Poezi për Florën time

Kultura

Poezi për Florën time

Nga: Sami Blakaj Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:54
Sami Blakaj dhe Flora Brovina

I

O moj Florë, e mjera Florë, 

Kush të shtyri ty n'këtë lojë? 

Ti ke pas qenë një zojë e randë, 

Ke pasë respekt anë e mbanë.

II

Ke pasë shumë t'mira e begati,

Pse u "manipulove" me një fotografi?

T'u pasë plotë dëshmi historike,

Nxjerrë n'parlament "dëshmi" pornografike.

III

Me gra trimëresha, e me gra HEROINA; 

Nuk bohet politikë, oj FLORA BROVINA,

Gabim i randë që nuk të falet,

S'mund t'a fshehin sot as malet.

IV

Kërkim-falja ishte hapi i parë

Hapi i dytë po t'pret me e marrë,

E ke obligim ndaj qytetarëve dhe ndaj vetëvetës,

Dorëheqjen tënde prej deputetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat