A kalohet deti në këmbë!?

Kultura

A kalohet deti në këmbë!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 prill 2019 Në ora: 07:58
Fatmir Lohja

Një herë në gjashtë muaj Gimi, Shpëtimi dhe Astriti takohen në një lokal ,në periferi të qytetit.Riti bëhet me qellimin për të këmbyer eksperiencë, edhe për të qarë hallet në mes tyre. Bashkëmoshatarët, rreth të tridhjetave, janë njohur në fakultetin e gazetarisë. E kanë ruajtur miqësinë , ndonëse punojnë në gazeta të ndryshme, me politika editoriale diametralisht të kundërta.

Pronarin e lokalit e kanë mik. Ai i fut në një ambient të rehatshëm ,ku nuk i shqetëson njeri. Janë tre miq,qe nuk e di askush. Secili shkruan nga istikami i tij. Debatojnë me shkrime ashpër,por pa fyrje përsonale. Nga marrëveshjet më përpara,nuk ka qejfëmbetje më pas.

Tavolina qe shtruar në bollëk, sepse pronari ishte lajmëruar më përpara . Dollinë e parë e ngritën për miqësinë. Pa u shtruar vendshe raportuan me imtësi , duke filluar nga shendeti ,deri te puna e përdishme. Nga shendeti dolën gjëra pa rëndësi. Për punën të njëjtat shqetësime. Vazhdojnë të punonojnë në të zezë. Si përherë ,me pronarët, marëdhënjet i kishin në zgript,për të vazhduar bashkëpunimin. Shqetësimi periodik,që nga koha e fillimit të punës, ua prishte gëzimin e ndenjës.” Po nuk bërë një skup mediatik,që të përpihen gazetat në treg, shpejt je i pushuar nga puna!” Pse nuk kishin profesion tjetër, punën në gazetari e admironin .

Retë turbulluese, që u pengonin krijimtarinë, kërkonin t’i shpërndanin me avujt e alkoolit. E filluan me të ngrëna dhe të pira vendshe.Gjuha shkon te dhembi që të jep dhimbje.” Cili do të jetë skupi mediatik, që do t’i mbajë në punë të tre? Pyetja u kërkonte që ta vrisnin trurin shumë, se duhej një ide që të trondiste opinion mbarë kombëtar e ndërkombëtar. Ndeshja e veshtrime u jepte shpresa të shumta për arritjen e rezultatit.

E filluan me temën për shëndetin e Vip-ave. E rrahën nga të tëra anët, nuk u mbushej kaplloqja se do të ndidhnin kureshti në publik. Gjatë viteve të punës i kanë sulmuar si të sëmurë në shendetin mendor,organeve të brënshme,të riprodhimit,…. , askërkush nuk nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë punë.

Kemi shkruar gjithnji se janë të sëmurë.Çfarë na gjen ta kthejmë në të kundërtën ? Te shkruajmë se janë të shendetshëm?- pyeti Gimi.

Ku është lajmi sipas rradakes tënde? Ata dihen se janë të shendeshëm. Për të mos e zgjatur më tej,për një dhëmballë marrin rrugët e Vjenës, Londrës,…., - ndërhyri Shpëtimi.

Kemi bërë gabim që e kemi stërholluar këtë temë.Nga meraku për shendetin e tyre,Vip-at i kanë bërë def paratë e taksapaguaesve,për të përballuar shpenzimet e vizitave në klinikat më të shtrejta të botës, - i vuri pikën Astriti.

E ndryshuan temën .U futën në akuzat për bashkëpunimin e lidërve me shërbimet e ndyshme të intiligjencës. Edhe kjo temë u dilte e stërkonsumuar. Ka deklaruar burri i botës para kamerave ,se ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe vazhdon e qendron në krye,me justifikimin se ka qënë i vogël në moshë, dhe ka dhënë shumë për demokracinë. Përmenden raste të shumta, kur kanë shkruar për politikanë të ndryshëm, se është agjent i; KGB-së; UDB-së;CIAS,;Musafit,…. ; Dreqit të Mallkuar, dhe nuk ka përbërë lajm, ndonëse ligjet e dekriminalizimit janë miratuar me standartet bashkëkohore Europiane. Nuk përbënte lajm as se filan politikan mbështet nga ky apo ai shtet. Dihen të gjitha,sepse nga servilizmi ata e shprehin kudo.

Nuk mërziteshin se nuk po e gjenin skupin mediatik menjëherë. Shpresat i mbanin te bëmat alkoolit. Nga praktika e dinin se ai u ngrinte fantazinë çikë e nga një çikë, ndonëse mishi i kecit i freskët ,i bollshëm ,u prishte pak punë, se bukurmirë u runte trurin .

Debati u zgjat për të sqaruar se cilin krah të politikës, mbështesin aktualisht qeveritë e ndryshme? Eksperieca botërore është se në politikë te majtët përkrahin të majtët, dhe anasjelltas të djathtët.Të tre gazetarët nuk dinë se cila parti është e majtë, e cila e djathtë, pavarësisht se si janë rreshtuar me simotrat e tyre europiane. Në fushatat elektorale i gjithë spektri i politikës premton uljen e taksave, dhe rritjen e pagave. Sa marrin timonin në dorë, i harrojnë premtimet elektorale ,me arsyetimin se shteti nuk ka para për të gjithë.

Meqë me temat politike nuk nuk dhanë gjë të hajrit, u futën të gërmonin te morali individual i politikanëve. Me këtë temë u rritej fantazia për humor.Kanë shkruar se filan-fisteku ka ndarë dy, katër, gjatshë, .. gra,se ka dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëqindenjëzetekatër, dashnore, nuk i ka bëre përshtypje askujt. Përkundrazi lexuesit i kanë quajtur krejtësisht të paaftë si gazetarë.Kur kanë shkruar për korrupsionin në tendera,punësime,…. janë therritur nga organet e drejtësisë për të mos llapur më.”Cili është ndëshkuar, që ti jep këto fakte skandaloze.”- Ka qënë pyetja monotone e bërë nga organet e drejtësisë.

E vranë mendjen mos sajonin ndonjë grindje, konflik, në mes politikanëve. U dukej vetja më të mençuar se ata. Besonin se vetëm treshja tyre di të bëjë aleanca të fshehura nga publiku. Orët kalonin.T avolina po zbrazej ngadalë ngadalë. Shumë tema i rrahen me debat të flaktë. Muzgu prej kohesh e kishte mbuluar me vëllon e zezë periferinë e qytetit. Me bindjen, se lexuesi nuk kërkon të vërteta të dritësuara si dielli, vazhdonin diskutimin. Alkooli u kishte hapur fantazinë bukurmirë. Meqë stomaku u qe bërë kacek,më shumë pinin ,se hanin ushqim . Si gjuetarët ,po e nuhasnin se gjahu po afrohej pranë pritës. Pas një qetësie të besdishme, Astriti , në mëdyshje, ngriti një dolli me fund, duke paralajmëruar se e gjeti zgjidhjen.

Një lider politik, ka deklaruar:” Gjyshi më ka këshilluar,se pa kaluar detin në këmbë,nuk bëhëm lider!”- hapi temën e debatit Astriti.

Kjo është e vërtetë,- ndërhyri Gimi.- Ne sapo u muarëm vesh se të vërtetat nuk e ndjellin lexuesin.

Edhe unë jam dakort me Gimin, - dha mendimin edhe Shpëtimi.

O marrokë! Deklaratën naïve, duhet ta mbulojmë me arna, me kushtin që të mos ketë asnjë të vërtetë brënda.Me mballomat e fantazisë sonë do të terheqim vëmendjen e publikut si magjistarët, - u shpreh Astriti i dyzuar.

E si?-e pyetën njëzëri të dy dëgjuesit.

Do ta tjerrim sëbashku mendimin përfundimtar, - këshilloi Astriti.

Gimi me Shpëtimin vrisnin me mendjen se ku kërkonte të dilte Astriti. I ngriten gotat për të fituar kohë. Futën edhe pak mish keci të ftohtë në gojë.

Ore trutharë! Pse habiteni?- shfrynte Astriti për të kthjellur edhe veten.- Do të përshkruajmë se si ai do ta kalojë detin në këmbë.

O i çmendur! Si mund të kalohet deti në këmbë?- e pyeti Gimi.

Po të kalohej deti në këmbë, këtu nuk do të mbeste më njeri, - sqaroi Shpëtimi.

Do të kalohet se s’bën !Eshtë këshilla e gjyshit që duhet çuar në vend detyrimisht nga nipi. Edhe kaq nuk e kuptoni?- e ngriti zërin Astriti për t’I dhënë kurajo edhe vetes.

Nuk e kuptojmë se në cilin sokak kërkon të na fusësh!- u shprehen shokët njëzëri.

Meqë jam gazetar ,te një e përdishme , e ashtuquajtur e pavarur, do t’I sperdredhoj reportazhet në këtë mënyrë,- dhe Astriti e zbrazi gotën , për t’ë marrë energji mendore. - Zoti X , për të vënë në jetë këshillën e gjyshit, turret për të çarë detin në këmbë.Do ta mbaj lexuesin me gojë hapur , ja e kaloi, ja u mbyt. Ndryshe nuk m’i botojnë shkrimet. Ju e keni shumë më të lehtë se unë. Ti Gimi,që je i punësur në gazetën që i thur lavde X- it, do të shkruarsh se si ai po e kalon detin në këmbë,sipas porosive të gjyshit, që e respektojnë më shumë se nipin. Ndërsa ti Shpëtim do të shkruash sesi po mbytet X-si në detë!? Tani a më kuptuat?

Të marrin do ta mbys menjëherë në detë,- u shpreh i gëzuar Shpëtimi.

Mos u nxito!- e këshilloi Astriti.- Kur të ulet shitja e gazetave në treg, edhe mund ta mbysësh, edhe ta lësh të gjallë,se edhe nuk të kushton gjë, edhe ndoshta na duhet për njëherë tjetër.

Si kalohet deti në këmbë ?”- i bëri pyetje vetes Gimi.- Nuk kam nga të shkoj. Për të ruajtur vendin e punës, sëpaku do ta përcjell deri në Bari. Zhao Pinto e kaloi me not Otranton, ndërsa mua më kërkohet ta pëshkuaj udhëtimin në mes detit vetëm në këmbë!? A do të jemë në gjendje ta qendis këtë udhëtim surrealist!?

U ndez fantazia publicitare.U vibronin zemrat nga entuziazmi. U gëzuan se ndenja u dha rezultate të larta. Nga padurimi, u ngritën për të shkuar pranë redaksive përkatës, që shkrimet t’i botonin detyrimisht të nesërmen.

Gimi, për të mbrojtur vendin e punës, dhe për të qënë sado pak bindës, i veshi shokut X, një palë nallane druri të mëdha, kinse të llogaritura shkencërisht, për të eleminuar forcën e rëndesës. Në shkrime përzinte ligjet e Njutonit, Bernulit. …. Fuste parashikimet e astrologëve,të metereologëve,… Nuk e pat të lehtë, se biramelët i shkruan se nuk ka llogaritur dallgët madhështore të detit. Për t’i qetësuar, pas tre ditësh e veshi me salvaxhento. Për të qënë i sigurtë në mbajtjen e vendit të punës,e çoi në brigjet Puljeze,pa ia vënë, as për një sekond, jetën në rrezik.

Astriti, për ta tjerrë më lehtë, e vendosi zotin X mbi një nëndetëse.E kalonte detin në këmbë, apo rrezikohej të mbytej,këtë veshtirësi i linte në mes marëdhënjëve të zotit X me kapidanin e nëndetëses. Kur zoti X zbaton urdhërat, ecja në detë vazhdonte lirshëm. Kur nuk merreshin vesh ,natyrshëm e çonte prane mbytjes.

Shpëtimi, çdo ditë, në tonalitete të ndryshme, shkruante se deti ; nuk soset me lugë; nuk matet me pëdhëmbë.Për të terhequr vemendjen e lexuesve,deklaroi se, nëse deti bëhet kos,edhe mund te kalohet në këmbë. Pershkruante me detaje shkuarjen pranë detit, të militantëve të partisë se zotit X,për të parë me sytë e tyre, nëse deti u zu kos. Në mes rreshtave, jepte ide se; është e provuar shkencërisht, edhe praktikisht, se uji po i kaloi mbi hundë, njeriu është destinuar të mbutet; gjyshi e ka dhënë atë këshillë, kundra çdo arsyetimi, se nipi plangprishës e ka zhgënjyer.

Për një javë rresht gazetat u përpinë që në mëngjes herët. Gjindja kurioze lexonte nëse zoti X e kaloi ,apo nuk e kaloi detin në këmbë. U shitën ku e ku më shumë gazeta se në rastin e përgjimeve, me aventurat në Rinas,apo fiton ,apo po humbet Kosova, …..

Këtë skup mediatik e shfrytëzuan edhe mediat vizive. Opinionistët vinin baste, përpara kamerëve,nëse e kalon, apo nuk e kalon detin në këmbë zoti X. Nga pronarët e gazetave u zgjat kontrata edhe për gjashtë muaj, për gazetarët që e shpikën katrahurën. Ende nuk janë bindur për profesionalizmin e tyre, prandaj do të vazhdojnë të punojnë në të zesë edhe për gjashtë muaj të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat