Ti syrin m’ke vrarë - Bota Sot
Ti syrin m’ke vrarë

Kultura

Ti syrin m’ke vrarë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 23 prill 2019 Në ora: 23:46
Ramiz Spahiu

Ti syrin m’ke vrarë

Tek hidhje hapin n‘trotuar

Jo sot, as dje, po një vit më parë.

Atëherë me sy t‘përcillja ngrohtësisht

Nguroja të t‘flisja e të doja marrëzisht!

 

Ti mendjen ma more, ma mba’ ngujuar

Ma mba’ burgosur shpirt‘n e trazuar

N‘kalanë tënde të papushtur.

Atëherë e sot druhem të t‘flas

S’duron më zemra, kam dro më plasë.

 

Me hapa të vegjël pranë teje kam ardhë

Ngadalë-ngadalë, kujdesshëm, shkallë-shkallë

Dhe mezi arrita kalanë me marrë.

Atëherë s’të flisja, veç t‘shihja tinëzisht

Sot t‘shoh drejt n’sy, e t‘flas dashurisht!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...