Isuf Veseli

Kultura

Isuf Veseli

Nga: Kadri Tarelli Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:13
Isuf Veseli

Isuf Veseli, nga Demajt oxhak,

Burrë i besës, s’vritet për gjak.

Në Dardani, në vend trimërie.

Kuvend e pushkë, ç’i kanë hije.

 

Mua ma thonë, Isuf Veseli,

S’duroj shkaun, të na shkeli,

S’duroj serb e malazez,

Për Kosovë, luftën e ndez.

 

Veç një zë dhe mbledh shqiptarët,

Armët ngjeshur, si të parët.

Një kushtrim nga kryetrimi,

Mblidhi burra, serbit bini!

 

Kulla jonë në gur, prej guri,

Mbi Kryedrin valon flamuri,

S’pyet për pushkë e gjyle topi,

Ta marrë vesh i gjith’ Evropi.

 

Shkodra jonë mblodhi kuvend,

T’mbrojmë Kosovën, anë e kënd!

Atdheut t’i dalim për zot.

Të bashkuar, si çdo mot!

 

Në krye vendi, Hoxhë Kadria,

Hysni Curri, Hysni trimëria,

Sali Nivica, Bedri Pejani,

Që të gjithë burra mejdani

 

Hasan Prishtina e Bajram Curri,

Në dorë pushka, në ballë flamuri.

Bardh Isufi, Halim Gostivari,

Që të gjithë me gjak shqiptari.

 

Nimani Ferizi, Ibrahim Gjakova,

Me shkoll’ e pushkë, bahet Kosova.

Isuf Veseli, Jahja Begolli,

Burra trima, atdheu mblodhi.

 

Sadik Rama dhe Sali Gjuka,

U flet pena dhe kërcet pushka.

S’kursyen jetë, as pasuri,

Veç për komb e shqiptari.

 

Një fjalë u tha dhe lidhën besë,

Këmbë serbi, këtu mos mbesë!

Jemi shqiptarë, jemi Dardani,

T’i bajm bashk’ Kosov’ e Shqipni!

Komiteti kombëtare për mbrojtjen e Kosovës. Shkodër, Nëntor 1918.

Isuf veseli, i katërti lart, nga e djathta

Kadri Tarelli

Durrës, më:  07. Vjeshta e tretë. 2018.

Shënim:

1. Isuf Veseli. Lindur e rritur në Radavc, ose Kryedrin, fshat i komunës së Pejës, fare pranë burimit të lumit Drin i Bardhë. Anëtar i Komitetit për mbrojtjen e Kosovës. Luftëtar dhe udhëheqës popullor i luftërave për liri e bashkim kombëtar.

2. Të  gjithë emrat e përmendur, janë një pjesë e anëtarëve të Komitetit për mbrojtjen e Kosovës, themeluar në Shkodër. Nëntor 1918.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat