Ëndrra të zgjojë muzën - Bota Sot
Ëndrra të zgjojë muzën

Kultura

Ëndrra të zgjojë muzën

Nga: Dibran Demaku Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:38
Ilustrim

 

Borë


Ja që edhe në prill reshka borë
sythat në bulim acari i ngrinë 
dikush kohën e mat me orë në dorë 
dikush e mat me dashurinë



Çelësi


Do t‘a gjej një çelës
dhe do të hap një dry
të mos mbetëm ngelës
në ëndrrën për ty


Ëndrra të zgjojë muzën 


Veç pak të të puth buzën
veç pak të të puth gjirin
ëndrra të zgjojë muzën 
për gur-xhevahirin


Syri yt i kaltër 


Syri yt i kaltër 
si ky qiell pa shi
ëndrra seç merr flatër 
nuk nisem nuk rri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...