U nda nga jeta muajin e kaluar, Festivali i Kanës nderon regjisoren belge

Kultura

U nda nga jeta muajin e kaluar, Festivali i Kanës nderon regjisoren belge

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:25
Festivali i Kanës nderon regjisoren belge

Një nderim i ndjerë, por si gjithnjë i pasur me magjinë e kinemasë, ai i Festivalit të ardhshëm të Filmit, në Kanë të Francës.

Posteri zyrtar i këtij edicioni i dedikohet kineastes belge Agnès Varda, e cila u nda nga jeta muajin e kaluar.

Regjisorja shfaqet në shesh-xhirimin e “La Pointe Courte”, në vitin 1955, filmi i saj i debutimit, që do të shfaqet edhe këtë vit në Kanë.

Image

Nuk dihet ende nëse Festivali ka planifikuar projektime apo evente speciale për të kujtuar regjisoren ikonë, por posteri është një homazh i duhur dhe që i përshtatet momentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat