Bota ime-Shqipëria ime

Kultura

Bota ime-Shqipëria ime

Nga: Agim Desku Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:21
Agim Desku

Nuk më zihet besë

Nëse nuk e ngrita gotën

Për secilën hyjni

Vetëm kështu pi për ty Shqipëri.

 

Më është zënë peng fjala kur kërkova botën time

Fuqinë ia fala dritës se diellit t'i shkrijë acarët e janarëve vrastar.

 

Sot u bashkova më lumënjtë e protestës

Për një botë ndryshe nga kjo që ma servojnë përandorët.

Askush më nuk i beson cilës do vdekje nëse ndodhë sot në botë.

 

Në botën time hyra si luftëtar i tokës se djegur

Nuk e di as se si ia dola të ngritëm nga ferri i botës se shekujve mëkatar

Botës sime i ndihmuan  miliona trëndafila që hynë e dalin pa kthim.

 

Luftëtarët e fjalës janë të parët që i prijnë botës sime

Fjalët e miqve qëndrojnë në dritarën e atdheut të rikthyer.

Ato fjalë që më rritin e mē ngritin më lart se vetë jeta.

 

Në botën time nuk i kam lenë vend urrejtjes

as fytyrave tradhtare kur orë e çast më sillen vërdallë.

 

Bota ime është fjala e dhënë që jetoj dhe vdes për të.

Sa herë që atdheu është në rrezik

Atëherë ngritëm në Promethe për secilin armik.

 

Sot mes atdheut dhe dashurisë ështē thellësia titanikiane

ajo që e mat fuqinë e saj për plagët e ndara

ku s'dihet në cilën botë kanë shërim .

 

 

LUFTËTAR

 

Pesë shekuj breshëritë demoniane sˊtë mposhtën

Dhembjet e tokës tˊi mbajnë gjallë ëndrrat e lirisë

Të pakëta janë betejat nepër të cilat tˊi numërova plagët

Derisa u ngrite në lapidar të përjetësisë.

 

Kisha dëshirë të kem fytyrë luftëtari

Tˊi shndërroj lotët e ndarjes në buzëqeshje hëne

Brezave që vijnë pas nesh do ju them bëhuni edhe ju çlirimtar si unë.

Nëse askush nuk rri më ju ,ja ku më keni.

 

Pas fluturave vrapoj për tˊi bashku luftëtarët në fisin tim

I di se janë zënë peng udhët e lirisë deri më sot.

Edhe njëqind vite tˊi kisha,prapë në luftëtar të lirisë isha pagëzue

 

Më tokën u lidhëm cili t'i qëndroj besnik fjalës se shejtë

Lotët i lamë nëse vijnë pranverat e tokës sime

T'i ujitim lulet në vend të shirave të vonuar.

 

TË MARRËT

-Dhunuesit e shekullit 21

 

Dheun e atdheut e ndalova nga shitësit e marrë

Në secilën shoqëri të marrët ndërrojnë fytyrat

sipas ulurimës se ujqërve.

 

Shoqërinë e fjalës e ruaj për yjet

Nëse serish ju rikthehen tokës

Më plagët e dhembjes se heshtur 

dola nga ferri i demonëve si robot djajësh.

 

Pafajësisë time askush nuk i besoj

Ku t'i di emrat e korbave errësirës se pafund.

 

Ndalo o Zot shtatëzaninë e urrejtjeve

që i ka kaplue këta shitës të djallit.

 

Jepi fuqi Prometheut ta ngrit Titanikun

Më thuani a kam ende zjarmi ëndrrash

pas dyluftimit me veten

Përse vazhdimisht në stinët e mia bie borë.

 

O BOBO KORBA JU

 

Gati kah plas është toka e ndarë në dysh pafajësisht

Kur çdo ditë shkelësit e dreqit e shkelin.

 

Heshtjen e fjalës e krijuan këta fytyrëkorba

Që ecin puthadoraz kur demonët shtrojnë dolli.

 

S'lenë gur as dru pa u përbetu

Një botë të ligë mendojnë se kanë kriju.

 

Pesë shekuj më krijuan jetë të vrarë

Atdheun e kisha të ndarë në luftëtarë dhe spiunë

Nuk dinim cilēt ishin më shumë.

 

Luftëtarëve çdo ditë ju shtoheshin betejat për jetë a vdekje

Spiunët gradoheshin në demonë e besa edhe në perandorë.

 

Tani kjo tokë nuk duron ma të mos këtë Zot

S'dua t'i takoj legjendave që krijojnë spiunë e tradhtarë.

 

Sa ma larg nga kjo kohë e ndyer dhe e urryer

Secili brez përjetuam kët fat të dreqit

Kur mezi shpëtuam nga armiqtë e përditëshëm.

 

Nuk ngjan në njeri ai që ia shet dreqit të zi popullin e tij.

 

ÇMIMI I FJALËS

 

Sa larg jam ngrit për fjalën

Çimimin e urrejtes shtrejtë e kam pague

Duhet të jesh Promethe në jetë

Tˊi qëndrosh ferrit pa u ligështue.

 

Kënga ime buzëqeshje fal

Kurrë pranverat mirë pa i gëzue

Zhdukja e diellit mbi Baba Tomor

Plagën e hapur veç ma ka zmadhue.

 

SHKREP NJË PLUMB

 

Rrefe për emrin që e ke

Shkrepma një plumb fjale

Më godit me harkun e luftëtarit

Më atë që m'i di ku i kam dhembjet.

 

Nuk më duhet fytyra e ligështueme

Kur më të u krenova me burrninë e paburrnueme

Përse nuk vdiça nepër betejat për popullin tim

Besoni as vetë nuk e di.

 

E di që njëmijë herë kam vdekur për tokën

Serish kam lindur dhe jam kthyer në Promethe.

E rujtë të kam pa e derdh asnjë pikë loti.

 

Hija e flokut tënd më ka pri secilës betejë

Herë më është bërë shpatë fitoresh

Më të cilën çava e preva demonë e perandorë.

 

Ia lehtësova udhët ëndrrave deri tek legjendat

Të ngritëmi prapë në hyjni

Apo të vdesim si palaço një nga një.

 

 

STINËT KANË TË FTOFTË

 

Asgjë mos më thuni për dimrat e acartë

I di janarët e tyre vrastarë

Ku ende s'paguajnë çmimet mëkatare.

 

Mos keni mërak për ngrohtësinë e diellit

Atë e gjëj tek fjala e bukur e luftëtarëve.

               

Secilit brez i flas për janarët e acartë

Në kitarën e Jusufit i ruaj si relikte tˊpaharrueme.

 

Ah,përse më duhet të rritëm

në çmendorinë e vjetër pesqind vjeçare .

 

Për cilën këngë të lindi dhe vdes si hero

Mos u brengos atdhe nëse dashuritë na harrojnë

Kemi fjalët e shejta sa dielli dhe toka sebashku.

 

Përse asnjë fjalë nuk thuhet për pranverat e vonuara

Ka kohë që më mungojnë këngët e zogjve

Kam harrue kur i kam dëgjue nepër bukuritë e zanave.

 

Këtë vit s'ka vapë vera tropikale

Vdekjet e heronjve i shndërruan në dimra të acartë.

 

Të njëjtën kohë dhembjesh e kanë edhe shirat e vjeshtës

Të gjitha stinët janë një stinë në kohën sime.

 

Dhembje,ikje të  rinisë,plagë t'pashëruene

Humbje besimi,veç gotë e dehur

në atdhe të krisur pse ende të shkelin demonët.

 

Deri kur fytyra tradhtarësh e zagarësh

serish të rikthyer në të njëjtën stinë.

 

LEGJENDAT SˊVDESIN KURRË

-Don Kelmend Spaqit

 

Komandanti serb, në festen e “Pashkëve” urdhëron Priftin katolik që t’i ndajë refugjatet shqiptarë  në mysliman e të krishterë.

Oficeri serb do i drejtohej, Don Kelmend Spaqit : M’i ndaj myslimanet në njërën anë, e katoliket në anën tjetër! Këtu nuk ka mysliman e katolik, këta gjithë janë shqiptar të pa fajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vritni mua, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizojeni planin tuaj kriminal. Kjo ishte përgjigjja që i kishte dhënë meshtari katolik, ushtarakut serb në oborrin e Kishës “Shën Andou” në Gllogjan të Pejës, në vitin 1999,

 

Thonë në legjenda veprën ta ruajnë zanat

Dhe bajlozët kohën e jetës e kanë të shkurtë

Ti Don Kelmend u bëre theror  për  të gjallët

A ka më të shejtë se jeta që ju i fale popullit tënd.

 

Vdekjet nuk kishin vend në emrin tënd

As Kosovës nuk i duhej ma shejtëria e faljes

Kur toka lind dhe rritë trima si ti o bekimi hyjnor

Pesqind vjet si sot i mbajte në kujtesën  e popullit.

 

Këndo sa herë të duesh se tani je vetë kënga e yjeve

Përqafimi dhe loti i nënave të ndjek pas për jetë të jetëve

Mos ma zini për burrëri e them unë për ty

Trirmëri dhe shkuar  trimërisë ta thonë zogjtë dëshmitarë.

 

Për festën e Pashkëve lutëm si Don Kelmendi  të këtë më shumë

Ku paqja ,bekimet dhe buzëqeshjet të zënë vënd në sofrën e shqipeve

Të rikthejmë kujtesën e mendjet tona të mbushën mend

Se ujët fle e armiku nuk fle ,por rri zgjuar në secilin vend. 

 

HISTORI

-Ushtarit Lumezi që shërbenim në Pulë,1997

 

Më mbyllën në kafazin e majmunëve

Më ferrin e përjetoja këtë dreq rinie

Më kërkuan të mos kisha histori

Më popullin tim i ndaja sebashku plagët

 

Më çmendorinë luftoja çdo çast të jetës

Cili të del fitimtar i kësaj beteje të tradhtisë

Argat dreqi një shekull ju bëmë demonëve

Perandorët nuk na njihnin as për kafshë të gjalla.

 

Besoni as vdekje nuk gjenim për ta lehtësue jetën

Gjithçka ishte e mbyllur  në sirtarin e prangosur

Një mijë vjet dritë ishim larg nga Kulla e Fildishtë

Të vetmën mike e  kishim zonjën tonë Notre Dame.

 

Pabesisht ecësha binarëve që sˊkishin fund as fillim

Historia e dhembjeve tona edhe e vrarë jeton

Çfarë do të bëjnë njerëzit tjerë pa asnjë histori

Nëse një ditë historia do të mbetët pa histori.

 

E jona shkruhet më brushën e Ibrahim Kodres

Më artin e fjalës se bukur të Lorkës dhe Lasgushit

Përtej detit asnjë histori as në ëndërr sˊdo të gjenden

Mëkatët e plagëve të popullit tim shtrejtë e kanë çmimin.

 

NË TË ZEZA

 

Si të besoj në pafajësi ëndrrash

Në çˊmëkat stuhitë u shndërruan

në flakë të dritës se diellit.

 

Cilit i këndohet kënga e korbave

Ndoshta i di apo nuk i di fajtorët

zonja e Parisit.

 

Më fal zonjë nëse mbete

pa fenerin e Homerit

Unë tˊu bëra dritë

nga drita e shpatës se Gjergjit.

 

I falëm atij engjëlli që shpëtoj

serish Kurorën e Krishtit

Atëherë ju pava të lirë

në sytë e popullit tim

zonja Notre Dame .

 

Në çfarë t'u besojmë fytyrave të heshtura

më mijëra vite peng Evrope.

 

Njeriu i sotëm e dini më ke ngjan më shumë

S'mund ta them pasi i takoj të njëtit lloj.

 

Sa kisha dashur të di gjuhën e fluturave

Fluturimin askush s'do ma ndaloj

T'ia shuaj zjarrët e dhembjes zonjes se Parisit.

 

I kam të freskëta këmbanat e Parisit

Kur këndonin liturgji

dhe dergonin  lutje

për pranverat e vitit 1999.

 

Hynin në dhembjet

që i kishim të thella

sa plagët titanikiane.

 

Sot protestuan diku në Ballkan gratë në të zeza

Për të zezat e kryera nga zotnat e tyre.

 

Kjo tokë është ndyrë nga jashtëqitësit

kur më vite e shkelën tradhtisht.

 

Më çfarë t'i besoj tokës

se nuk do të shndërrohet një ditë

në Etna.

 

Po vetes si t'i besoj

se nuk do të bëhëm grimcë atomësh

për të bukurën që e dashuroj

më të njëjtën dashuri atdheu.

 

RINGJALLJE

 

Tërë një botë njeriu krijove Zoti im

Pse askush nuk u skuq nga lotët e pengut

Vetëm unë u pavva në sytë e tij

Dhe nˊgjuhë Satani kishte vdekur paqja.

 

Për të satën herë çˊlot pengu takova sot

Në një tjetër botë turpi dhe të dehur

A thua si qenka shkruar jeta ime pas vdekjes

Në cilën Kala tˊi ruaj apo krijoj serish legjendat e zanave.

 

Nuk vdes pa i ringjall betejat e popullit tim

Peng mbetësha pa asnjë çmim të jetës

Nëse për vrasësit e Apokalipsit nuk do ngritja dolli

Fundi i botës se tmerrit një ditë do të ndodhë.

 

Një mijë fajtor i merr me vete bota hileqare

Gurët e Kosharës përse nuk u thyen mijëra vjet më parë

U deshtë të ndizet flaka e bac Adem Jasharit

Të shihemi sy me sy më njeri-tjetrin si vëllëzër.

 

NOTRE DAME DE PARIS

 

Dhembjet shpesh herë e kalojnë kufirin

Janë edhe më të mëdha se plagët

Nga Peja dërgoj frymën time të shejtë

Ta shuaj zjarrin e djajëve që ti nuk ndezësh.

 

Po dhembja ime në jetën e pesë shekujev të pashpirt

Më është rënduar dhe shndërrue në plagë pa shërim

Flakën e demonëve e kam në secilën pjesë të trupit

Shpirti im lufton çdo ditë më ferrin e saj.

 

Më thonë se ia kaluam kryqëzimit të shpirtit

Sot rreshtohem pranë katedrales Notër Dam De La Pari

Më duhet të nxjerri në dritë fitoret e kryezotit tim

Fuqia e Gjergjit e rujti civilizimin evropian deri më sot.

 

Cilët përandorë serish po zgjohen si bajlozët e legjendave

Vrasësit e Apokalipsit nuk dinë të jetojnë ndryshe

Vetëm si vrasës luftëtarësh dhe ngritn zjarrin e ferrit

Tërë botën e kallin flakë dikur edhe veten.

 

RIKTHIMI I PROMETHEUT

 

Më rikthe në mendjen e Zhan Zhak Rusos

Se njeriu lind i lirë,por edhe duhet të vdes i lirë.

 

Edhe ne kemi lindur të lirë fal diellit

Jemi shndërrue në skllav perandorësh

Tokën nuk e kemi shitur për asnjë çmim të të jetës.

 

Jetuam në dhembje e dhembjet na u bën plagë shpirti

Dhe prapë ecim krah për krah me diellin

Rikthimi i Prometheut më shumë se kurrë na duhet sot.

 

Evropë ripushtimet t'i kam rujtur secilit brez të fisit tim

Sa herë refugjat u bëra në atdheun tim.

 

Ec e mos u rebelo në ty Evropë

Kur fjalën si fjalë e pate për demonë e djajë

Për ne asgjë më shumë se sa perandorë e errësirë të ferrit

Kështu na bekove të jetojmë si refugjatë të tmerrit.

 

S'KA TË VËRTETË

 

Pse njeriu harxhon kot fjalë

Kur nuk ka më të vërtet

Siç më thoshte babai

Kam besue veç në një emër.

 

Në yje e shndërrova fjalën

Diellit ia fala besën

Nëse ma thot të vërtetën

Të cilën edhe plotë dhembje e dua.

 

Më plagët e saj jetova njëmijë vjet

Kryq e tërthor i rash botës se hiqit

Në asnjë vend  nuk takova fjalë si timen

Edhe nëse mbi stuhitë do e kërkoja.

 

Sa keq për njeriun tim

Vdes e kurrë nuk e thot të vërtetën

E mban si gjarpëri nën gurë

Sepse ende nuk e di se është burrë.

 

Të vërtetën e kërkova gjithandej kah sˊka njeri

Në Baba Tomor dhe në Vargjet e Lira diku më rri

Besa edhe në Lahutën e Malcisë tek Homeri i poezisë

Aty ku si relikt mˊi ruajnë plagët e Shqipërisë.

               

Vetëm diellit ende dua tˊi besoj fal besës që mban

Kur stuhitë i ndalon të mos përmbytin Titanikun.

 

Dhe kur ju ndriçon udhët e luftëtarëve të lirisë

Më lotin e vashave e kthejmë të vërtetën në varg poeti.

 

Më yjët isha në shoqëri për jetë të jetëve

Ia dëshiroja Shqipërisë prapë besën e Gjergjit.

 

Derisa lindën demonë,përandorë dhe fytyra tradhtarësh

Këta që jetojnë në tokën e shqipeve ti Zoti im merru më ta.

 

POPULLI IM

 

I shejtë më je populli m

Sa gjuha e secilit varg

Kur e krjoj për ty.

 

I shtrejtë

Aq sa të tëra legjendat

Sebashku.

 

Më ty dhe për ty

Në gëzime dhe hidhërime

Zgjohëm më të vetmën fjalë

Shqiptar dhe Shqipëri të qofsha fal.

 

Ngado që shkoj

Lotin tënd e mbaj në gji

Mallkoj djajë e demonë

Ata që më ndajnë nga ti.

 

I bekuari populli im

Të dua më shumë se Zotin tim.

 

Për besën që më fale dhe krenarinë

Për luftëtarët çdo herë të gatshëm

Për ta mbrojtur Shqipërinë.

 

Të dua për çdo shqiptar

Në gjunjë kur të përulet

Për shpatën e Gjergjit

Që u bë hymni im.

 

Sot më shumë se kurrë

Më duhesh populli im

Të dytë të dimë

Cilin e kemi mik

E cilin armik.

 

AKTI I PARË I LIRISË

( Ymer Elshanit )

 

Çdo çast fryj erë

Më e zezë se errësira nuk bëhesh

Mbi çatinë e shtëpisë sime ngritët tymi

Lart dhe më lart se liria një ditë vemi.

 

Isha këngë e dashur e popullit e ferr çˊu bëra

Kurrë nga jeta asnjeri nuk ndava

E shtrova sofrën për mik

U ndeza vetë në zjarrin e lirisë.

               

Kam rrugëtuar udhëkryqet  e betejave të lashta

Ku kanë ndaluar  luftëtarët për ta shuar etjen

Derisa e takova Lasgushin dhe Seremben

Toka u stolis me kurorën e lavdisë prekaziane.

 

Secili brez që nga koha e shpatës Skënderbegiane

U mor me dhembjet e historisë mijëra vjeçare

Si nuk pata pakëz kohë për pagëzimin e nipçes

Në të vetmin emër kur Shqipëria e mban në zemër.

 

E di faculetën e nusërisë varur në  kullën e bacë Ademit

Kur e shuan murin e buzëve të thara nga thatësia e ferrit.

 

Gjysmë lakuriq më mbeti fjala kur askush më nuk ma dëgjoj

Ecim hapave të fluturave nëse bilbilat serish rikthejnë.

 

Ndodhën Verrat e Llukës ku u kryqëzuar demokracia

Dhe Bllaca, Reçaku shkruhen ditarit të poetit.

Me lamtumirën e vashës se luftëtarit u mora unë pengu i lirisë.

 

Çudi veç me aromën e trëndafilit kam mbetur të jetoj i lirë.

 

KUFIRI I DHEMBJES

 

Për ty trëndafil u fjalosa më secilin

Deri në ëndrra shkova

Të di ku është kufiri i dhembjes.

 

Fjalën e shejtë e shndërrova në gjeth pranvere.

 

Kur mbrëmjet më vijnë pa fytyrën e Mona Lizës

E vetmja shoqëri më je ti trëndafil i lirisë.

 

Deri ku ta kërkoj kufirin e dhembjes

Isha ndalur tek Molla e Kuqe

Nëse ajo ka mbetur peng e dashurisë se Adamit.

 

Përse po vdesin luftëtarët e atdheut

Kush i fal betejat plotë fitore tē shtrejta

Cilat plagë më duhet t'i marr më vete

Nëse mund t'i shëroj në ndonjë dhe të huaj.

 

Ah,s'paska fund kufiri i dhembjes

Qenka nepër secilën faculetë loti

Kur e bukura e luftëtarit pret rikthimin e tij nga betejat për jetë a vdekje.

 

CILI ËSHTË ZOTI IM

 

Nuk e di përse njeriu e deshti Zotin tim

më shumë se unë

Nga frika që jetën ia mban pengë

Apo dëshira të bëhet Zoti vetë.

 

Nëse vdes luftëtari im në tokën e robënueme

Ka për tˊu denue Zoti më stuhitë e detit

Bajlozët nuk kanë mëshirë këta fytyrë djajësh

Të vrasin edhe jetën e lumtur të mikes sime.

 

E kam qujtur fajtore jetën time

Përse kurrë nuk u fjalosa më ëndrrat e saj

Edhe pse njëherë në jetë vijnë ëndrrat e lirisë

Për të cilat i falëm luftëtarëve të atdheut.

 

Dje nuk e kam ditur nëse Zoti im jeton në tokën time të ndarë

Më plagët e secilës u mora tërë një jetë njeriu.

 

Nesër valĺë a do ta gjej më parë Zotin tim apo atdheun e bashkuar.

 

Kurrë ndarjet mos i takofsha në asnjërën ëndërr.

 

E BUKURA E DHEUT

 

Ishte e Bukura e dheut dhe e detit

Kur e qava me lot luftëtarësh

Koha ime e zënë peng nga vrasësit e fjalës

ishte fajtore pse shaminë e saj e grisën bajlozët e detit.

 

Nuk kisha kohë të dashuroj përballë

Plagëve titanikiane.

Shekujt mˊi dërguan përandorët

të m'a shuajnë emrin nga faqja e dheut

Përse e lidha fatin tim me legjendën e Rozafatit.

 

Pranova të dehem vetëm t'i di rrënjët e mia

në cìlën faqe brezash i kam

Në jetën pas vdekjesh

nëse do të takohemi me fytyra atdhetarësh.

 

Kjo është jeta ime

e lidhur më të bukurën e tokës dhe detit

Që s'ka fuqi më ta ndaj nga flaka e diellit.

 

Pa frikë tani eci se do të vie veç një ditë

Kur atdheun do ta bashkojnë

më dashuri zemre e lotësh

secili luftëtar i betejave të lirisë.

 

Më gotën për dollinë e se bukurës

s'ka gjë pse dehem

Edhe ashtu koha më rebeloj

pse ende kaloj mes për mes fytyrava tradhtarësh.

 

Im Zot çdo gjë fal për jetë të jetëve

Vetëm këtyre fytyrave kurrë mos ju shto rritën.

 

MOS VDIS EDHE NËSE TË VDISET

-Çlirimtares z.Fitnete Ramosaj

 

Mos vdis edhe këtë pranverë luftëtare për fjalën, liri

M´i kë shërue plagët që pa fajin tim ia mora në pakthim ferrit

Jetën e ndava me nga një copë tokë ty ,atdheut dhe Zotit.

 

Dashuri kurrë nuk gëzova sikur yjet kur ndaluan stuhitë e shiut

Tani çfarë t῾i them jetës,më ke të flas në gjuhën e zanave.

 

Kam zënë pllumbat në largim ,i mbaja dhe ju fala lutjet e jetës

Të takohen me dallëndyshet e Mjedes diku në dhera të huja

Eh,pse na dehen lotët e dhembjeve më shumë së verërat qndravjeqare.

 

Ke ta takoj këtë të diele që lutjet m῾u thanë nga errësira që s῾kthehen më në dritë

Në uratë perëndish e shndërrova sëcilën fjalë sa herë e shkruaj në varg

Me jetën time nuk merrem unë,atë ma morën gjuhët kur më flisnin perënditë.

 

Nuk i them më jetës jetë nëse fjala e poetit mallkon tokë e qiell

Më kanë thënë së vetëm poetët dhe luftëtarët flasin me perendit ditë e natë

Rri me mua dhe fal shërimin e dhembjeve edhe atëherë kur plagët s῾kanë jetë.

 

Këtë pranverë jeto më shumë së dymijë vite kur erdhe para Krishti

Mos vdis edhe nëse të vdiset pranverës ,unë të fal njëmijë jetë nga jeta ime.

 

Lavdi jetës dhe vepres për çlirimin e atdheut z.Fitnete!

 

NËSE PRAPË FJALA HESHTË

 

Pesë shekuj

Ç'u zura me fjalën

Heshti ajo

Heshta unë.

 

Kurrë nuk u bëmë donzhuanë

Për atdheun

Si për dashurinë.

 

E di se nuk jetohet pa dashuri

Ka pesë shekuj s'kisha kujt t'i fal buzëqeshjen

Puthja më mbeti relikt në muzeun e heshtjes.

Koha ime nuk i ngjante atdheut të lirë.

 

Jetoja në mesin e demonëve

Vetëm fytyra tradhtarësh lulëzonin tokës sime

Më shumë se sa trëndafila .

 

Sa mëkat për njeriun e fjalës

Si të flet a si të heshtë.

 

Një herë për një herë fjala më heshti në fyt

S'kam si t'ia le kujtim asnjerit

Askush nuk mirret me fjalën e dhënë.

 

Nëse prapë njeri nga ne heshtim

Ujë fle,

Por armiku do të ecën nepër lumënjtë

Që kurrë s'heshtin.

 

Deti na pret i gjallë

Me kujtimet e hidhura titanikiane.

 

MË Ç'GJUHË MË FLET

 

Sonte vetëm një fuqi perëndish

Mē ndan nga flaka e ferrit

Nëse në shpirt ende ke frymë urrejtjesh.

 

Të pafuqishem janë edhe lumënjtë

t'i ndalojnë ecjet për në det

Ndoshta ka të drejt toka kur na mallkon.

 

U përzimë me demonë e me lloj fytyrash

Më nuk dihet cili është përandor a cili njeri.

 

Vitet m'i shkurtojnë dhe bëhem më i vogël se fëmijë

Kur dëgjoj orë e çast fjalët plot mallkim.

 

Më mirë të ulëm rreth sofrës se tokës

Të ngritim dolli me njërën nga gjuhët e hyjnive

 

Ah,më fol më gjuhën e zemrës

Me atë gjuhë perëndie.

 

MALLKIM

- 20 familjarë të vrarë ,pastaj të djegur nga paramilitarët serbë në vitin 1990 në Gjakovë

 

Sonte sa e rëndë është toka

T´i mban mbi supe perandorët

Dhe demonët që u bën vrasës ëndrrash.

 

A lidhën engjëjt këmbë e duar

Kur flaka e urrejtjes m´i dogji dëshirat

Nuk më deshen të krijoj fjalën time të lirë

Sikur zbrisja nga stuhitë e acarta.

 

Pesë shekuj kaluam nëpër udhëkryqet e Evropës

U rritëm dhembjeve për një Shqipëri të bashkuar

Plagët i ndamë sebashku me tokën e shejt të shqipeve

A vritën bre zanat e malit dhe engjëjt e dritës se diellit.

 

Sonte fatin tim e bashkova me fjalën e dhën për tokën

Edhe me sy të vërbër plagët m´i ruajnë heronjtë e Kosharës

 

MOS HARRO FJALËN

 

Në hero njeri nga ne duhet shpallur

Ti kur zbrite e veshur me kostumet e hyjnive

Unë që përjetova ferrin e Dantes pesë shekuj me radhë.

 

Ndoshta vetëm diellit i takon kurora mbretërore

Kur nga ferri e nxjerri lirinë e ëndrrës sime.

 

Çfarë mund t'i them brezave të mi

Pa e takue serish Homerin

Të flasim per Itakën,Iliadën dhe Odiseon.

 

Në fisin tim pellazg takohemi jo fort larg

Çudi si nuk kanë guxim hajdutët të më zhdukin nga faqja e dheut.

 

Ishte fjala e para kur Adamit ia falëm fjalën

Dhe bota ngriti një gotë nga gota e dashurive pellazge.

 

EC PARA DIELLIT

 

Ec ashti im para Diellit

Edhe kështu je i gjallë

Për jetën time dhe të tokës.

 

Vdekjet e betejave nuk të munden

As kur ishe banor i përhershëm i ferrit

E di edhe Homeri përse u djeg ashti im

Kur nuk guxoja të flas të vërtetën.

 

Ec ashti im edhe para rebelimeve të detit

Nuk të djeg flaka e Diellit

Nëse është liri edhe për shqipet.

 

Dje isha dëshmitar i ferrit

Kur vdekjet më numëroheshin çdoditë

Çastet e jetës ishin vetëm ëndrrat e mia

Nga Dielli prisja të më djeg ose ngroh.

 

NJË JETË IA FALA FJALËS

 

Një jetë ferri e kalova deri këtu

Nuk e di cila është më e mirë

Jeta a vdekja për fjalën.

Kur yjet zbritën në tokë

Ishte fati i im t´i takoj vargut të jetës.

Mësova të fal dritë nga drita e tyre

Ëndrrova ëndrrat nga ëndrrat që s´kthehen më

Dashurova nga dashuritë e luftëtarëve

Kur nga mbretëreshat e zemrës zgjodhën atdheun.

E di ikjen e fjalës nga toka

Janë fytyrat e korbave që flasin më fjalën

Oborrëtarët e perandorëve ende jetojnë të lirë

Flasin më gjuhën e demonëve që bota nuk i njeh.

Sot nuk di cilën fjalë ta zgjedh për t'u bërë hero

Mëkatët e djajëve mua më thonë se më takojnë

Pse nuk u bëra kurrë një Donzhuan i marrë

Ah,bota i përkët këtij lloj njerëzimi të krisur.

 

FUNDI I PRITJES

 

Eci hapave të diellit

Nuk i shihet fundi pritjes

Askund dritë as pishë 

Mbrëmjet kanë përqafue vetminë.

 

Rruga ime i ngjanë Homerit

Vetë vijnë vargjet kur kam dritë nga feneri i tij

Nëse jam bir pellazgu

Këtë e di nga emri im Agim.

 

Deri dje udhëkryqet i kemi nda sebashku

Sa herë u këputën gjethet e trëndafilave

Më lot u ndamë nga valët e detit të krsur

Rrugëve tona më nuk ju dihet adresa.

 

Askush nuk kalon më udhëve të ferrit

Njeriu i vetëm mbeta që i besova fjalës.

 

E mendova të shejtë si vetë gjuha e perëndive

I erdhi fundi i pritjes, po zbresim shkallëve të Titanikut.

 

Nëse serish bashkohen udhëkryqet tona

Dyluftimin me Bajlozët e dua pa asnjë çmim

I ruaj traditat e Gjergj Elez Alisë.

 

E di kjo tokë po vritet pak nga pak

E kuptova kur e kërkova fjalën

gjithandej lartësive të Olimpit.

 

PORTA E DIELLIT

-26 Mars 1999 Rogovë e Hasit-

 

Unë pa i gjetë bijtë e mi

e dua të dehur këtë liri.

 

Bir hape portën e diellit

Dua të ngriti një gotë verë

Të dehem edhe kështu e krisur jam

Si nuk di liria se në cilën masakër mbeta.

 

Diell nëse edhe ti më le të vetme

Ku të gjej ngrohjen e lirisë

Edhe pas njëzet vite vdekjesh

Unë masakra e Rugovës,Reçakut,Izbicës.

 

Prapë e vetme mbeta pa katër bijtë e mi

Luftëtarët që ju falën lirisë

U vramë për dashuritë e zemrës

Pse nuk deshëm ta koritim shpatën e Gjergjit.

 

Hej liri ndezma pak pishë migjeniane

T´i shoh hartat e udhëve që ecin bijtë e mi

Janë ngritur yjeve mbi Ozon e Olimp

Ka njëzet vite më demonë në luftë janë.

 

Bir hape portën e zemrës

Dashuri kërko nga toka që mbeti e gjallë

Nuk mbeti e vëjë siq e thonë oborrtarët

Më zgjo nga ëndrrat që s´kanë shpëtim.

 

Liri u lindem dhe u rritëm bashkë me ty

Dolëm nga ferri veç më njërin sy

Tani si të ecim të vërbuar a të lirë

Unë pa i gjetë bijtë e dua të dehur këtë liri.

 

UNITETI

-Rikujtim tek Verrat e Llukës,1990

 

Pesqind mijë vetë merrnin frymë

Pesë shekuj u mblodhën bashkë

Motrat falnin gjakun e të vetmit vëlla

Pranë lotëve të syve kjo ngjarje më ndodhi.

 

Atë ditë Verrat e Llukës kishin festë

Dora e pajtimit pas asaj të Lezhës u shtri

Vëllai vëllain përqafoj me ç'dashuri

Dhe vdekjet ikën në botën e Bajlozëve.

 

Ëndrrat më rikthejnë kur gishtat ngritëshin në V

Prapë lindem më jetën

dhe kënga e Verrave të Llukës u bë hymn

e kushtrim.

 

Sot sa e dua ta sho të shtrirë dorën,

që nga mëngjesi deri mbrëmjeve  vonë

Të përqafojmë çdo pëllëmbë tokë deri në Valbonë.

 

Ah, ti Shqipëri përse më rri kaq larg

karshi

Më shiko në ballë e drejt në sy

Fjala më e bukur dhe loti më rrjedh vetëm për ty.

 

Shtrije dorën vëlla

dhe kujto shtatë thuprat e Gjergjit

Rikthehu nga Lezha

në Lidhjen e Prizrenit.

 

Rri më kujtimet e Vlorës

Shotës dhe Azemit.

 

Se sot o kurrë është koha

për kush është burrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat