Bllaca

Kultura

Bllaca

Nga: Agim Desku Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:17
Agim Desku

Më shumë se dhembje kjo plagë e 1999-tës

Ankth edhe në varg përurimi

Ishte e shtuna poetike, Maj 2019

ABEC-eja më ndryshe e Sami Sherifit

Miqtë e fjalës se bukur sot e kishin fjalën.

Të përmallshem emër për emër

Poet, gjeneral, mërgimtar, këngëtar, artist

Mjek edhe poet, person i veçantë, Ramadan Kovaçi

I bukur është arti i artistit Ismet Krasniqit-Lalës për Ankthin.

Më Bahri Ramadanin mikun tim nga Karolina Veriore ,u çmallëm vëllëzërisht

Dr.Numani tërë kohën e dy ditëve na e fali

Të njëjtën kohë e falën edhe Rrahmani me poeten Ariana Bytyqin që foli për librin.

Dr.Faik Shkodra e dha premtimin për Ankthin bashkë më poetin Prend Buzhalën,eh dihet pena e artë e Prendit.

Gjenerali Muhamet Racaj e di burrëninë e fjalës dhe i nderon Takimet e Abec-ës

Ka marr shumë nga miku i tij Hud Gashi,lavdi madhështisës se Hudit.

Nuk është larg sot Kosova

Kur ikona e pikturës Idriz Berisha më Gjon Gjergjin e kanë sjell Kosovën më 04 Maj 2019 në Shkup

Pranë tyre rri Piktori shkupian miku im Afrim Shatku ,dora vetë e artit.

Vuli ka dy ditë që s'di për kufi të ndarjes për të ,Pejën e Shkupin i bashkon për tre orë

Më merr pa Ankth për Ankthin e Dr.Ramadanit

Sa bukur e ka hijeshue aktori Lala Ankthin.

Lamtumirë s'dua t'ju them se më bëhet se jam shkupian

Ju le buzëqeshjen dhe falenderimin këto dy urata të shejtërisë sime.

Kthehem me Ramadan Sadikun dhe bëjmë foto në lokalin ku -Poezia nuk njeh kufi-rikujtohet kapitullimi i ferrit sërbo-sllav ndaj popullatës civile dhe nënshkrimi i Marrveshjes historike në prezencën e NATOS.

Ky ishte momenti i Ankthit , kur do të kthehen lumi i gjysmë milioni shqiptarëve nga Kampi i Bllaces për Kosovë

Dhe u thye heshtja rrefen dëshmitari kyç Ramadan Sadiku pronari i lokallit ku barbarët sërbo-sllav kapitulluan.

Edhe na bëmë fotografi në vendin e shejtë të qujtur Bllaca historike, unë, Ramadani, Rrahmani dhe Ariana, e cila bëri edhe një shkrim përkujtimi për këtë dhembje të popullit tonë.

Fal ANKTHIT të poetit dhe mjekut Ramadan Kovaçit, takuam edhe shumë turistë që kishin ardhur nga vende të ndryshme për ta takuar Papën, i cili do e viziton Shkupin më 7 Maj.

Sami sherifi i falenderoj dy Ramadanat,të cilët vazhdimisht janë dorë e zgjatur e jetës kulturore dhe poiezisë më xhepin e tyre të bekuar duke e ngritur nga pluhuri i harresës Bllacën e Kampit të refugjatëve të depërtuar nga Kosova.

04 Maj 2019Shkup- Bllacë AGIM DESKU

E lumtura e yjeve

-Shkupit shqip

Nuk më zihet besë nëse nuk e ngrita gotën për secilën hyjni

Kështu pi dhe dehem vetëm për ty e imja Shqipëri.

Olimpit ia riktheva lutjet

Mes yjeve kishte edhe fytyrë dielli

Më shumë të kishte hije kur buzëqeshje me bilbilat .

Dikur mezi pritnim ta dëgjonim baladën mbi murosjen e Rozafës

Eh,sot cilët i dëgjojnë këngët mbi heronjtë e betejave të lirisë.

Çfarë po harrohet nga kujtesa e jonë

Kur Gjergji e rujti pesë shekuj Formulën e Pagëzimit

Më të cilën mbijetuan brezat.

Sa afër më rri Shkupi më poetët Samiun,

Ramadanin,Afrimi,Tahiri,Vulin,Ramdanin e Bllacës

që i ruajti në sytë e ti miliona lotë nënash,

fëmijë të vetmuar nga lufta e 1999-tës

Përse kaq larg më ikën Shkupi

Më më shumë fjalë shqipe

E më asnjë kryetar shqiptar.

Tani pimë kafen e mëngjesit

Nuk e presim më ankth, ANKTHIN

sa buzëqeshje fal poeti Ramadan Kovaçi

në prag të promovimit të vëllimit poetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat