Sot nis festivali i letërsisë në Prishtinë

Kultura

Sot nis festivali i letërsisë në Prishtinë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 07:18
Ilustrim

Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar i Letërsisë – polip fillon këtë të premte, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë rreth 40 shkrimtarë e artist të stripit e romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës.

Këtë vit polip fokusohet në nocionion e ‚ujdisë letrare’ dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negiciator artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanikë që (vetëm) me veprat e tyre të shpërthejnë kufinjtë e t’i plasojnë vlerat letrare në pjesët e “zhvilluara” të botës.

Rreth 40 shkrimtarë e artist të stripit e romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës, do të marrin pjesë sivjet në këtë edicion të radhës të festivalit polip dhe në edicionin debutues të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik – GRANFest, i cili poashtu fillon këtë të premte. Ndër mysafirët e shumtë, sivjet do të vijnë edhe: Besnik Mustafaj nga Shqipëria, Sreten Ugricic nga Serbia, Tom Kaczynski nga Amerika, Lindita Ahmeti nga Maqedonia, Tanja Raich nga Austria, Olga Grjasnoëa nga Azerbejxhani e shumë të tjerë.

„Procesi i marrëdhënieve është i pandalshëm. Festivali polip sivjet po i mbush dhjetë vjet që nga edicioni i parë në 2010, i organizuar nga dy grupe të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina.  Ai tashmë i ka tejkaluar kornizat rajonale“, thuhet në editorialin e sivjetshëm të festivalit.

Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet. Në panelin e parë “Epoka e opinioneve” që mbahet të shtunën do të diskutijnë të ftuarit Melinda Nadj Abonji, Olga Grjasnoëa, Besnik Mustafaj e Robert Prosser. Po të njejten ditë mbahet edhe paneli i radhës, “Ujdia letrare – Rruga revolucionare” me të ftuarit Veton Surroi e Sreten Ugriciq, me moderator Sasha Iliq.  

Në panelin e tretë të dielën do të flitet mbi temën “Informata kreative kundër asaj manipulative” me të ftuarit Fumio Obata, Dave McKean, Sarah Hehir, Ville Ranta, Tom Kaczynski e Marcello Quintanilha, kurse moderohet nga Gani Jakupi.

Paneli i fundit “Paralelni polis – një koncept disident që e ndjek të tashmen” mbahet poashtu të dielen dhe dikuston me të ftuarit  Alida Bremer, Lena Dorn, Marek Šindelka e Shkëlzen Maliqi, kurse moderohet nga Matteo Colombin.

Të shtunën ndërsa, nga ora 20:00, mbahet një „Homazh për Bekim Lumin“, në të cilin, aktorë kosovar do të lexojnë për herë të parë poezitë ende të pabotuara të regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi.

polip e GRANFest këtë edicion kanë organizuar edhe programin plotësues në Prishtinë, Prizren e Graçanicë ku do të organizohen orë leximi, ekspozita të novelës grafike e sesione diskutimi mbi letërsinë e krijimtarinë letrare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat