Lugati

Kultura

Lugati

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Me nxitim po shkoja në punë. Nga larg shoh xha Sadikun,që po më vinte përballë. Nuk ma dha buzëqeshjen e mirësisë edhe kur u afrova. Komshiu ynë fisnik m’u duk se po po fliste me veten.

Xha Sadik çfare ke?- e pyes ,dhe e ndali me kapje për krahu.

Kush jeni ju që më ndaloni?Nuk keni frikë?Mua qeveria më ka shpallur lugat,- me drejtohet me nervozizëm.

Qetësohu xha Sadik! Të ndalemi te lokali i lagjes! E pimë nga një kafe tërnake, siç e ke qejfë ti,- i lutëm me mirësi.

Nuk më the se kush je?

Jam Altini,djali Isasë,gazetari.

Ti je Altini?- - më pyeti, duke më parë me habi.- Kam dy ditë që të kërkoj.Tani më dole përpara e nuk të njoha.Kanë të drejtë.Jam bërë lugat.Harroj edhe njerëzit, që pres të më ndihmojnë.

Të shqetësuar, krah përkrah, me hapa të vegjël,të ngadaltë, u drejtuam te bari i lagjes. U trishtova kur e pashë në atë gjëndje.Zëri i ngrohtë i qe gervishur. Për rreth tre ditë ,që nuk ishim takuar, qe transformuar burri,deri në mjerim.Xha Sadiku nuk është më i vjetër se shtatëdhjetë vjeç.Burrë i gjatë,i mbajtur,në trup të vet,sportiv, gojëmbël, qe tjetërsuar në një plak mitik. Për herë të parë e shihja të parruar taze .

Me shpjetësi na erdhi porosija në tavolinë.E pashë që xha Sadikut i pëlqeu kafeja.E gjerbi me shije të madhe ngadalë-ngadalë.Banakjeri ia di midenë xha Sadikut.Kafenë pa shkumë dhe sheqer shumë nuk ia sjell mbi tavolinë. Nga shijimi i kafesë, ndoshta edhe nga prezenca ime ,xha Sadiku u qetësua bukurmirë.Pasi piu edhe dy cigare, nisi të më tregojë se çfarë i kishte ndodhur përpara pak ditëve.

Në një mëngjez ka shkuar në bankë, për të tërhequr paratë e pensionit.Aty i ka dalë pengesa e parë.I thonë se nuk mund t’i kryejnë sherbime,se i ka kaluar afati i kartës së identitetit. Eshtë munduar t’u shpjegojë bankierëve,se qeveri e ka zgjatur afatin e tyre deri në fund të vitit.I janë përgjigjur,se nuk mund ta ndihmojnë ,me arsyetimin ,se qeveria ka shqetësime për zgjedhjet,ndërsa ata administrojnë paranë.Edhe me ndërhyrje t, nuk i kanë dhënë asnjë qindarkë,nga paratë e veta.

Historinë e bankës ma tregoi me qetësi të merzitshme.Dukej i dyzuar në arsyetim. Edhe u jepte,edhe nuk u jepte të drejtë.Konfliktin në mes bankës dhe shtetit nuk e shihte të arsyeshëm.

Për të rinovuar dokumentin e identifikimit,i nevoiteshin para për të paguar pullën e taksës. Paratë u ngujuan në bankë.Në gjendjen civile procedura nuk fillon pa pullen e taksës. Kësaj i thonë ta kërcesh vallen e burrave me zor,në një kohë që burri ,pa para në xhep,e ka të veshtirë të dalë në rrugë. E futen në valle edhe xha Sadikun, krejtësisht pa deshirën e tij. Me kursimet, që mbante në shtëpi,për raste emergjence , bleu pullën e taksës për t’u paisur me dokumentin e identitetit.

Bankierët më kanë bërë të mendohem shumë,në marëdhënjet që do të kemë me ata,- dhe xha Sadiku mbështet në shpinoren e karrigës.

Pse ?- e pyes i shqetësuar.

O birë! Në bankë kam të depozituara paratë e varrimit.Kur nuk m’i japin tani që jam i gjallë,si do të veprojnë kur të vdes? Me praktikën që pashë te ata,do të më lënë,për turp e faqe të zezë, mbi dhe.

Drejtë e ke. Paç jetën e gjatë! Do ta sqarojmë edhe këtë veshtirësi,kur të kemi kohë.

Ku kam kohë më?Jam i vdekur.Ti po bashkëbisedon me lugatin tim.

Leri xha Sadik lugetërit! Qe kur jemi takuar nuk e heq nga goja këtë fjalë.Nuk është ndonjë fjalë e gjetur, për të bërë shaka,- i them me sinqeritet maksimal.

Nuk po bëj shaka.Këtë epitet ma kanë vënë nëpunesit e shtetit tonë.

Më tregoi,se me kuponin tatimor në dorë ,ka shkuar te zyra e konçesionarit, që ka fituar tenderin, për të bërë kartat e identitetit.Përpara se të fillonte proçedura, nëpunësja i ka kërkur edhe kartën e identitetit të vjetër.Xha Sadiku, me mirësi, ka parë bukuroshen duke futur të dhënat e tija në sistem.Pas pak,nëpunësja është ngritur në këmbë dhe bërtiste:”Lugati!Lugati!” dhe bie si e vdekur në karrigen e saj.

Qytetarët , që ndodheshin në ato momente në zyrë,si t’i pickonte gjarpri, janë çuar në këmbë, për t’i dhënë ndihmen e parë.Dikush e spërkaste me ujë.Një tjetër i ferkonte gjoksin,sa një kokërr kumbull. Nëpunësja sa hapte sytë, shihte xha Sadikun, binte përsëri si e vdekur. Nuk ka kaluar shumë kohë, kur u dëgjuan sirenat e policisë. Pak më vonë erdhi edhe ambulanca e urgjencës.Qytetari ,me anë të platformës dicitale, e shpërndau gjëmen në shtet. Xha Sadiku, me qetësi olimpike, e ndiqte zallamahinë e njerëzve ,ndonëse i vinte keq për të sëmurën.

Të pranishmit u nxehën se mjeku nuk po vepronte me shpejtësi. Ai ngulte këmbë,se pa e marrë vesh shkakun,nuk e nxirrte jashtë nga zyra. Kishte frikë se gjatë rrugës mund t’i mbeste në dorë. Nuk pranonte ,që për këtë shkak ,të shkonte kot në burg. Nëpunësja, sa hapte sytë ,thërriste” “lugati”,dhe përsëri i binte si e vdekur. “ Na i çmendën kalamajt kompjutrat,- tha një mesoburrë.”Kur mjeku tha se duhej të gjindej se nuk bën lugati,të pranishmit u shprehën:”Ku ka lugetër zoti doktor?Pikë e zezë çfarë mjekësh kemi! Bëj punën, se po të kapëm në dorë, po të bëjme lugat! Kemi një orë që qendrojmë në këmbë.”

Kur nëpunësja hapi sytë për herë të pestë,mjeku i ndënji gati me pyetjen:”Cili është lugati ?”E mjera , sa bëri me gisht në drejtim të xha Sadikut, u shua përsëri .Të pranishmit drejtuan shikimin nga xha Sadiku.Disave nuk u ndejt pa u shprehur:”Dukesh plak serioz! Çfarë i ke thënë që trembe aq shumë gocën? Ende të bie ndërmend për femra? Nuk tregohen përralla në zyra! …..”

Sipas porosisë së mjekut, policët e nxorrën përjashta xha Sadikun. Kur femra nuk e pa xha Sadikun ,u ngrit mënjëherë në këmbë. Shend e verë ka treguar se porosija e gjyshës i doli e saktë.Kur ka qënë e vogël ajo e ka porositur:”Po të doli lugati përpara ,bëj si e vdekur, se nuk të ha.Të vdekurit ngrihen nga varret , për të ngrënë të gjallët, që bëjne zullume.”Nga dyshimet për veprimet e veta,ajo ka bërë si e vdekur, për të qënë sa më e sigurtë.

Mjeku ,me ndihmsat e tij ,mblodhën plaçkat për të shkuar në urgjencë.Të pranishmit, kur mësuan se punonjësja ishte shendosh e mirë, filluan te pëshpërisnin:” Po kjo paska lujtur teatër?Na u mpinë këmbët me shqetësimin në gjoks, se mos e gjente gjë!? Ky nuk është shtet. Luan komedi me ne, kudo kemi punë me atë. ……”

Iku mjeku,por ndërhyri policija.Ata e donin me shkrim, pse nëpunësja e quajti lugat burrin e botës? Nga ky shkak policët e mbanin për krahu xha Sadikun. Kur vajza tregoi se zotëria ,që pat përpara,prej pesë vitesh ka vdekur,sipas portalit të gjëndjes civile ,policët u vunë në siklet.Nuk dinin si të vepronin!? Në asnjë ligjë, rregullore ,nuk e kanë të shkruajtur një gërmë si mund të veprohet me lugetërit. Njeri dha urdhër t’i vihen prangat. Tjetri nuk pranonte me arsyetimin se lugetërit e fantazmat janë hije. Si mund t’u vihen pranga hijeve!?

Erdhi i plotfuqishmi i lagjës,Dashi . E takoi xha Sadikun me përzemërsi.E pyeti për ndonjë shqetësim .Me shikim,xha Sadiku e udhëzoi të dëgjonte shokët e tij. Kur Dashi dëgjoi përrallat me lugetër ,u nxeh me të vetet.”Po të jenë tërë banorët si xha Sadiku,pak nga ne do të ishim në këte punë, -e ka mbyllur arsyetimin ,në mbrotje të xha Sadikut.

Policët,me të marrë sinjalin nga radiot, se ka ndodhur një ngjarje kriminale,me sirenat ndezur u larguan në punë të tyre. Xha Sadiku u la i lirë,me premtimin e Dashit se dot’ia zgjidhte ai këtë punë.

Të nesërmen në mëngjez, shef Dashi me xha Sadikun, kanë shkuar te zyrat e gjendjes civile.Ata zyrtarisht e deklaruan të vdekur, pasi verifikuan elektronikën bashkëkohore edhe qitapet e vjetër.Në këtë pjesë të rrefimit,nuk po e merrja vesh nëse xha Sadiku bënte humor,apo ende nuk qe kthyer në normalitet.

Shef Dashi bënte be ,e stërbe se xha Sadiku nuk ka vdekur asnjë sekondë, përkundrazi është i mbajtur shumë mirë. Shtëpinë e ka në të njëjtin vend ku ka lindur.Nuk i bindi dot. Kur shefja mori vesh ,se xha Sadiku ka marrë pensionin, për pesë vitet e lugatllëkut ,u fut në zyrë për të bërë denoncimin e grabitje së pensionit. Me këtë veprim,do të mbronte taksapaguesit për përvetësimin e pensionit nga lugati.

Shef Dashi ,me eksperiencën dhe sedrën profesionale, u fut zyrtarisht në mbrojtjen e qytetarit.U kërkoi proçes-verbalin e vdekjes se xha Sadikut. Nga ai dokument do të shihte kush e ka nënshkruar marrëzinë.Shefia e madhe nuk pranoi të nxirrte dokumnetin original, me preteksin se është e zënë me denoncimin e grabitjes së pensionit.

Pas disa thirrjeve telefonike të shef Dashit, me sirena ndezur ia mbërriti policia, krimi ekonomik dhe prokurori.Me ardhjen e tyre , frika shetiste serbes -serbes si në zyra edhe koridoret e institucionit.Trimja,shefja e madhe,kur pa tërë ata burra në zyrë,e zverdhur si limoni . E shkëputi punën për denocimin.Me zë të hollë,të mekur i dha urdhër sekretares ta sillte urgjent proçes-verbalin e vdekjes së xha Sadikut.

Ekspertet e krimit ekonomik u vunë pas nëpunësve të gjendjes civile.Nuk vonoi shumë kur eksploruesit e dokumentave erdhën te xha Sadiku,për ta marrë në pyetje, për të zbuluar të vërtetën;

Çfare lidhje keni me Zyra Hasen?

E ndjera ka qënë gruaja ime,- i përgjigjet xha Sadiku,me sy të vesuar.

Eshtë gjallë apo ka vdekur?

Ka pesë vite që më ka lënë vetëm, - xha Sadikut lotët i morën fytyrën.

Këtë të vërtetë të hidhur e konfirmoi edhe shef Dashi,se ka qënë pjesmarrës në varrim.

Po unë a jam i gjallë apo i vdekur sipas dokomentave që shikuat?- i pyet xha Sadiku me frikë në palcë.

Për ju nuk ka asnjë dokument se keni ndërruar jetë,- tregoi me siguri profesionale shefi i kriminalistikës.

Nuk qënka bërë hataja,- ndërhyri shefja e madhe.- Gabim njerëzor është. Do ta korigjojmë.

Prokurori nuk po i kuptonte arsyetimet e shefes së madhe. Gabimet njerëzore, të nëpunësve të saj, do t’i mbulonte me vendim te formës së prerë nga gjykata. Pa ardhur letra e vulosur, se xha Sadiku është gjallë,nuk mund të futej në sistem. Pyetjes së prokurorit se kush paguan shpenzimet e gjygjit, dhe sa afat ka kjo procedurë, shefja e madhe ktheu përgjigje me ngrejtje supesh. Kur prokurori i bëri pyetjen se kush e ka tërhequr pensionin e të ndjerës, për këtë përgjigje ajo nuk mbante asnjë përgjegjësi ligjore.

Prokurori kërkoi një zyrë të veçantë.Specialisteve të krimit ekonomik u kërkoi t’i sillnin në zyre si nënshkruesit e aktit të vdekjes dhe çrregjistruesit që kanë bërë ngatërresen. Nga katër hartuesit e aktit te vdekjes, vetëm njëri doli se ishte në gjendje pune. Deshmija e tij i mjaftoi prokurorit për të hyrë te e verteta. Nga deponimet e deshmitarëve, prokurorit i rezultoi se shefja e madhe ishte autoria e gabimit fatal. Nga krimi ekonomik, prokurorit i erdhi njoftimi se e ndjera Zyra Hasa e ka tërhequr pensionin rregullisht. Me këtë njoftim xha Sadikut gati sa nuk i fluturuan mend nga koka.

Shefja e madhe nuk mbante asnjë lloj përgjegjësie,duke u mbrojtur me frazën e habitshme:” Janë gabime njerëzore.”Për prokurorin ku arsyetim ishte jo ligjor. Ajo ,mbi xha Sadikun hidhte edhe fajin e rregjistrimit si lugat ,edhe marrjen e pensionit nga e ndjera. Për këto arsye ai duhej ta dëmshpërblente shtetin lekë më lekë.

Xha Sadiku, bënte be, për kokat e katër fëmijëve, që i ka në emigracion,se nuk ka pasur asnjë sinjal , sado të vogël ,nga administrata shtetërore për konvertimin e tij nga njëri në lugat. Ka paguar si njëri; taksat; enërgjinë elektrike; ujin; taksën e pullës për kartën e identitetit,….. Eshte nxehur kur i kanë bënë ndryshimin e akuzës për përvetësim pension. “Ku t’i gjej paratë që paska marrë e ndjera nga pensionet?- i është drejtuar prokurorit për ndihmë.

Prokurori nuk mundi të pranonte më sofizmat e shefës së madhe.I preu fletë- arrestin .Ne fillim shefia e madhe u turbullua pak. Me pas u përqendrua.E filloi me prezantimin së ështe; gruaja e filanit; kushërira e fistekun;anëtarë e krysësë se partisë në pushtet;…… Prokurorit nuk i luajti asnjë muskul në fytyrë nga ky prezantim.

Meqë në këtë krah nuk e mori rezultatin e kërkur,për të nxjerrë mllefin nga gjoksi i saj, iu hakërrua xha Sadikut.” Je burrë i keq.Pse me erdhe me polic për të zgjidhur punë? Nuk e di ti se unë nuk çaj kokën për askënd? Jam e drejtë, se zbatoj vetëm ligjin.”

Për të sqaruar ,atë, edhe prokurorin, shef Dashi , i ofenduar rëndë nga fjalët e parafolëses,tregoi se ishte ai që i priu xha Sadikut, për të zgjidhur konfliktin në mes tij dhe administratës shtetërore. Një nga detyrat kryesore të plotfuqishmëve të lagjeve ,është bashkëpunimi me komunitetin.

Pas tërë kësaj zallamahie prokurori urdhëroi policët t’i vinin prangat zonjës së madhe. Përpara se të dilte nga institucioni, u kërkoi ndjesë nëpunësve.

Po lugatin ku do ta shpini?- pyeti papritmas shefia, me pranga në duar.

Xha Sadikut i kërkojmë ndjesë dhe do ta percjellim deri në shtëpi. I jap fjalën se shpejt do ta zgjidh hallin e tij,- u përgjigj prokurori zonjës.

Lugatin në rob të gjallë e kthej vetëm unë. Jam e trajnuar për të hyrë në sistem, për të bërë ndryshimet e nevojshme, për gabime të tilla.

Të na i kishe thënë këto fjalë në fillim, nuk do të ishte bërë gjitha kjo gurgule,- iu përgjigj shef Dashi.

Nuk t’u drejtova ty, por prokurorit,- iu hakrrura shefja e madhe.

Ju këshilloj të mos flisni me pa avokat! Sa herë që flisni , tregoni se keni thyer ligjet- u përgjigj prokurori.

Policët ,me zonjën e madhe të prangosur, dolën nga institucioni. Prokurori u mundua ta qetësonte xha Sadikun.Edhe në ndaria i premtoi se do t’ia zgjidhte shpejt shqetësimin e tij. Shef Dashi e shoqëroi deri në shtëpi. Gjatë rrugës i ka kujtuar që të më takonte edhe mua.Me kolegët investigues, në mediat e ndryshme,mund t’i përshpejtonim punët për zgjidhjen e shqetësimeve të xha Sadikut.Kjo ka qënë arsyeja që më ka kërkur dy ditë rresht.Në fakt nuk kam qënë në qytet ,se isha me sherbim diku larg.

Gazetarët investigues e pritën me dashamirësi xha Sadikut. Me profesionalizmin e tyre,plot humor, për pak ditë xha Sadikun nga lugat lagje, e rikthyen në njëri ,për tërë opinion publik, i cili i dëgjoi me dhimbje shqetësimet e xha Sadikut ,përballë mosfunksionimit të burokracisë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat