Profesor Muhamet Shatri dhe brezi në Normalen e Prishtinës - Bota Sot
Profesor Muhamet Shatri dhe brezi në Normalen e Prishtinës

Kultura

Profesor Muhamet Shatri dhe brezi në Normalen e Prishtinës

Nga: Prof. Skënder Karaçica Më: 20 prill 2019 Në ora: 06:21

Shkolla Normale e Prishtinës më të drejtë është  "Universiteti i Kosovës" ndonëse në këtë vatër të dijes nëpër vite kanë dalur breza e breza të mësuesve,që me ditar në ditar në dorë u shpërndanë gjithandej nëpër shkollat shqipe me brezin e ri shqiptar,e ardhmja e ndritur e kombit tonë.

Në vitet e brezit të normalistëve në Prishtinë,kam pasur fatin e mirë që profesor të lëndës së historisë  të kem profesor Muhamet Shatri,i cili posa edhi në shkollën tonë (të mësuesve të ardhshëm)të shkollës shqipe,unë personalisht si ri që kohën e lirë e kaloja në bibliotekën e shkollës dhe leximi i literaturës,të gazetave të ditës dhe ato me përmabjtje shkencore, veçsa kisha filluar udhën e ndërtimit tim për të ardhmen dhe,kushtimisht po e theksoj të një bote të re të brezit shqiptar në Kosovë, që ëndrra jonë ishte shkolla shqipe,çështja kombëtare,statusi i Kosovës i barabartë me popujt tjerë në ish-Jugosllabvi(këto ishin disa nga tezat shkencore-mësimor)të profesor Muhamet Shatri që saherë vinte në klasë ai me vete kishte orën historike shqiptare se si bëhet Atdheu...!

Ndonëse tash me nje shtat të rritur dhe leximi në bibliotekën e shkollës,kisha tashmë njohuri për Akademik Ali Hadrin,njeriun e dijes e të shkencës shqiptare në Kosovë dhe kisha dijeni se profesori ynë Muhamet Shatri ishte studentë i tij në të gjitha angazhimet e tij deri në gradën e doktorit të shkencës historike në Universitetin e atëhershëm të Kosovës.

Image

Pas orëve mësimore,unë i thirra shokët dhe shoqet e klasës dhe zëshëm u them se profesor Muhamet Shatri,që ishte bërë kaq i dashur,i afërm me normalistët në Prishtinë,ishte student i Akademik Ali Hadri dhe e kemi për nder që profesori ynë vjen me tabanin e pasur shkencor-kërkimor për historinë shqiptare dhe të përbotshme(periudhat historike)sipas programit të kohës,ku për fatin jo të mirë,më shumë kishte ,,program historie për sllavet dhe për ,,Jugosllavinë e re,,e fare pak për historinë kombëtare shqiptare në Ballkan.

Këtë zbrazëti të ,,programit mësimor,,e plotësoj me dijen e tij dhe me porosinë e madhe që u kishte dhënë Akademik Ali Hadri për brezin e profesorëve të kohës e të brezit të Muhamet Shatrit.

Profesor Muhamet Shatri dallohej me sjelljen e tij prej pedagogu dhe gjithnjë me synimet e tij ashtu siç na thoshte shpeshherë:,,Historia nuk duhet të mësohet vetëm për një notë në ditar,,!Perderisa do të ekzistojë bota dhe njerëzit,do të ketë histori të popujve dhe të kombit shqiptar,po i referohem orës së historisë në Normalen e Prishtinës me profesor Muhamet Shatri në vitet 1972-73.

Për fund po theksoj se unë e profesor Shatri jetojmë larg atdheut:Unë në Amerikën e largët,ndërsa ai tash sa vjet në Suedi.Ka ishte fati kolektiv i kombit tonë në kohën e padrejtësive historike dhe të kohës vrastare të Serbisë fashiste,që ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kosovës,që nga vitet 1844-1999,kishte në programin e vet shfarosjen dhe tokën e djegur të Kosovës.

Në Normalen e Prishtinës,profesor Muhamet Shatri nuk ishte kurrë në taborin e (disa profesorëve partiakë)që dinin të bënin me gisht kah djelmenia shqiptare dhe kah brezi i mësuesve të rinj për shkollën shqipe dhe për dritën e diturisë për kombin shqiptar në Kosovë!

Profesor Muhamet Shatri,të përshëndes nga Amerika e largët dhe po ua them që nga larg:Jam rritur,jam edukuar,kam kryer Fakultetin Filologjik(Gjuhë dhe Letësi Shqipe)dhe asnjëherë nuk e kam harruar testamentin kombëtar të profesorit tim Muhamet Shatri!

Për profesor Muhamet Shatri,duhet thënë me zemrën plotë:Lum Atdheu që ka brezin e intelektualëve që dolën nga dyert e Universitetit të Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...