Alogjikë

Kultura

Alogjikë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 07:45
Fatmir Lohja

Në barin e ministrisë,në atë mëngjez , nuk ishte si ditët e tjera. Një natë më përpara, nga mediat vizive, u hap njoftimi se ministri i tyre u shkarkua nga detyra. Lajmi,nga kolektivi, u preceptua si një rrufe në qiell të hapur. Banakjeria u mundua t’i ngacmonte, siç bënte zakonisht .Nga çoroditja kolektive asnjëri nuk ktheu përgjigje. Punonjësit rrufitnin kafetë me nxitim ,për të shkuar sa më shpejt në zyrë. Nuk folën në barë, se nga eksperianca e dinin që fjalët e para, sëbashku me autorësinë, do t’i shkonin direkt në vesh të ishministrit. Nga ku shkak ende ka hatërmbetje ,turivarje,mllefe….

Në zyra mund të diskutohej më lirshëm. Nga afrimitet nuk identifikohen autorët, pavarësisht nga pikpamjet e kundërta. Më pas , në biseda të ngushta me shoku-shokun,apo me shoqe-shoqen,ndërmjet zyrave të ndryshme, krijohet opinoni për gjemen që ka bërë kryeministri.

Në zyrën e financës, të katërt specialistët, e hapën bisedën me ndrojtje , me zë të ulët, siç nisen jahtet nga molot. Me kalimin e kohës e rritën shpejtësinë në diskutim. Pasioni e ngriti në bisht skafin. Duke përdorur alogjikën si oksigjen, e ndezën debatin në ekstremitet, ndryshe nga ditët e tjera.Në rutinën e përditshme të punës ,fjalët i leshojnë si në përgjumje.

Specialisti më i ri ,Gimi, i ndiqte me shikim habitor.I dukej se palët eksitoheshin nga të kundërtat që shprehnin. Në fillim mendoi të shprehte edhe ai mendimet e veta për ishministrin.Më pas e vendosi,që në atë tallaz ,të mos futej të notonte. U bind se vorbulla alogjike do ta mbyste pa hapur gojën. Momentet e qetësisë së besdishem, nuk vinin për t’u drejtuar nga logjika. Përkundrazi, mobilizoheshin për të shprehur alogjikë më të rafinuar. Secili nuk ngutej të shprehte mendimin e tij. Me binddjen se xhevahiret që nxirrte nga goja, janë mëse të vërteta. Zemërimi u vinte në kohën e dëgjimit. Me nxitim i etikonin lajthitje mendimin e tjetrit. ” Kaq të ftohtë të jenë njerëzit? Si mundet ta vlerësojnë tjetrin thjeshtë me bazë të interesit personal!?” - i bënte pyetje vetes Gimi.

Për t’u kthjelluar,rinushi iu drejtua kompjuterit. Eksploroi në internet për logjikën.Tre specialistët e tjerë, që mbanin veten të gjithditur, dhe më të vjetër në zanat, nuk e vunë re që ai nuk fliste. Uniteti dhe lufta e të kundërtave, i ngriti nga postet e punës debatonjësit e flaktë,por pa shkuar në përplasje fizike.

Ndërkohe Gimi lexonte ,se themeluesi i logjikës ,Aristoteli, logjikën e konsideron një mjet për të hyrë në studimet shkencore. Mbi bazën e nocioneve, gjykimeve arrihet në konkludime , duke përdorur si mjet logjiken. Gimi po thellohej ne mendime.

“Dhjetë parimet bazë te moralit janë të shkruara ne Bibël, Kuran,në të drejten zakonore,….. Njerëzimi i ka pranuar parime të sakta .Mbi rregullat e moralit përdoret logjika, për të zbuluar të vertat sociale.” Iu mbush mendja plotësisht se për debat logjik nuk bëhej fjalë,por e kundërta , shkelje të logjikës deri në barbarizëm .

I pakënaqur , dëgjonte subjektivizmin absurd në vlerësimin ishministrit si burrë të mirë, apo të keq,të aftë ,apo të pa aftë, të ndershëm, apo të pandershëm. I dukej si zënka fëmijësh, në mbrojtjen e prindërve .

Hasani,me arsyetimin ,se ai që më ndihmon mua, është më i miri në glob, e cilësonte burrë shteti, që nuk e ka pasur ndonjëherë ky vend.Nuk e kuptonte se si mund të përgojohej tjetri,kur atë e ka marrë nga katundi dhe e ka emëruar specialist në mes të kryeqytetit!? Nga mirënjohja i lavderonte tërë fisin me soj e sorollop, mbi bazën e njohjes ,se kanë qënë komshi në katund.

Hyseni i binte një burije tjetër. Në eksperiencën e punës tridhjëtevjeçare si financier, nuk ka pasur rast të punojë me ministër më të paftë në këtë vend. Nuk e kuptonte, si e mori një militantant ,nga ana e anës,dhe e emëroi drejtor të financës? Gjatë gjithë kohës, që derdimeni qendroi në krye te digasterit, nuk e thërriti asnjëherë ,sëpaku për ta njohur si surrat.

Luljeta e cilësoi katundarë safi.E akuzonte se ai nuk e njihte të bukurën si nga veshja e tij,dhe në respektin për të bukurën femërore.Për sekretare afroi dy shushka, që nuk kanë lexuar sëpaku, të dyja bashkë, një libër, se për bukuri më të shëmtuara nuk i kanë parë sytë.Gimi dëgjonte me qetësi.Here pas herë buzët i shtriheshin instiktivisht.

Debati vazhdoi ,për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Pse u shkarkua papritmas? Nga mos dija, vazhdonin me të njëjtin arsyetim, por me fjalë të zgjedhura ,për të krijuar epërsi mendore te tjetri. Hasani, bënte be e rrufe,se nga burime të brënshme nga partija,ishministri do të bëhet Zëvëndëskryetar i Këshillit të Ministrave.I pari e do më pranë,se nesër do t’i dorëzoje stafetën në dorë.

Hyseni, edhe ai nga burimet e fshehta ,të brëndshme, e parashikonte të ardhmen e tij në burg, për katranosjen e tendereva të fundit.Për t’u mbushur mendjen, në përgojimet e veta,ngatërronte edhe KLSh-në,edhe prokurorinë , dhe gjykatat.

Luljeta fantazonte ndryshe, ndonëse kolegëve u deklaroi, se edhe ajo i ka të dhënat nga burime të brënshme .Gruaja e kryeministrit,në një banket qeveritar,kur e ka parë ministrin në fjalë, i paska thënë të shoqit: Po ky katundari çfarë kërkon këtu?

do të vijë pas tij? Për të prekur emocionet e njëri-tjetrit e përshkruanin sipas ëndërrave individuale. Merrnin nëpër gojë miqtë e tyre ,atje lart në parti. Gimit iu duk se në këto momente debati mori për të mirë. Nga secili dëgjonte fjalë poetësh në mbrotje të mikut të tij. Nuk shkoi gjatë, se dihet që dardha e ka bishtin prapa. “Nuk ka asnjë shanc ,që miku im të krahasohet me mikun tënd.” Me këtë alogjikë nisen sulmet në mes rivalëve. U përdorën fjalë,që as në diksonierë nuk gjinden.U bë një zallamahi sa Gimit filloi t’i dhimte koka.Shanin njerëz konkret vetëm me arsyen se nuk e quanin të vetin.

Meqë nuk u muarën vesh dhe të bindur se nuk i pyet askush, e mbyllën edhe këtë kapitull.Në fakt u shteruan forcat si për mbrojtjen, edhe rrëzimin e kanditaturës, së dhënë rastësisht.

Në një moment qetësie shplodhëse ,nga shpirti u doli pyetja tjetër :”Çfarë do të bëhet me ne?”Pas pyetjes gjakrat u ftohën. Nga ndërrimet e ministrave përvoja u dilte pelin.Ç’do ministër,me të marrë çelësat e zyrës dhe vulën në dorë,kanë bërë hatanë me përsonelin.Largimi i menjëhershëm nga puna, të atyre që ka punësuar kundërshtari politik, dhe zevëndësimi me militantët e partisë se vet, është trendi i kohës për rreth tridhjetë vite.Këtë fakt e deshmojnë edhe vendimet e gjykatve,që kanë rikthyer në punë punonjësit e pushuar pa asnjë motiv bindës, edhe zyrat e financave që paguajnë dy veta për një vend pune,në mbështetje të statusit të nëpunësit civil.

Shkoi ora dhjetë kur morën vendimin të anketonin miqtë e tyre ,në zyrat e tjera. Gimi shkoi në bar për të pirë një kafe. Ndryshe nga qetësia e mëngjezit, aty zhurma të shponte veshët. Diskutohej në oktavët lart. Mesa mori vesh Gimi, arsyeja e shkarkimit të ministrit ishte e thjeshtë. Ministrinë e tyre do ta drejtonte partija, që është në kualicion me qeverinë,dhe ka si detyrë të hajë njëzet për qind të tepsisë së bakllavasë, që pushteti të jetë sa më i qëndrushem.

Më të qetët e poqën hallven. Sapo të mbaronin punën, do të shkonin te selija e partisë, që do të mbulonte ministrinë e tyre, për t’u paisur me kartën e antarësimit. Me këtë veprim mendonin se do të vinin një rrufe pritëse,për të mbrojtur vendin e punës. Dikush fërkonte duart,se do te merrte pagën në shtëpi pa punuar.Ca të tjerë mbanin shënime për fjalët e hedhura në erë si rastësisht.

Gimi, me kafen që nuk i kalonte poshtë, po mendonte: “ Bëra gabim që u riktheva në atdhe. Më afruan pagë shumë më të lartë .Ku e ku qenë kushtet e punës me këtu.Erdha në vendim tim, për të kontribuar sado pak në zhvillimin e tij. Në këte ambient alogjik,i mjeri unë ku punoj!? Nuk më mbetet shteg tjetër,përveç se të emigroj.”- ia pushtoi trurin rinor , shqetësimi i konstatuar atë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat