Një festë për Nënat - Mother's Day

Kultura

Një festë për Nënat - Mother's Day

Nga: Moza Boletini Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:18
Një festë për Nënat - Mother's Day

Çdo të dielë të dytë të muajit maj edhe Organizata jonë e Gruas "Hope & Peace" feston Ditën e Nënave Amerikane "Mother's Day". Drekën e mbajtëm në "Çakor" Restorant në Bronx. Përsa i përket guzhinës ushqimi ishte pregatitur mirë dhe i shumë llojshëm, sipas kërkesave të gjithëseicilës, pasi në anëtarësinë tonë kemi edhe gra e vajza të komuniteteve të ndryshme, ku me këtë rast falenderojmë njërën prej tyre Cynthia Arzu që gjithmonë është e pranishme në aktivitetet tona.

Përveç urimeve dhe përshëndetjeve të rastit, ku nuk munguan edhe lulet e freskëta, mbajtëm një minutë heshtje edhe për ushtaraken shqiptare rënë në Letoni Zarife Hasanaj. Po ashtu me dhimbje e respekt kujtuam gratë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, martire të paqes dhe lirisë nga komunizmi dhe makineria serbe. 

Nga ky tubin gjithashtu ne dolëm me një kërkesë të përsëritur që edhe në Shqipëri dhe Kosovë të ligjërohet Dita e Nënave në muajin maj si në SHBA. Historikisht si komb ne jemi përkrahur nga Amerika qysh nga Presidenti Willson dhe Presidentët Klinton dhe Bush, ky i fundit shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës në Shqipëri. 

Sigurisht festohet 8 Marsi si dita e gruas, por ditë të nënave Shqipëria dhe Kosova nuk feston e nuk e ka të ligjëruar, nga presidenti, parlamenti apo qeveria. Nëse ligjërohet e vendoset si festë në kalendarin shqip, ne do të ndihemi shumë të lumtuara për vete e brezat që do të vijnē. Njësoj si përpjekjet shumë vjeçare të vajzës amerikane nga West Virgjinia Anna Jarvis, e cila pas humbjes së nënës së saj në vitin 1905 dëshpërimin e madh e ktheu në forcë për të kërkuar që në SHBA të festohej si festë zyrtare Mother's Day. Dhe vertetë kauza e saj e mbështetësve gjeti përkrahje nga Presidenti Woodrow Willson, i cili në vitin 1914 shpalli të dilën e dytë të çdo muaji maj Ditën e Nënave Amerikane.

Pas SHBA këtë ditë e ka njohur dhe e feston zyrtarisht për nënat edhe Australia, e nëse edhe ne shqiptarët e ligjërojmë, do të bëhemi vendet e treta dhe katërta në botë që do ta festojmë. Dhe për këtë kërkojmë mbështetje masive. Të shpresojmë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat