Pagëzimi - Bota Sot
Pagëzimi

Kultura

Pagëzimi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:09
Dibran Demaku

Humbur kemi rrugën në oborr
dardhët i quajmë mollë e mollët ftonj
të lënduarit nga ndonjë plumb qorr
i shpallim të shenjtë i pagëzojmë heronj

Dhëmbi i ujkut

Mos e nxirr helmin nga goja
se këngën e plakë para kohe
e këngëtarit ia shënton rrudhat në ballë 
rexhur në netët e errëta të furtunës

Helmi e pëlcet edhe palcën e gurit
që dielli me rreze e ka ngrohur
nëpër stinë e shekuj

Ëndrrat lindin të trishta
e drita thyhet në agim
hapi merr në thua e rrëzohet

Horizonti ngrihet vertikalisht
hëna derdh lot në majë lisi
shkëlqimin e bardhë e humb plisi

Një hap më tej e trupu humbë drejtpeshimin
koha lëvaret si një mollë e krimbur
gjarpri zën ka pritë në mes të një shtegu
zogu cicëron frikshëm mbi një kaqubë mali

Dhëmbi i ujkut varë në qafë fëmije
plaku syshkyer tmerron edhe diellin
botë e tërë e varur në një kunjë thesi


Ne


Në ngjyrat e ylberit
në vrapin e drerit
në krahët e nderit
ne gjetëm kuptumin

Në rrënjët e lisit
në shkëlqimin e plisit
në mbanendjen e fisit
ne gjetëm burimin

Në prehërin e nënës
në buzëqeshjen e motrës
në ngrohtësinë e votrës
ne gjetëm gëzimin

Në ëndrrën e gjyshit
në shpresën e babait
në trimërinë e vëllait
ne gjetëm shpëtimin


Sytë 

Janë pasqyrë e shpirtit të të dashuruarve
në ëndrrat e zgjuara të shkruara me mall
janë rrjedhë lumi e dhimbshme e të larguarve
kur ikin diku larg e kthehen shumë rrallë 


Larg

Je larg...ah sa larg
nuk të arrijë dot as me varg

Je larg në një cep të planetit
ku nuk të arrijnë as valët e detit

Je larg dhe...nuk të shoh
veç ëndrrën e shpirtit ta di...ta njoh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...