën.Me lajka u mbushën mendjen fëmijëve të filloja leximin .Të dy vogëlushet, në një zëri , më luteshin t’u lexoja ,siç e bëja çdo darkë avazin, përpara si ti kapte gjumi i rehatshëm.U mundova t’i shpjegoj të rriturve,se fëmijëve u lexoj Gjysmagjelin,Tre derrkucët,me personazhe Naf-nafin,Nuf-nufin dhe Nif –nifin., …..Se kolopuçët nuk janë rritur, për të dëgjuar pështjellimet e ndjenjave .

Më zuri . Nuk pata rrugë tjetër. Edhe dhëndërri,me shikimin e tij,më lutej të nisja nga puna. E nisa leximin me pak emocione. Më pas u shtrove mbi shinat në mënyrë komode. Çifti më ndiqte me ëndje, por fëmijët më ndërprisnin vazhdimisht me pyetjet tyre të sinqerta. Nuk kishin faj. Jo që nuk po merrnin vesh nga pështjellimi i ndjenjave,por nuk po i zinte veshi asnjë nga përsonazhet e dashur të përrallave. U detyrave ta ndërpres leximin,nga zallamahija e çilimijëve.

Me veprimin tim , Teuta u pikëllua shumë. Ndërhyri dhëndërr Gimi për t’i dhënë zgjidhje pragmatiste situatës. U premtoi fëmijëve,se do t’u bënte një kështjellë madhështore rëre, në breg të detit.Mbretërit e gjyshit e pranuan me entuzizëm propozimin. Unë lexoja më zë të ulët, ndërsa Teuta me dëgjonte me vëmendje. Në fund të çdo kapitullit, ajo freskohej në detë, ndërsa unë shkoja të gëzoja me kolopuçët.

Afrimiteti na i hoqi emocionet. Nga tre u bëmë pesë shokë. Lori nuk ndahej nga Teuta dhe Besmiri nga Gimi. Kudo shkonim bashkë. Vetëm në gjumë secili në dhomën e tij. Çifti më ndihmoi shumë për fëmijët. Edhe në restorant u grupuam në një tavolinë. Teuta e ushqente Lorin me shumë kujdes, punë të cilën e bëja me sforcime të mëdha. Të nesërmen hartuam një program të ri ditor, për të pestët, për hatër të leximit të librit paradite , nën çadër.

Një paradite po lexoja një kapitull të gjatë. Ishim te ajo pjesë e librit,ku studenti sqaronte pështjellimin e ndjenjave ndaj profesorit. Nuk e kuptonte pse ai sillej aq ashpër me te,kur ai donte dhe e respektonte shumë. U shpërqendruam me kohën edhe unë, edhe Teuta. Fëmijët po englentiseshin me xhaxhi Gimin.Atë ditë shkuam për të ngrëne drekë me rreth njëzet minuta vonesë, nga ora trembëdhjetë fiks, që na kishte vënë Eda, ndonëse restoranti në drekë qendronte hapur nga ora trembëdhjetë deri në pesëmbëdhjetë .Pasdite tok bëmë shetitjet e programuara më përpara. Pasi hëngrëm darkën me oreks, u shpërndamë secili në dhomat e veta.

Në paradhomë gjetëm prindërit e fëmijëve, që po na prisnin tepër të mërzitur. Kamarieri kishte raportuar, për njëzet minutat e vonesës në drekë. Sipas Edës qe bërë hataja. Për këtë shkak më telendisi, sa kalamajtë filluan të qajnë. Djali im, mosqoftë, nuk e nxirrte një fjalë .

“ Një mendja më thonte ,meqë nuk e kam djalin burrë, t’i tregoja asaj burrërinë e fisit tonë. Ti hyja në dajak ku t’i dhimte ,e ku t’i digjte.Më pas të bëhej çfarëdo të bëhej,por mllefin tim, që ma mbante të mbyllur gojën do ta nxirrja nga gjoksi.” Më terhoqën vemendjen fëmijët. Në të dy kofshët e mia ishin kapur fort dhe qanin me zë të lartë.Për t‘u përmbajtur shtrengova dhëmbët fort.Me duar përkëdhelja shpinat e fëmijëve me dashurinë e gjyshit.

I bëja pyetje vetes dhe nuk merrja përgjigje të sakta.” Si mund të justifikohej se ishte e përkushtuar në rritjen e fëmijëve dhe për gjashtë ditë nuk e pashë t’i përkëdhelte një herë çilimijtë, me preteksin se ka ardhur për pushime? Po ky krapi im nuk i shihte shtirjet e saja? Si mund t’i flitet vjerrit me gjuhën e rrugaçeve? Si i shkon ndërmend të më urdhërojë se me ke duhej të shoqërohesha? Si ….?Si …. ?Pyetje të shumta që nuk u përgjigjesha dot.”

Për t’u larguar nga skandali, u deklarova, se sa të bëj gati plaçkat gati ,për tëre natën, do të largohem. Nuk arsyetova zgjidhje më paqësore në ato momente zhgënjimi. Djali doli nga dhoma ,për të vazhduar pushimet .Pas tij u vunë fëmijët duke bërtitur. Eda ,kur mbetëm vetëm, u largua me shpejtësi. Duhet ta ketë vënë re dellin tim të marrëzisë , që më kishte kërcyer një gisht mbi ballë.

Duke mbyllur çantën më gjejnë Teuta, Gimi dhe fëmijët, të cilët kishin dhënë kushtrimin se gjyshi po ikën .Të katërt më luteshin të mos largohesha. Qendroja i vendosur, me mendjen për ikje. Qanin fëmijët nga deshpërimi. Lotët e tyre më pikonin në zemër. Kur e panë se nuk ma ndryshonin mendjen u shpërndanë në panik.

Gimi shkoi të takojë djalin , ndërsa Teuta me nipin dhe mbesën shkuan te ëma . U bëra gati për t’u nisur. Po prsinja fëmijët t’u jepja puthjen e lamtumirës. U kthyen të gjashtë, mendova për të më dhënë dorën e ndarjes. Më dhimbëshin në shpirtë fëmijët, që po i linja pa dashurinë e gjyshit. Në fakt plasi një zallamahi, sa mua për herë të parë ma mbuloi fytyrën një nënqeshje,nga ato çfarë po më dëgjonin veshët.

Teuta nuk me lejonte te largohesha në asnjë menyrë ,pa mbaruar librin së lexuari . Eda pranote të rrija, por të mos takohesha më me çiftin e porsa martuar. Gimi iu drejtua disa herë tim biri,të fliste një fjalë, por ai vazhdonte pushimet. Zënka vazhdonte për programin e ditës sime. Nga asnjëri nuk e dëgjova njëgjysëm llafi, se gjyshi,si ata, ka nevojë për pushime dhe defrime.

“Ka një konflikt në mes brezave,të cilin nuk e kuptoj.Nuk po e dalloj se fëmijët i duan më shumë se ne.Brezi ynë të njëjtin përkushtim kemi treguar si për fëmijët, edhe për prindërit . Jam i bindur, që kjo traditë e bukur, duhet të përcillet nga brezi në brez. Nuk mund të emërtohem kokëfortë pse po mbroj të drejtat e mia. Dikush mund të pyes:- Po ti pse mërzitesh? – Përjetova tronditje psiqike në ato çaste.Për kujdesin ndaj mbesës dhe nipit,nuk kam kërkuar, as kërkoj dekorata. Me plakën u lutemi të na lënë më shumë kohë, që t’i edukojmë , edhe t’i gëzojmë trashigimtarët. Si mund të mërzitet një prind,kur fëmijëve u qeshin sytë nga gëzimi, se janë pranë gjyshërve?Çfarë kërkojnë nga ne më shumë? E pyetje të tjera shumë,që quknin trurin tim të mërzitur.”

Natën vonë u thashë se do të rri deri sa të mbaroj së lexuari librin. I shkreti unë se çfarë nxorra nga goja. Eda e ngriti zërin në kupë te qiellit.Për herë të parë, pashë djalin, se ka pak nga geni im.E kapi nusën përkrahu për ta nxjerrë jashte. Pa dalë nga dera i nderpreu pushimet. Nga goja e tij u dëgjuan këto fjalë.”Nuk të duroj më! Kështu ke bërë edhe me mamanë. Të lutëm baba! .Për hatër të fëmijëve të mos ikësh!”

Pas lutjes se djalit dhe dashurisë maksimale për fëmijët e ula hundën dhe ndënja deri në fund të pushimeve të tyre,ndonëse per mua u prishën barbarisht. E përfundova se lexuari edhe librin e Cvajgut. Shumë përralla u lexova dhe u tregova fëmijëve. Më këtë rast jam betuar:” Për pushime nuk shkoj më pa plakën në krah, se nuk u dal zot punëve i vetëm!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat