Kur dhuroj libra

Kultura

Kur dhuroj libra

Nga: Naxhije Doçi Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:46
Naxhije Doçi, Madeleine Albright

Ndjenjësi e veçantë hirësie

kur dhuroj libra,

pa ndrydhje dhe trazime hamendjesh

është dhurimi

traditë e vazhduar nga rrënjë e trashëguar.

Lexuesin kur e dekoroj me një urti zgjimi

bulëzon lumturia shtigjeve,

puls i dehur hapërimi,

në galerinë e shpirtit një pasuri më shumë.

 

Kur shtrëngoj duartë e çiltërsisë

me uratën e falënderimit në gji

udhëtoj me vetveten në krahët e ëndërrës

gurrave të cemta shijoj gurgullimën

mveshur me shpresa të ndezura

për pasuri të reja me dituri.

Kur dhuroj libra

dollinë e ngrisim për rreze dielli,

buzëqeshja flakërinë e çmendur

skalitur deri në pafundësinë e etjes.

 

Në libër frekuenton e derdhur jeta

nëpër stinët dhe etapat e veta

lë një gjurmë në dritaren e gjithësisë

herë të ndritur e me përtëritje mrekullie,

e herë tëkërrusur nga peshë e rëndë e jetës

nga përkufizime e shqetësime trishti.

 

Gurrë e cemtë në gurgullimë

fjalët në libër,

perlë e flakëruar

nga orakuj me muzë të dehur

nga thellësitë e zemrës buruar,

melodi e gdhendur në komponim

me jeh të krisur prore

shkrirë në bukuri hyjnore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat