Telefoni

Kultura

Telefoni

Nga: Dibran Demaku Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:37
Dibran Demaku

Duke nxituar që të kap avionin,ndodhë nganjëherë që njeriu i shkretë të harrojë(në shtëpi) telefonin.Dhe vetëm kur avioni ka lënë prapa retë,ai kujtohet se nuk e ka me vete telefoni(celularin) dhe nuk ndihet i qetë!Dhe, si të ndihet i qetë kur pa celular,e di se pa të kot atë rrugë e ka marrë.Në vendlindjen e tij,të bukur e me shumë mbresa,tashmë ka ndërruar gjithçka,kanë ndërruar edhe adresat.

Dhe, në të sotmen moderne pa celular,ti je si një anije në mes të detit,pa fanar!Avioni fluturon e herë herë si në ëndërr përkundet,ndërkaq ai në mes dëshirës dhe realitetit lëkundet.Kur avioni të arrijë në Prishtinë, atë nuk do t`a presi askush nga të afërmit me makinë.

Pastaj e qetëson vetën se do të marrë taksinë,por ç`e do kur asnjërit nga të afërmëve (në qytet) nuk ua di as adresë as shtëpinë!Pastaj një ëndërr shprese e përkund,me taksinë e marrë do të niset tek vëllai apo motra në katund.Veçse kohët tashmë kanë ndryshuar,nuk mund t`i shkosh askujt në shtëpi pa e lajmëruar.Ka ikur koha kur diku shkoje mysafir dhe ndaleshe para shtëpisë(edhe të të panjohurit) duke thirrë: A do mysafir o i zoti i shtëpisë?!Dhe i zoti i shtëpisë të hapte derën,duke të rrahur krahët dhe duke të buzëqeshur,në zemër i shihje pranverën!...

Ndërkaq sot, nëse më parë nuk e lajmëron(me celular që do të thotë me telefon) nuk ke as tek i afërmi e as të miku përse shkon! Mbase i afërmi apo miku është duke e shikuar serialin,dhe mund të presësh kot para dere,sepse edhe nëse qierresh duke thirrur,ai nuk të dëgjon,sepse pret thirrje vetëm nga celulari!...

Një mendje i thotë se në jetë ka zgjedhje gjithësesi,sapo të arrijë në Prishtinë,ta blejë një telefon(celular) të ri.Dhe pas një momenti të shkurtër,për një çast,ai sërish në zgjidhjen e menduar dëshpërohet rrast! Çfarë i duhet telefoni i ri(celulari) kur i mungon adresari?!...

Avioni tashmë ka ateruar në aeroport,në Prishtinë,dhe ai e thërret në ndihmë taksinë.Meqë askujt nga të afërmëve dhe miqëve nuk ua di numrin e tel-it,ai i thotë taksistit që t`i drejtohet hotelit!Dhe kur taksisti e pyet pën në cilin hotel,ai i përgjigjet:atij më të mirit,në kryeqytet,le të del ku të del!...

Të nesërmen,pas mëngjesit të ngrën në hotel,rrugëve të kryeqytetit,në shëti del.Gjithnjë me shpresë se do ta takojë ndonjë të afërm apo mik,në rrugët e kryeqytetit ,të mbushura deng me trafik.Dhe ecën e ecën derisa lodhet,pastaj hyn në një lokal që të pijë një lëng apo një kafe e të shplodhet.Në lokal sheh të panjohur,të qeshur,të gjithë me stilin e fundit të modës të veshur!...Askund,asnjë fytyrë e njohur e të afërmit apo të mikut,në ditët e nxehta të fund-prillit,si në pikë të korrikut!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat