'E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua' - Bota Sot
'E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua'

Kultura

'E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua'

Nga: Ilir Muharremi Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:04
Ilir Muharremi

Kërshëria për ta kuptuar ngjarjen deri në fund, përherë i nxitë lexuesit që ta lexojnë ngjarjen deri në fund, shkruan bota sot.

Derisa për t'u shuar kureshtjen, ne po ua sjellim një fragment nga rmani "Psycho", i shkrimtarit Ilir Muharremi.

"Gjithmonë i duam dhe janë më interesante ato gra ose burra që vdesin të rinj, zonjë. E di pse? Se ata nuk na harxhojnë më shumë kohën dhe s’ndiejmë detyrim më ndaj tyre. Nëse përpiqen të na detyrojnë, atëherë nuk na punon më kujtimi si në fillim për ta, zonjë. E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua. Madje, kur pinin kafe mbi dhjetë thirrje telefonike i kishte nga ajo. Ajo kishte vdekur shumë e re. Zuri vend të madh në zemrën e tij. Këtë ai mundohej ta fshihte, por unë e vëreja lehtë. Shumë më shumë ndikon edhe kur flasim për një të vetëvrarë, zonjë. Filozofët e shohin këtë si tronditje të mrekullueshme. Fjalitë i kanë të shkurtra e të rënda, i përmbahen çdo dhimbjeje, dhe në këtë jetë vetakuzohen ata."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...