Polip dhe GranFest fillojnë më 10 maj - Bota Sot
Polip dhe GranFest fillojnë më 10 maj

Kultura

Polip dhe GranFest fillojnë më 10 maj

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:01
Foto

Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë - Polip dhe edicioni i debutues i Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik -GranFest fillojnë të premten, më 10 maj.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip” dhe Festivalin Ndërkombëtar të Romanit.

Jeton Neziraj nga qendra "Multimedia", tha se festivali Polip sivjet feston 10 vjetorin.

Teksa shtoi se këtë vit Polip fokusohet në nocionin e ujdisë letrare dhe botëkuptimeve rreth saj, si një proces negociator artistik, që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanik, që me veprat e tyre të shpërthejnë kufijtë e t'i plasojnë vlerat letrare në pjesët e zhvilluara të botës.

"Ndërkohë që nesër fillon festivali i 9-të i letërsisë -polip, për me e thjeshtu bëhet fjalë për dy festivale të cilat fillojnë në të njëjtën ditë. Janë rreth 30 shkrimtarë e që gjithsej bëhen rreth 40, që vijnë nga shtete të ndryshme të botës. Është një aktivitet mjaft i pasur, i cili është zgjeruar me GranFest. Festivali do të zgjasë deri ditën e diel", u shpreh ai.

Artisti Gani Jakupi, tha se festivali GranFest është një risi në vete pasi po organizohet për herë të parë në Kosovë.

"Jemi të kënaqur e të lumtur që kemi disa mjeshtër që vijnë nga jashtë. Kujdes i veçantë i është dhënë spektreve të ndryshme të shprehjeve në lëminë e romanit grafik", tha ai.

Ndryshe, disa nga autorët që do të marrin në pjesë e festivalin GranFest janë: Hermann, Dave McKean, Frank Margerin, Fumio Obata, Aude Samama, Tom Kaczynski, Marcello Quintanilha dhe Ville Ranta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...