“Zgjidhja”: Rikthimi i dinjitetit të Teatrit Kombëtar

Kultura

“Zgjidhja”: Rikthimi i dinjitetit të Teatrit Kombëtar

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:07
Foto

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima e konsideroi një rikthim të dinjitetit të Teatrit Kombëtar, vendosjen e gërmave në fasadën e godinës.

“Akti i heqjes së germave ishte një pabesi e kryer natën nga qeveria e Rilindjes e cila ka planifikuar të ndërtojë aty kullat për klientët e saj”, thuhet në deklaratën e “Zgjidhja”.

 Deklarata e plotë:

Artistët rikthyen dje germat e Teatrit Kombëtar të hequra tinëzisht nga bashkia e Tiranës pak ditë më parë. Në një ceremoni simbolike, artisti Rudi Erebara rivendosi germat në vendet ku kishin qenë prej dekadash, nën duartrokitjet e artistëve që protestojnë prej shkurtit 2018 kundër rrënimit të godinës historike të artit shqiptar.
Akti i heqjes së germave ishte një pabesi e kryer natën nga qeveria e Rilindjes e cila ka planifikuar të ndërtojë aty kullat për klientët e saj. Reagimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti, se shkronjat prej “bukë peshku” u hoqën sepse rrezikonin të lëndonin njerëz, tregon alibitë qesharake që sajon Rilindja për të rrënuar godinën.
Gërmat dhe godina e Teatrit janë historia jonë kombëtare dhe artistike. Ato vrasin vetëm xhepin e qeveritarëve tanë të korruptuar, që duan të rrënojnë çdo kujtesë dhe trashëgimi tonën për të ngritur aty projektet e tyre korruptive. Qëndresa për të mbrojtur Teatrin Kombëtar vazhdon!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat