Vaji për vdekjen e Teutës

Kultura

Vaji për vdekjen e Teutës

Nga: Nexhat Halimi Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:20
Nexhat Halimi

Ti hesht e zgjohesh te koka e bukur e hutuar

Me kurorën e shenjtë shkruar vetëtimë mbi det

E vigma të fajkoit shpërthejnë gjirit ndërmjet

 

Në yllin e vetmuar polar të robëruar ndër dhitë                    

Shkëputen copëza dheu nën gjak nga fqinjët

E mjeku i cazinit prek bukurinë të dalë varri

Tremijë vjet s`ka ndërruar gjë rizona as zjarri                          

 

E dalë varri lakuriqe pret të lëviz hije në mua

Në kullën me nga dy mure ndez dashuri guri

E uji shpellës e rrjedh shpirtin e gjallë në krua

Të zgjohet vetëtima me figurë të lashtë lirie

Ta prek mëngjesin në maje shkëmbi lakuriqe

E të fluturojë e të bjerë në det pa zot dhe hije

 

Askush s`e pa a ra në ujë a treti frymë qiellit          

Ndërmjet zemrës e gjakut ilirik mitit shenjtë

E ndërlidhen e prapë zgjidhen të gjithë penjtë

 

Gjurmët e një çmendurie

Ti s`qe më formë apo qe në akuarium ujë e gjak

Ja lëviz lirisë së robërisë i njëjti peshk pak pak

E vija e kuqërremtë e mollës natyrisht tashmë bie

Natyrisht dhe gjendje e përmbajtje e dritë vetmie

Ik harqet e urës përplasur pranverës me jehonë

Flakë e ndez dashurinë e egër mbrëmjes së vonë

E dhoma krijon pamje moderne dridhje klasike

Varjes së shpirtit ndër gjendje të flluskuar epike

Në epshet e çuditshme të një trupi me dy koka

Ekstazës nga binte e sillej hëna e copëtohej toka

Aktit dehës e ngacmues shkëlqimit të yllit polar

Të zgjohem i çmendur pa veten në lojë me zar

Në etje të jashtëzakonshme e të humbur në mall

E këputur brinjësh të kohës ndër gjurmë në zall

 

Tri guaca

Buzë ujit tri guaca e frymë e shpirtit ik rërës 

kthej shpinën largohem ndërmjet dy stacionesh

më dhemb njëra këmbë e ec kaq me vështirësi

diçka në mes dy cicash më shpon me zjarr e hi

për pikë të gjakut ndrit flaka e qiririt në stuhi

ndalem ndërroj mendje tri krijesa të fund ujit

cila guacë e bart  shpirtin të derdhur në vetmi

guaca e verdhë e portokalltë e ajo ngjyrë flake

përplasen nën valë të shkumuara kaq kaltër

e lë gjeranën e bie në gjunjë në udhë të largëta

ky është fundi vërej gjysmëhënën mbyll sytë

dëgjoj zëra për tri guaca mbi kurmin e pa jetë

e uji larg ngjitet të lidhet me hapësirën kaq qetë

Buzë deti tri guaca e frymë shpirtit bie rërës 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat