Poezia e revoltës ballë për ballë me kohën ... 

Kultura

Poezia e revoltës ballë për ballë me kohën ... 

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:23
Kryesia e promovimit të librit me titullin “Ankth” kushtua veprës të skulptorit  Ramadan Kovaçit

Më organizimin e Klubit letrar ABC të Shkupit  dhe të Shtëpisë Botuese "Meshari" në ambientit të hotelit “Riogrand” u bë përurimi i librit poetik "Ankth" të poetit dhe kryetarit të Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji, mjekut  Ramadan Kovaçit. Në këtë promovim pati dhe recitime, humor, pika muzikore. Hapjen e promovimit e bëri kryetari i ABC-ës në Shkup, poeti Sami Sherifi, i cili foli për historikun e këtij evenimenti në theks të veçantë për Bllacën dhe ruajtjen e kësaj dhembje të egzodit shqiptar, ku edhe vëllimi poetik, “Ankth” kishte si temë këtë plagë të rëndë shqiptare. Shkrimtari Nezir Prokshi në këtë promovim  autorit të librit i dhuroi kompletin e veprave të poetit Ymer Elshanit, të cilin forcat serbe e djegën se bashku me familjen. Recensenti i parë Agim Desdku në fjalën e tij në mes tjerash tha: “ Ato që ky poet i ka shpreh me vargjet e tij të papërsëritura  është një zë me një bukuri të rrallë mjeshtërore të krijimit të vargut të lirë poetik ashtu si e ka dhe shpirtin. Andaj vlen jo vetëm të lexohet me një frymë dhe vëmendje të posaçme, por nuk të lë të ikësh nga ky vargëzim duke të nxjerr nga njëqind angazhimet  për një pushim dhe sikur ky vëllim të ngre që mos ta vëresh në vitrinën me shumë tituj tjerë. Këto vargëzime të bëjnë që të jenë shumë të përafërta me çlodhje, të falin një muzikalitet sikur që nuk ke nevojë gjatë leximit të këtyre poezive as të dëgjosh ndonjë simfoni sikur bëjnë lexuesit e mirëfilltë, gjithashtu sikur nuk ke nevojë as për natyrë ku ajri të falë një freski,mjafton të lexosh këto perla poetike të poetit Kovaçi dhe ke marrë,frymë bjeshke. Prandaj   ne shqiptaret  jemi i vetmi komb në botë që jemi gjallë dhe nuk u çmendem sikur do çmendeshin të tjerët nëse do kishin përjetua atë që e përjetuam me shekuj populli  shqiptarë. Andaj, duke shpreh konsideratën që pata privilegji të lexoj këto vargje të një pene të arrirë, rikthej mendimin se vargu i poetit Ramadan Kovaçi është një miniaturë në vete, apo më mirë të them, është vetë arti poetik që shumë rrallë e lexojmë.

Vargu si një ankth për të thye heshtjen e kohës që na robelonë

Andaj vëllimi poetik  me titullin ,, Ankth‘’ nuk ka ndarje cikle dhe si i tillë është vetë fryma e poetit që ecën me ankthin e se djeshmes, të sotmes dhe të së nesërmes së arrirë ashtu siç e mendon dhe e kërkon poeti, sepse për poetët thotë Sokrati-janë si unë, si ti, hanë,  pinë,  dehen por kur shkruajnë flasin me perënditë. Kjo më bën me kuptua se në këtë vëllim poeti sikur korrespondon me vetë perënditë . Vargu i poetit Kovaçi, do të thosha e ka marrë frymën e të jetuarit  ku poeti i përket tashmë kësaj shkalle përjetimi. Madje, aq intenzivisht jeton me poezinë, kur gjithçka është imazh, ritëm, edhe muzikë e të tjera figuracione që  mund t´i zbuloni lexuesi vetë. Nuk janë rastësi në vargjet e vëllimit me titullim “Ankth’’përkundrazi ato shpërthejnë nga një ndjenje e fuqishme që shkon si e tillë edhe të lexuesi. Kështu në  shumicën e krijimeve të bie në sy mençuria dhe inteligjenca e pietetit duke i afro vargjet në metaforën e një filozofie  për të krijua një stil tashmë të veçantë të tij. E veçanta e vëllimit të poetit Ramadan me titullin ,,Ankth’’ është gjuha e tokës dhe për tokën, është  shpirti prej poeti të Ilirikes dhe për Iliriken, për një gjuhë që na bashkon dhe jo që urren. Dhe është një bamirës i një lloji të veçantë sepse e do kulturën dhe artin andaj vetëm artistët me një bagazh kaq të mëdhenj shprehin vullnetin për të qenë të dashur nga rrethi ku veprojnë dhe krijojnë.

 Ne shqiptaret  si komb në botë nuk u çmendem si të tjerët nëse do kishim përjetua atë që e përjetuam ne me shekuj

Recensentja e dytë mr.sc. Ariana Bytyqinë  fjalën e saj kështu promovimit të vëllimin poetik Ankth” në mes tjerash para të pranishmeve tha:” Arma më e fortë e poetit është të shkruaj një libër I cili do të bie në duart e lexuesve por jo më kaq, në atë libër lexuesi ta gjejë vetën në çdo rresht të saj, këtë ka ditur mirë ta bëjë edhe autori  Ramadan Kovaçi në librin e tij të quajtur ankth. Ky poet  çdo herë ndjenë ankth në shkrimin e poezive të tij , e ai ankth që e përcjell gjatë gjithë kohës së tij është që nëse poezia e ti do ti shërbente ndonjë lexuesi të marr një vendim të paktën ngase poezitë janë një udhërrëfyes mjaftë i mirë për ta bërë me dije zgjidhjen e ndonjë problemi.  Ne si shoqëri kemi mjaftë gjëra tabu të cilat  në këtë rast  vlen të përmendet edhe ankthi i kohës kur ndjehesh se aty ke përfundua dhe nuk ke zgjidhje.

Arma më e fortë e poetit është të shkruaj një libër në të cilën lexuesi do të  ta gjejë vetën

Edhe folësi i tretë prof. dr.  Faik Shkodra në fjalën e ti kushtua librit me titullin “Ankth” në mes tjerash tha:”Sot në këtë përbërje këtu në Shkup na ka përmbledhur puna e vyer e Ramadan Kovaçit, përkatësisht na ka mbledhur vëllimi i tij poetik me  poezi  me titullin “Ankth”, poezitë e të cilit i flasin kohës sonë me fjalët që brezave u përcjellin mesazhe të nevojshme e të rëndësishme mbi jetën e për jetën, mbi historinë e ngjarjeve të zhvilluara nëpër shekuj, që autori i ndërlidh natyrshëm e me mjeshtëri me artin e poezisë. Për këtë arsye, në këto çaste, si recensent i vëllimit ndjej kënaqësi të veçantë që i bëjmë nderim, jo vetëm autorit të librit por nderojmë letërsinë tonë, veçmas, poezinë e cila përditë e më shumë po pasurohet me vëllime të krijuesve të rinj, që përmes vargjeve poetike na mbajnë të ndezur dashurinë për atdheun, traditat, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Rrjedhat historike të manifestuara në këto troje na vënë në dijeni se deri në ditët e sotme popullin shqiptar e kanë përcjellë dhe mjerisht vazhdojnë ta përcjellin fatet tragjike dhe pikërisht fatet tragjike më mirë e më thellë i përthithin poetët dhe me shpirt të ndjeshëm i përjetojnë udhëkryqet historike me të cilat ndeshet atdheu dhe populli në kapërcej shekujsh. Duke i kapur tiparet themelore të poezive të vëllimit “Ankth” , mësojmë se ato përshkohen nga një frymëzim i drejtpërdrejtë dhe ky frymëzim lidhet me përpjekjet e shtuara dhe të veçanta politike për liri e pavarësi dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Image
Publicisti Prend Buzhala dhe folësit tjerë  duke folur në promovimin që u mbajte në Shkup rreth vëllimi poetik me titullin  “Ankth”

Poezitë e  këtij vëllimit i shquan origjinaliteti i trajtimit të temave e motiveve dhe secila poezi ka burime nga frymëzimi që vjen nga thellësia vrojtuese e dukurive e ngjarjeve që manifestohen përreth tij. Në thellësinë e poezive lexuesi ndesh shpirtin e poetit që përmes vargjeve të shkruara me frymëzim e fisnikëri nxjerr në pah të bukurën si vlerën më të veçante estetike. Përditshmëria sikur autorit i falë temat e motivet që i bënë objekt të pasqyrimit. Autori i këtij  vëllimit me poezi me titullin “Ankth” përmes subjekteve të tyre shpalos botën shpirtërore e  shpërfaq ide e mendime paravajtëse, trajton me frymëzim origjinal një shumësi temash e motivesh për lirinë e munguar për shqiptarët, rrokë në trajtim çështjet e dhimbshme të traditës kombëtare të cilat në vazhdimësi po zbehen ose po shuhen së ekzistuari, flet për pellazgët, ilirët, dardanët dhe për figurat legjendare mitologjike e historike të historisë sonë kombëtare, u këndon disa temave të karakterit shoqëror e social duke vënë në spikamë personazhe me probleme e halle shëndetësore dhe aty-këtu shkruan poezi për formimin e njeriut me tipare, virtyte e vlera etik-morale.

Partitë politike dhe liderët e tyre janë zhytur në korrupsion, në nepotizëm, në keqpërdorim, në humbjen e ndërgjegjes  në përgjegjësi

Duke i pasur parasysh temat e motivet e vëllimit poetik “Ankth”, lexuesi mëson mbi përpjekjet e poetit për të zbërthyer çështjet historike, jetësore, shoqërore me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Poezitë e vëllimit të sipërthënë i karakterizon ngjyrimi emocional dhe vlerat poetike shpërfaqen nëpërmjet përdorimit me cens e veçanti gjuhësore të tropeve e figurave stilistike. Gjatë përimtimit të subjekteve të poezive konstatojmë të vërtetën se ato lidhen ngushtë me problemet më aktuale të kohës sonë, lidhen me fushën e politik bërjes, me fushën e arsimit dhe edukimit.  Poezitë e vëllimit “Ankth” mbajnë vulën e përjetimit dhe të shprehjes së thjeshtë por kuptimplote të poetit. Vetë brendia e poezive dëshmon se realitetin historik e shoqëror, realitetin e përditshmërisë që në vargjet e autorit shndërrohet në histori, në psikologji, në pedagogji, në antropologji, në filozofi, në etikë, në estetikë dhe në sociologji, i përshkojnë batica e zbatica dëshpëruese dhe këto tipare në mënyrën më të mirë shprehin pikëpamjet larghedhëse të poetit që lidhen me të dhëna e fakte që korrespondojnë me vuajtjet e krimet e kryera nga turqit, serbët, grekët, e pushtues të ndryshëm mbi shqiptarët. Në këto poezi bëhet pasqyrimi i vuajtjeve, i padrejtësive, i tragjedive, i krimeve, spastrimeve të tokave nga elementi shqiptar shkaktuar nga regjimet kriminale serbe dhe greke. Prandaj, pohojmë se poezia e këtij poeti është e rëndësishme në shumë aspekte dhe vlera kryesore e tyre konsiston në të vërtetën se në subjektet e tyre e gjejmë biografinë e popullit i cili nëpër kapërcej të shekujve përjetoi tragjeditë që t’i kujtojnë rrathët e ferrit të Dantes. Poezitë e Ramadanit janë ato që me forcën e mendjes vihen në krye dhe shkëlqejnë mbi të tjerët të cilët i vuan  në spikamë këto mendime për faktin se ne shqiptarëve në vazhdimësi po na përsëritet historia, po na prijnë pushtetarë e shtetarë të padijshëm, të pa integritet dhe pa vizione të cilët me veprime të mbrapshta e kanë dëmtuar tepër zhvillimin e të ardhmen e popullit shqiptar. Duke mos gëzuar trajtim e përkrahje të merituar nga pushtetarët dhe shtetarët, kuadrot më të përgatitura detyrohen të marrin rrugët e kurbetit dhe nëpër vende të huaja ata shkëlqejnë në çdo pikëpamje.

Image
Shkrimtari Nezir Prokshi i dhuroj autorit kompletin e veprave të poetit Ymer Elshanit, të cilin forcat serbe e djegën për  se gjalli së bashku me familjen

Vëllimi “Ankth” brenda vetës ngërthen poezi që trajtojnë personazhe me probleme shëndetësore, trajtojnë plagën e pashëruar të kurbetit, trajtojnë problemin e asimilimit të fëmijëve shqiptarë horizonteve të pafund të botës së huaj, trajtojnë braktisjen e vendlindjeve dhe shkuarjen në vende të ndryshme ku i shkatërron malli e nostalgjia për atdheun dhe këngët e historinë e të parëve.

Partitë politike dhe liderët e tyre mund të thuhet pa hezitim janë njollosur e janë zhytur në korrupsion, në nepotizëm, në keqpërdorim të pozitës, në humbjen e ndërgjegjes e përgjegjësisë dhe e gjithë kjo ka një emërues të përbashkët: Nuk mund të quhet lider politik ai që nuk reflekton tek jeta dhe fati i qytetarëve, tek hallet e përditshme të tyre, tek problemet themelore kombëtare si çështja e kufijve, çështja e arsimit cilësor, e shëndetësisë, e bujqësisë dhe zhvillimit të degëve ekonomike.

Nuk mund të quhet lider politik ai që nuk reflekton të  fati i qytetarëve, hallet e përditshme dhe problemet themelore kombëtare

Edhe publicisti Prend Buzhala në fjalën e tij rreth këtij vëllimi poetik në mes tjerash tha:”Tërë ky vëllimi poetik "  është një libër i revoltës. Ankthi paraqet një gjendje të rëndë, shtypëse, një shqetësim të tejskajshëm për fatin e përbashkët, kolektiv: cilat na janë pasojat e cili do të jetë përfundimi i një situate, ku sundojnë anti vlerat, injoranca, rrezikimi i identitetit nacional e njerëzor, përbuzja e gjuhës, ku ka uzurpim të vlerave të së kaluarës sonë nga të tjerët a bjerrje të tyre nga ana jonë, ku ka një ambient dhune e krimi, ambient helmesh e lirie të uzurpuar?  Në botën artistike të këtij vëllimi pothuajse të rrethon një realitet, kurse herë mbas here shkëndijëzojnë dritat e një shprese, janë dihata e një lirizmi të butë, kur poeti ka të bëjë me intimen e tij , me peizazhet qetësuese  natyrore  apo motivet nga peizazhet norvegjeze e jeta në mërgim), me shtyllat e identitetit historik, me emrat emblematikë të së kaluarës e të së sotmes sonë e me rrënjët e këtij identiteti. Po aty shfaqet e këndohet dhe fati tragjik i një kombi, theqafjet e tjetërsimit, ëndrrat e një tërësie etnike në thurje të kodit historik të figurave. Poezitë  e këtij poeti shërbejnë edhe si medium pikëtakimesh të poetit më atdhesinë e dhembjet e tij. Edhe kur shfrytëzohet gjuha e figurshme, përdoret më shumë për t'i dhënë karakterizimet dhe tiparet morale të sjelljes e të veprimtarisë së asaj kategorie njerëzish që sundojnë, që shesin shpirtin, që përfaqësojnë të ligën, mashtrimin, të keqen që nuk përputhet me normat e moralit, normat e lirisë apo të njerëzimit përparimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat