Melodi vargu

Kultura

Melodi vargu

Nga: Naxhije Doçi Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:52
Naxhije Doçi

Kur rendis melodi vargu

në përqafim shtigjesh të ylberta

lundroj yllësive flakëruese

të universit krahështrirë ,

diçka më troket fuqishëm në zemër,

etje e pashuar që gufon nga brenda

për një vals pranvere

jehut të bekuar në stilizim shpirti.

 

Ujëvarë cemi

shkrirë në dëlirësi

më duket jeta

kur nis të shkruaj poezi,

qohet pesh ndjenjësi e krisur

me dehje muze

ngjyrash magjike në pikturim,

buzëqeshja flakëron e etur

harkut të dehur në hirësi

me rreze shpresash qëndisur.

 

Në stolisje fjalësh të strallta

me urata biblike për diellin

frymëzimi më vjen i dallgëzuar

si freskia në vapën e verës

peisazheve të shirta

në vrojtim syri.

 

Kur nis të shkruaj poezi

ndezur rimash magjike

nëpër vargun e përtërirë

krejt pranverë rrëzëllon jeta

me cicërima zogjësh degë më degë

dhe aromë lulesh në bulim.

 

Stilizim mitik shkrepja e dashurisë

ritmit të bekuar

me jeh valëzimi shtigjeve

dhe në bjeshkë e në vërri

kur nis të shkruaj poezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat