Stinët kanë të ftohtë - Bota Sot
Stinët kanë të ftohtë

Kultura

Stinët kanë të ftohtë

Nga: Agim Desku Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:44
Agim Desku

Asgjë mos më thuni për dimërat e acartë

I di janarët e tyre vrastarë

Ku ende s'paguajnë çmimet mëkatare.

 

Mos keni mërak për ngrohtësinë e diellit

Atë e gjëj tek fjala e bukur e mikes.

               

Secilit brez i flas për janarët e acartë

Në kitarën e Jusufit i ruaj si relikte tˊpaharrueme.

 

Ah,përse më duhet të rritëm

në çmendorinë e vjetër pesqind vjeçaredes .

 

Për cilën këngë të lindi dhe vdes si hero

Mos u brengos atdhe nëse dashuritë na harrojnë

Kemi fjalët e shejta sa dielli dhe toka sebashku.

 

Përse asnjë fjalë nuk thuhet për pranverat e vonuara

Ka kohë që më mungojnë këngët e zogjve

Kam harrue kur i kam dëgjue nepër bukuritë e zanave.

 

Këtë vit s'ka vapë vera tropikale

Vdekjet e heronjve i shndërruan në dimra të acartë.

 

Të njëjtën kohë dhembjesh e kanë edhe shirat e vjeshtës

Të gjitha stinët janë një stinë në kohën sime.

 

Dhembje,ikje të  rinisë,plagë t'pashëruene

Humbje besimi,veç gotë e dehur në atdhe të krisur pse ende e shkelin demonët.

 

Deri kur fytyra tradhtarësh e zagarësh serish të rikthyer në të njëjtën stinë.

 

 

YJET TË NGRITIN NË VARG POETI

(Dedidikm…)

Si zë zane rri buzëqeshjeve të hënës

Qillit të stolisur me ëndrra vargu .

Sot jetoj çdo çast të bukur ëndrrash

Pritjeve kur fluturat hapin krahët.

O zot është kjo krismë  e mbrëmjeve

Që fjalët m´i ngritin të vetë dielli

Në ozon aty ku ti më rri viteve të bardha.

Heshte zërin deri sot në një ditë vargu

Për dhembjet u bëre vetë kjo dhembje

Dhe plagë shpirti të çamëve të mia.

Këtu u bërë shërim plagësh të këti shekulli.

Të falëm dhe uratë t´u bëfsha për këtë tokë dhe qiell.

Kudo ngritë vargun e bukur të shejtë

Për pak udhë të lirë më fal edhe mua

Për një ditë lirie a varg  Olimpi.

Të dytë do të jemi varg i shkrirë ozoni

Në yje të buzëqeshura ,në diell e hënë

Sa të lumtura dhe vargjet më janë.

Sa dashuri kanë që rrijnë në lot zemre

Kur ylberi sjell ngjyra të bukura dashurie

Për princat ilirodardanë të kësaj toke

Që Zoti na fali të lirë dhe të mirë.

Me flamur të vetëm lirie dhe ilirie

Si flakë e vetme zjarreve të Prekazit

Të vetë legjndave për bacë Ademin e Mujën.

Nipa e stërnipa kostriotësh të prirë vetëm në fitore.

Betejat që më erdhen nga bajlozet e djajtë sebashku.

Sonte si hyjni vargu im u ngritë mbi vetë diellin

Në buzëqeshje hëne  u shndërrove në varg të shejtë.

 

KREJT JETA NJË VARG KUJTIMI

 

Ngado që kërkova botën

Jetën takova në njëmijë mënyra

Në pejsazh dhimbje e krenarie

E hedhur në një varg kujtimi

Eh,gotë e zbrazur vere

Buzëqeshe të falura

Shpirt i bër rebel

Herë Mollë e ndaluar Adami

Parasysh e humbur e tretur

Si vetë kjo jetë

Pritje ankthi fjalësh të pambarim

Pak buzëqeshe më shumë urrejtje

Eh,ku të marrë liri shpirti

Ndonjëherë këngë zemre

Jeta ka plot

Po mu pse nuk më dha dot

U bëra lutje zoti

Uratë për njerinë

Për miken vjedha lumturinë

I krisur kështu si jam

Ëndrrova jetën

Për ty tyë jem xhan

Jeta më mori me vete

Më treti në pafundësi

Edhe pse kërkoja

Të jem i lirë

Nuk më ngriti

As në përendi

Por më la në varg

Në gjysmë gotë kujtimi

Në një varg me ty

Ku nuk i dihet përfundimi.

 

DITËT PA AROMË LULESH

 

Ditët buzëqeshin pranverave

Pa aromë lulesh vrasin ëndrrën time

Sy e vesh bëhet kjo botë

Në varg poeti gjithҫka shkruhet

Si dhimbje shpirti botës se tretur

Mbi ëndrrën se një ditë zhduket

Nga faqja e dheut a nga faqja e shpirtit tim

Ditët ikën fluturimthi të fhehura qiellit blu

Dashurinë e fjalës e marrin me vete në pakthim

Ҫfarë është ditë mëngjesie ҫfarë mbrëmjesh errësohet

Askush nuk e di se nuk ka kthim në këngë të ikura

Kur pranverat zhduken nga unë e ti

Ditët janë të thata pa aromë lulesh

Asnjë shkëlqim zemre nuk rri valëdetit tim të etur

Eja në buzëqeshjen e hënës këndoma një këngë dashurie

Mos vdis asnjë ditë pa lamtumirën time

Jeto me aromën e luleve e bëhu vet lulja ime

Më puth ҫdo gjeth lulesh se aty rri me kujtimet tua

Që më dërgojnë lëgjendave e hyrive të shqipeve

Të kësaj toke të ndarë si burg zemrash

Në njëmijë grimcash atomesh që presni të shpërthejnë orë e ҫast

O Zot falna durimin vetëm për lotin e luleve të bëra hi shpirti

Më falë ëndrrat më të bukura ti ruaj buzëve të etura

Të kësaj mbrëmje në ikje si pulëbardhat e agimeve të mia.

 

 

KJO NATË VARGU

 

Kjo natë si ëndërr më vie

Yjet mi sjellë pranë

Në varg i shndërron.

 

Nga fundi i detit zgjon

Meloditë e dashurive

Të Titanikut.

 

Tek sa i dëgjoj

Si dhimbje herë plagë

Shpirti.

 

Sa e kam frikë këtë natë

Kujtimet që mbyesin

Dhe ndezin flakë ëndrrash.

 

O zot, pse kam dhimbje

Pse kaq plagë shpirti

Në varg poeti ndodhin.

 

Jo,nuk dua të marr asnjë fjalë

Frike

Dua të ndaj këtë natë dhimbjen

Me sëcilin varg timin.

 

Po,dua të shndërrohem

Në të vetmën natë hyjnish

Të jem vet dhimbje Titaniku.

 

Këtë natë jam dhe lutje zoti

Në uratë shpirti shndërruar

Botën ta shëroj nga plagët

E kujtimeve një mijë vjet poet.

 

Sonte të zbresesh yjet

Botën e bëre hyjni

Nëse nuk zbret e shndërron

Në lotë lulesh.

 

Eh,kjo natë vargu cila është.

 

NUK DUA FALJE

 

Nuk dua falje nga kjo botë

Ah,sa e ëmbël e sa e kotë.

 

Me askë nuk e ndaj fatin

As me lule nuk marr falje

Do të tretëm ku ngjaj me dritën

Kohës time ti vëj rritën.

 

Sonte nuk pranoj falje

Nga çdo fjalë mëkati

Që lëndon sëcilën zemër

Të shqipeve të mia.

 

As unë nuk fali ëndrrat

Që vijnë nga njëmijë e një nëtë

Kujtimesh që m‛i sjellin dritareve të agimit.

 

Nuk e ndaj me askë lirinë çame

E urrej atë që ma merr këtë fjalë

E ruaj si plagë shpirti

Të mbështjellur  me mijëra dhimbje

Zemre.

 

Nuk di më ke të flas për yjet

Që presin në ozon vargun e poetit

Të shkruhet si uratë e lutje zotit

Për lotët e tu çamja ime.

 

Me thuaj cilën fjalë ta marr

Kujtim lirie e cilën ta falë

Mbrëmjeve kur ndezi qirinj

Lutjesh.

 

Nuk e dua faljen me teh shpate

Që ti ma dhurove bulevardeve

Të purgator të vet Dantes

Ku më hedhë në ferr Evrope.

 

 

Asnjëherë nuk bëhem mallkim

I fatit tim po nuk ngrita dolli

Për ty liria ime e shejtë.

 

Edhe atëherë kur je vet burgu

I dhimbjes ,ah dhe plagë shpirti

Për kët tokë dhe zot u bëra.

 

E kurrë lirinë të bashkuar nuk e takova

Në asnjë cep atdheu Shqipërie

O zot si të flas kur jam i ndarë

Në dysh shpirti e lotët bëhen lumë.

 

Dua në shi të shndërrohem

Dhe sdua asnjë fjalë që ti më falë

As unë të të falë mëkatin tënd

Prej ikjes dhe zhdukjes se emrit tim.

 

Po,një ditë njëri do falim

Unë ,ti apo vet vargu i poetit

Cili është më fat

Atë zoti e do dhe i falët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...