Hapet konkursi “Haxhi Zekë Byberaj i Lidhjes së Pejës”

Kultura

Hapet konkursi “Haxhi Zekë Byberaj i Lidhjes së Pejës”

Nga: Ramiz Lushaj Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:26
Haxhi Zeka

“Botimet TROPOJA” dhe Gazeta e Alpeve “Tropoja”, në nderim të emrit e veprës të veprimtarit të shquar kombëtar Haxhi Zekë Byberaj i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kryetari i Lidhjes Shqiptare të Pejës, shpall:

Konkurs me krijimtari studimore, letrare e artistike

Për 1)- Libra studimorë, monografi, me artikuj të përmbledhur; 2)- Artikuj studimorë. 3) Tregime. 4)- Poezi. 5)- Poema. 6).-Kangë 7.).- Esse e Ravijëzime 8)- Portret në pikturë. 9.- Portret në skulpturë (skicë-ide) 10)- Kompozime pikture. 11).- Dokumenta arkivore (gjetja e paraqitja e tyre) 12.- Kangë historike (mbledhja e paraqitja e tyre).

Të gjithë pjesmarrësit në këtë Konkurs për Haxhi Zekën duhet të sjellin dhe nga një CV të shkurtër të tyre dhe do t’iu jepet Çertifikatë pjemarrjeje në këtë veprimtari panshqiptare. Lejohet pjesmarrja me ma shumë se një nga zërat e masipërm të konkurimit tuaj, si dhe me vepra e artikuj të ripunuar, riplotësuar, etj.

Konkursi do të mbyllet në ditën e fundit të tetorit 2019. Shpallja zyrtare e fituesve do të jetë më 20 dhjetor 2019.

Në çdo numër të Gazetës së Alpeve “Tropoja” do të botohen materiale të ndryshme të pjesmarrësve në këtë Konkurs si dhe do të shihet mundësia për disa botime të veçanta librore për figuren e madhe historike kombëtare të Haxhi Zekë Byberajt të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Pjesmarrësit në Konkurs duhet të dërgojnë krijimet e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja–Kutia Postare 96. Tirana–Albania. E-mail: [email protected] ose [email protected] dhe Tel.: +355697839500 (me zá, sms, Viber, WhatsApp).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat