Me rastin e ditëlindjes, ti, o Skënderbe!

Kultura

Me rastin e ditëlindjes, ti, o Skënderbe!

Nga: Zymer Mehani Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Rroke shpatën
N’Kala t’Krujës
Shembe një lubi
Një kulçedër me shtatë koka
Një Perandori

Korre ëndrra pashallarësh
Dhe shekujt me pallë
Padishahë dhe jeniçerë
I grive palë-palë

Përkrenarja me brirë dhie
Bukur t’rri mbi kokë
Për lirinë e kësaj Arbërie
Me shqiptarët –tok

N’gjoks Flamurin Kuqezi
N’luftëra çlirimtare
Shpatë e rëndë t’shënoi lavdinë
N’historinë shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat