Poeti prizrenas Tyran Prizreni Spahiu me përmasa botërore

Kultura

Poeti prizrenas Tyran Prizreni Spahiu me përmasa botërore

Nga: Aziz Bytyqi Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:43
Tyran Prizreni Spahiu

Megjithatë, ky " zë " i imi në vargje poetike është një dëshirë shumë e madhe ndërsa mendimin përfundimtar do jepni JU !

Ndjenja për të gjetur temën që ngacmon , bezdis , emocionon , dhunon , përqafon , dhe për të përshkruar atë është kënaqësi që më josh dhe sfidon .........

Duke qene emocionalisht jashtezakonisht i lidhur me qytetin e Lidhjes, Rrapi i Marashit - autori jeton dhe do vazhdojë të jetoj në Prizren.

Nuk ka rëndësi se ku shkon Tyrani, ju, do dëgjoni zërin prapa

"Ai ishte këtu".

PARATHËNIE

Rreth romanit të parë të poetit, shkrimtarit, eseistit, studiuesit, pedagogut

Tyran Prizren SPAHIU

...nuk po u besoja syve ngjarjet e shtjelluara të mikut tim sikur rebeloheshin dhe nxirrnin nga blloku i mejtesës së popullit vuajtjet dhe pakënaqësit të cilët më ishin bashkëudhëtarë, ato ndiqnin ritualin e jetës, por në forma dhe objektizma të kohëve bashkë kohëruese.

Emocionet më mbërthyen ‘’Vllau i Madh’’ me tërë forcën e vet vazhdon të sundoj në forma të papranueshme në të kaluarën, dhe frikësohem edhe në të ardhmen. Ky është ‘’Vllau’’ që sundon edhe jetën private të njeriut në forma të ndryshme. Ishte koha e Perdes së Hekurt, kohë kur njerëzit e sistemit në çdo formë futeshin në jetën e njerëzve, ndodh ashtu edhe sot, kur po ky vëlla, pikërisht shteti në romanin ‘’Prapa kurrë më’’, në forma më të sofistikuara të mundshme endet në jetën private, metoda që vështirë pranohen, por ja që këto lojëra definitivisht mund të shpikë truri i njeriut.

Sistemet janë pjesë e gjallesës, mbijetesës, mbindërtimit, të stërngarkuar me aparate që madje janë të pranishëm në vendet më intime-familje të krijesës njeri.

Nesër, po edhe nesër me makina të përsosura do të udhëzojnë ndërtimet e hekurt robot njerëzit të zbatojnë urdhërat, mundësojnë ndeshjet e mendimeve, ushqejnë ndjenjat e çoroditura, furnizojnë tronditjet më makabre që mund të ketë një person. Janë ata pandërprerë aty në keqtrajtim apo do tentojnë të frymojnë në privatësinë e krijesave duke tentuar në çdo formë të mbajnë nën emocione, frikësim, kërcënim, popullatën në kuptimin më të gjërë të mos devijojnë nga qëllimi i tyre vetëm e vetëm mos të humbasin objektivin e tyre primar, sundimin.

Romani ‘Prapa kurrë më!’ ngërthen në vete dy sisteme, që në mënyrën e vet janë të pranishëm në jetën e njeriut, Në një anë njeriu i pafajshëm pëson ndërsa në anën tjetër fajtori në këtë rast konkretisht Shqiptari djali i Shkëmbit falet për një arsye të vetme, sërish janë dëshmitarët e dyshimtë që vendosin.

Një kohë të gjatë do të jetë kjo temë aktuale dhe tejet tërheqëse për njeriun gjegjësisht lexuesin.

Romani ka një hyrje që vërtetë nxit lexuesin të gjej kohë të lirë dhe pa humbur asnjë fjalë të futet i tëri në këtë histori tejet të dhimbshme, por edhe jashtëzakonisht intriguese për shtresën e gjërë të dashnorëve të fjalës së shkruar.

Lufta vazhdonte me tërë brutalitetin e saj. Dimri në të ikur lëshonte ehon e bardhë të gërhamës së fundit të dëborës, e cila bashkë me të ftohëtin dhe luftën që kishte lidhur dhimbjet dhe ofshamat për të afërmit të cilët prisnin fëmijët, vëllezërit, motrat, baballarët...

Vazhdonin krismat e fundit, armiku kishte marrë rrugën e turpit, një çift partizanësh të dashuruar tokë me lirinë e shumëpritur, hedhnin hapat e para të dashurisë rinore, derisa ditët rrokulliseshin dhe fitorja erdhi bashkuar me krismat që lajmëronin çlirimin e vendit nga okupatori. Kohë kjo kur dy miq të një kompanie të brigadës 127, Iliri dhe Rindi, ishin që të dy të dashuruar në Vjosën.

Rindi një djalë simpatik, luftëtar i vendosur e sypatrembur, vinte veten në rrezik për të shpëtuar shokët, Vjosa kjo partizane e devotshme vinte nga një familje fshatare me tradita patriotike nga jugu. Lidhja me Rindin e ftohu miqësinë midis dy shokëve. Ashpërsia e luftës godet edhe Vjosën e cila pak ditë para se të përfundoj lufta humb jetën.

Por, kontradiktat dhe pakënaqësitë midis Rindit dhe Ilirit u thelluan, ashpërsia kulmoi në mbledhjen e fundit të partisë. Rindi pak pas martesës me Gjysten detyruar është të gjej rrugën e vetme dhe më të shkurtër, të iki nga kjo kohë. Ashtu edhe u bë, doli jashtë kufirit dhe shkoi në Amerikë duke formuar familje të re, por mendjen e kishte te i biri, që kish lënë në Atdhe. Gruaja ka mbetur vetëm, humbur në kohë nga mërzia kthente nga një got raki, por ajo nuk ishte

problematik për vete dhe as për shoqërin. Koha bënë evoluimet e saj ku dhe njeriu i përshtatet sistemeve shoqërore ku jeton, Sistemi një partiak kishte shumë diferencime shoqërore, dhe lufta e klasave po zgjerohej dhe thellohej nga një hendek i pa parë, ku liria e fjalës censurohej dhe futej në birrucat më të errta, nga prapaskena e njeriut mbi njeriun, ja kalonin dhe dramave shekspiriane.

Djali rritej, sa i thoshin i biri i partizanit të arratisur! Djaloshi mësonte dhe gjithmonë ishte i pari në mësime, kishte përvetësuar edhe gjuhën angleze.

Dyshimet kishin veshur rrobat e pakënaqësisë, termini latin, homo hominis lupos es, njeriu për njeriun eshtë ujk kish zënë vend, ka gjetur edhe kohën shumë të përshtatshëm në këtë roman.

Shkëmbin e futën në kurth, atij i vendosën hekurat dhe e çuan në birrucë, pas një kohe të shkurtër e dënuan me tridhjet vjet burg, për dy vrasje të bëra nga dikush, nga ku alkooli i bënte një revolt të brendshme. Largimi nga kjo humnerë solli në ikje matanë oqeanit. Ndaj i/e nderuar/a lexues doemos mu desh të bëj një sienoptik të ngjarjeve dhe lidhshmërisë gati se të përsosur. Nështjellim më të zgjeruar i ka libri ‘’Prapa kurrë më!’’ SPAHIU më kthehu kohën prapa që dremiste në kujtimet e hidhura e të përjetuara, të asaj kohe të rëndë.

Autorin, TYRAN PRIZREN SPAHIU përgëzoj për këtë libër të veçant e me nuanca historie, ku emrat e protagonistëve janë fiktiv dhe peshën do e bartë historia.

Poeti Pllumb SHEHU Tirane .

Krijimtaria letrare,

1. Vargje poetike I, -1999+

2. Vargje poetike II, Jeta është dhunti

3. Vargje poetike III, Mbaje ëndrrat gjallë

4. Vargje poetike IV, Poezia buron nga zëri i brendshëm

5. Vargje poetike V, Pesë shtylla

6. Vargje poetike VI, kalldrëmi

7. Vargje poetike VII, Jetëshkrimi burimor

8. Vargje poetike VIII, Kështjella e poezisë

9. Vargje poetike IX, Ikonë

10. Vargje poetike X, Bohemi

11. Vargje poetike XI, Lidhja

12. Vargje poetike XII, E-dita

13. Roman: Prapa kurrë më! Vëllimi I

14. 15.*Learn Your Dream Language/Mëso Gjuhën e Ëndrrave

Përkthyer në gjuhën angleze nga Prof. Nasibe Çavdarbasha

1.Poetic verses I,-1999+

Tyran Prizren Spahiu ,

Lindi në Prizren -1954.

Arsimin fillor dhe të mesëm kam ndjekur në shkollën fillore Mustafa Bakiu, gjegjësisht arsimin e mesëm në gjimnazin e Prizrenit. Edukatën universitare në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat