Genc Prelvukaj zgjedhet drejtor i Shoqatës për të Drejtat e Autorit

Kultura

Genc Prelvukaj zgjedhet drejtor i Shoqatës për të Drejtat e Autorit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:28
Genc Prelvukaj

Artisti i njohur Genc Prelvukaj, përpos angazhimit të tij në muzikë ku po vazhdon suksesshëm me prurjet e reja, ai tashmë është ngarkuar edhe më një detyrë të re të cilën e ka marrë me shumë përkushtim, shkruan KultPlus.

Genc Prelvukaj është emëruar drejtor i shoqatës APIK.

APIK është shoqatë për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës. Kjo shoqatë përfaqëson autorët, prodhuesit , interpretuesit e Kosovës.

APIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit  në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Për këtë post të ri të Prelvukajt, ka njoftuar ish- drejtori i kësaj shoqate, Florent Boshnajku, i cili i ka dëshiruar suksese Gencit.

“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojme shume suksese ne vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës se autorit ne vendin tone”, ka shkruar në Facebook, kompozitori Florent Boshnjaku.

Kujtojmë që Prelvukaj për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në politikë dhe kishte punuar në Ministrinë e Kulturës ku kishte dhënë gjithë kontributin e tij për miratimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 Përmes postit të ri, si drejtor i APIK, Prelvukaj do të dëshmoj tutje për angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të autorit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat