Pena e shkrimtarëve - Bota Sot
Pena e shkrimtarëve

Kultura

Pena e shkrimtarëve

Nga: Skënder Kapiti Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:31
Skënder Kapiti

Shkrimtarët përjetsojnë kohën e historinë

Janë meteorë , guximtarët më të mëdhenj,

Që mposhtin injorancën e fanatizmin Por edhe indiferencën, heshtjen dhe frikën!

U japin njerëzve ushqimin, Dhe dashurinë për natyrën e jetën.

Pa letërsinë dhe pa leximin e shkruesve

Bota do të mbetej në terr;

Pa penën e shkrimtarëve dhe të dijetarëve ,

Përvoja, dituria e shkenca, Dhe zhvillimi do të ishin në prapambetje.

Pena e shkrimtarëvë është që kur lindi shkrimi

Ajo ruan kujtesën njerzore nga harresa,

Pena e shkrimtarëve i bën ata , Poetë, dijetarë dhe filozofë.

Pena e shkruesve mendimtarë , çprangos lirinë, Shpengon arsyen dhe liron guximin intelektual,

Ajo u mundëson njerëzve që lexojnë

Ta njohin diversitetin duke e përjetuar në të gjithë botën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...