Mos...

Kultura

Mos...

Nga: Zymer Mehani Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:32
Zymer Mehani

Mos ma thuaj fjalën luftë

Ma trego një më të butë

Më të ëmbël, plot dëlirësi

Siç është vetë fjala liri

Se në luftë na ranë shumë trima

Trimëresha, heroina

Adem trimi, SANDOKANI

Gona, Ganimete Gjylani

Fjalën flakë mos e përmend

Se përndryshe po më çmend

Ç'më rrëshqet loti në faqe

Kur ma përmend fjalën paqe

Për këtë paqe që e kemi

U derdh gjaku në çdo cep

Se liria nuk dhurohet

Dhe dhuratë askush s’ta jep

Mos e thuaj fjalën rafal

Se s'e dojnë as bishat n'mal

As ari, as ujk, as dhelpër

N'vend të saj thuaje një tjetër

Thuaje fjalën dashuri

Dija vlerën kësaj lirie

Mëso t’kombit histori

Plot trimëri, kurorë lavdie

Mos e thuaj fjalën armë

Ç'ma bën zemrën arnë mbi arnë

Shpirtin tim seç ma shqetëson

E shikimin ma errëson

Se me armë ma thyen shtëpinë

Plagë të moçme më përtërinë

Para tytave na shpërndanë

Na gjakosën e na vranë

Mos e thuaj fjalën vrasje

Ç'më sjell neveri e plasje

M’i kujton vëlla dhe motër

Që armiku m'i vrau n'votër

Ishim t’lumtur, por të varfër

E regjimi s’na kish n’hatër

Kur i erdh rasti barbarit

Na përshkoi në majë t’hanxharit

Mos përmend fjalën copëtim

Vërtet, nëse je vëllai im

As nënshtrim, as pushtim

Kombi im don Ribashkim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat