“E vërteta forca vitale si mali me shkrepa” - Bota Sot
“E vërteta forca vitale si mali me shkrepa”

Kultura

“E vërteta forca vitale si mali me shkrepa”

Nga: Sali Leka Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Ai që orvatet me frikësuar kombin e Skëndërbeut për të mos votuar për zhvillimin dhe modernizimin e atdheut.

Debat me bashkëbisedim me ata djem dhe burra trashigimtarë të betuar të Skënderbeut filiza qelibar të atdheut.

Përpëlitja dhe orvatja për të penguar popullin që mos të votojë për cilin të dojë janë veprime negative regresive dhe duhen të demaskohen dhe të ndëshkohen pa hezitim.

Thirrjet, ulurimat dhe ultimatumet për mosbindje civile ndaj shtetit dhe ligjeve janë antinjerzore, antipublike me pasoja anarshiste kaotike dhe duhen të demaskohen dhe të ndëshkohen rreptësisht.

Edhe sikur të jenë ligjet e padrejta dhe të shtrembura nuk drejtohen me mosbindje civile, por akoma më shumë egërsohen, ashpërsohen dhe bëhen të tmerrshme.

Përpara se të filloj tregimin e sotëm me fakte të vërteta dhe me bashkëbisedim korrekt jam i obliguar për të falenderuar stafin e gazetarëve me logjikë dhe etikë të kulturuar , guximtarë të admiruar, që javën e parë Maj 2019 botuan 2 tregime të miat, tregimin me titull “ Mos u frikëso Amsterdam, mos u dëshpëro Roterdam” dhe tregimi i dytë “Na ishte njiherë Lul Basha”.

Dy tregime me vlerë të dobishme më shumë se dyqind tregime me gënjeshtra, spekullime dhe trillime që janë botuar 2 muaj Mars, Prill 2019. I kanë botuar 29 analistë, anarshistë kaotistë në faqet e gjashtë gazetave në Tiranë. Redaksitë e gazetave i falenderoj që botojnë pa censurë edhe gënjeshtrën, sajime, katrahurë, mashtrime, procka, brockulla, humbëtirë, mjegullinë, mugëtirë por do të demaskoj 20 analistë antihumanistë, antimodernistë, që shkruajnë tregime të pështirosura, të neveritura skandaloze monstruoze.

Etika dhe psiqika e tyre e molepsur, e matufepsur , e katranosur mendon se duke shkruar sa më shumë gënjeshtra ngrihen lart në piedestalin mediatik dhe populli u përulet, u bindet prockullave dhe brockullave negative që i flasin edhe nëpër studiot televizive .

Jo jo kurrë jo! Populli shqiptar, kombi i Skëndërbeut nuk u përulet këtyre 20 analistëve me dyqind tregime të neveritura, të zhgarravitura, edhe sikur të shtohen, të bëhen dymijë e dyqind analistë kaotistë dhe njëzet mijë sharlatanistë, zuzaristë, antihumanistë dhe antimodernistë të skremuar.

Unë isha dhe jam shkrimtar dhe poet humanist eposik liberalist modernist i betuar antianarshist dhe antikaotist i vitalizuar.

Kam punuar, punoj dhe do të punoj. Kam votuar, votoj dhe do të votoj për zhvillimin, përparimin dhe modernizimin e atdheut arbo-alban.

Ata që votojnë për zhvillimin dhe modernizmin e atdheut kanë bërë dhe bëjnë punën më të shkëlqyer, më të mirë, më të dobishmë.unë me shokët e mi me kontribut të madh të çmuar, as jemi frikësuar , as nuk frikësohemi, nga ai dhe ata si ai që bërtasin, ulurasin me adet e marifet për ibret dhe mysibet, pa u zgjedhur nga askush, pa u votuar nga trashëgimtarët e Skëndërbeut. Po po, trashëgimtarët e Skënderbeut, që janë shtatë milion në pesë vende ballkanike dhe tetë million në dymbëdhjetë vende të Europës së zhvilluar kapitaliste atlantike. Dy milion shqiptarë janë në Amerikën e madhe demokratike.Unë jam albanez, bir albanezi, trashëgimtar i kombit të Skënderbeut, pasardhës filiz qelibar i Shën Konstandinit shembull dhe model human dhe vigan në Ballkan, bosforik bizantin. Jemi në vitin 2019. Jubileu i madh 1695 vjetori triumfator kur perandori i dy perandorive romake dhe bizantine Shën Konstandini epik historik filloi për herë të parë në Ballkan të hapi qendra votimi, viti 324 dhe në vitin 325 në Bizant Stamboll i sotëm.

Në Stamboll kanë banuar dhe banojnë dy milion shqiptarë arbo- dardan pasardhës të Shën Konstandinit dhe Elenës pellazgo ilire-taulantike. Këto ngjarje të vërteta eposike historike nuk i don, I urren ai Luli që në 11 dhe 13 Maj 2019 gumëzhiti llomotiti edhe natën nëpër rrugët e Tiranës , edhe në shi edhe stuhi me egërsi dhe sekelldi për të frikësuar njerëzit në Shqipëri, por edhe në Amerikë dhe Europë, për të penguar kombin e Skëndërbeut mos të votojë për zhvillimin, përparimin e Shqipërisë kapitaliste demokratike.

Në shtator 2017 qeverisë socialiste e votuar nga populli me Edi Ramën kryeministër reformist shembull dhe model filloi etapën e kapitalizmit modernist. Mbas 22 vitesh Shqipëria do të jetë Gjermania, Belgjika, Austria, dhe Danimarka kapitaliste e Ballkanit.

Në vitin 2042 Shqipëria do të festojë 25 vjetorin e triumfit kapitalizmit modernist demokratik. Në shtator 2019 trashigimtarët e Skënndërbeut do të festojnë dy vjetorin e fillimin e reformave të dobishme moderniste kapitaliste të qeverisë socialiste, por Luli nuk don festime jetike sublime, por don rrënime mizore kaotike dhe shkretime antinjerzore.

Prandaj ata që frikësohen nga ultimatumi dhe kutrrumi i Lulit në 30 qershor 2019 mos të dali nga shtëpia, por të qëndrojnë mbyllur me drry si merhumi dhe tutkuni.

Unë me shokët e mi do të shkoj të votoj edhe do të këndoj!

Do të këndoj poezi nga libri “ Blerina Sydelina”.

Poezitë e librit nuk u botuan në kohën e skëterrit mizorist, kur Shqipëria nuk ishte kapitaliste moderniste dhe u sundonte nga klika antihumaniste, antidemokratike enveriste ramiziste.

Ingranazhet e ndryshkura të kësaj klike makabre gjakatare burgosën, intertuan, masakruan shkrimtarët dhe intelektualët fisnikë kreshnikë më të mirë, më të admiruar të kombit të Skënderbeut. Midis të cilëve unë më shokët e mi që u përlesheën u kacafytëm më kopenë e ujqërve të kuq marksistë stalinistë monstruozistë.

Prandaj sot nuk frikësohen edhe sikur neomarksistët dhe zuzaristët si Luli, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Edi Paloka të shtohen dhe të bëhen katërqind ultimatistë skurrikistë.

Sot në vitin 2019 shekulli XXI djem dhe burrat, vajzat dhe gratë shqiptare nuk mund të pengohen mos të votojnë ashtu si duan, ashtu si e meritojnë edhe sikur të ngrihen nga varri Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me klikën e tyre vampiriste në vitet 1945-1949 burgosën, pushkatun dhe masakruan 24 deputetë nacionalistë dhe ballistë se nuk ishin komunistë stalinistë si Enveri dhe Ramizi. Kurse sot ai Luli është i angazhuar me ia kaluar Enverit dhe Ramizit. Lulucku do të burgosi, të diskriminojë 74 deputetë socialistë moderistë për katër muaj qershor-shtator 2019.

Enveri me Ramizin 24 deputetë i burgosën për katër vjet .

Për dyzet e pesë vjet Enveri me Ramizin burgosën, torturuan, i keqtrajtuan 175 shkrimtarë, poetë dhe 750 intelektuaë me kontribut të çmuar për letërsine, etikën, kulturën dhe demokracinë.

Shkrimtarë dhe poetë të betuar për të drejtën, të vërtetën, të mirën, të dobishmen me demaskime të drejta kundër censurës zuzariste, katrahurës anarshiste dhe diktaturës mizoriste.

Është e vërtetë si drita e diellit që sot në Shqipëri ka persona me pasuri kolosale të vjedhura por pasurinë e kanë grabitur përpara vitit 2013 kur Edi Rama nuk ishte kryeministër i qeverisë shembullore.

Ashtu si librat e mia i kanë vjedhur para vitit 1991. Libra si thesare të çmuara.

Sali Leka Cel 068 38 55 304

SHËNIM 1 EKSKLUZIV

Poezitë e librit “ Blerina Sydelina” kanë daktilografuar në makina shtypi redaktorët artistikë të palodhur të papërtuar Dhimitri Fullani, Sejdin Kondi, Perikli Jorgoni, Piro Tase, Fatbardha Spahiu, Delie Marku, Jolanda Gjoni, Brikena Simoni. Dhimitri Fullani redaktor shembull dhe model në shtëpinë botuese “ Naim Frashëri” më tha:” E o Sali Leka tregimet dhe poezitë e tua lirike erotike eposike historike janë të ,mrekullueshmë të dobishme për jetën njerzore të çdo kombi dhe rrace në botë por nuk i botojnë redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori dhe as shtëpia botuese Naim Frashëri.

Ah sikur të kishe lindur në Amerikë Sali Leka veprat e tua letrare si thesare të cmuara do të botoheshin në Ëashington, Neë York, Neë Xhersi , Cikago, Manhatan, San Francisko, Detroit, Miami, por ti Sali ke lindur fatkeqësisht në fshatin e humbur të pazhvilluar të prapambetur në Shqipëri të mesme”.

Edhe unë shokut Dhimitri Fullani i fola, i tregova: As fshati im dhe asnji fshat në Shqipëri dhe Kosovë nuk janë të humbur as të pa zhvilluar as të prapambetur, por të pazhvilluar , të prapambetuar, të zgërdhecur janë ata që kanë uzurpuar poste dhe funksione partiake qeveritare, publike dhe letrare artistike mediatike, të angazhuar me Byronë politike enveriste ramiziste, dhe të strehuar nëpër redaksitë e gazetave marksiste zuzariste “ Bashkimi , Drita, Zëri I Rinisë dhe revista Nëntori”. Unë jam shumë i gëzuar që kam lindur në fshat larg Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, por fshatin e lindjes nuk e këmbej as me Parisin borgjez kapitalist , as me Berlinin as me Stalingradin.

SHËNIM 2 EKSKLUZIV

Biseda me shokun e admiruar fisnik besnik i betuar Dhimitri Fullani është e gjatë. Unë kam shumë tregime dhe kujtime për redaktoret e kulturuar artistikë guximtarë kreshnikë, edhe për redaktorët e tjerë Piro Tase, Sejdin Kondi, Perikli Jorgoni, Enver Bitri, Delie Marku, Jolanda Gjoni, Fatbardha Spahiu, Valbona Dushku, Brikena Simoni që për 25 vjet rresht kanë daktilografuar me duart e tyre të shkathta 85 libra dhe 5450 tregime dhe poezi brilante , të mahnitshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...