Unë dhe Babai

Kultura

Unë dhe Babai

Nga: Rina Cukaj Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:04
Rina Cukaj

Si fëmijë në shkollë na mësonin se të rriturit qajnë kur mërziten, dhe se me këngë ndajnë gëzimin, mua më është dashtë të rritem, e të kuptoj, që babai im ishte ndryshe.
Ai n ‘mërzinë më të madhe ia lëshonte këngës, dhe gjithmonë gjatë festave ikte, që fshehtas t ‘qante Shpresoj të ma fal një ditë!
M’u desh gjithë kjo kohë të mësoj, çka është malli për ata që sjanë…
Babi im njihej trupshkurtër, thatanik, dhe e karakterizonte hunda e Skënderbeut, dikur vonë rriti mustaqet t ‘cilat nuk i largoi një jetë.

Kishte një të qeshur të zëshme dhe shumë të çiltër prej të tillave që rrallë dëgjoheshin nga njerëzit si ai, them ashtu pasi nuk bartte peshë të lehtë nga e kaluara.

Më të dashurit i kishte t’vdekur, miqtë e luftës t’vrarë në liri, dhe po plakej brenda një vendi të cilit i kishte dhënë gjithçka teksa ky i fundit dita ditës po kalbej.
Ta kërkoje syrazi, ka qenë e kotë, babi im nuk shihej në turma, por unë jam rritë duke pritë turma të vijnë e t’i kërkojnë të shkojë n’vend tyre, n’vende ku rrallë shkonin njerëz në numër njëjës.
E mbaj mend si fëmij të futej odave dhe burrat sa trefishi tij ngritshin ta nderonin, teksa largoheshin t’i lironin vend thua do t’shtrihej. Po po, më merrte gjithmonë prapa, edhe në oda bile.
Ai nuk më ka blerë kurrë kukulla, dhe për asnjë të vetmen herë nuk më ka thënë të sillem ndryshe nga ai, pos një herë kur pata grushtuar një komshi shpingjiturazi, dhe për fatin tim të keq, babi gjendej jo larg prej vendit ku gjithë ai djalë qyrravej.
Ende m‘kujtohen t‘nemunat e grave t’katundit, pasi si për dreq s’i ndalej gjakderdhja prej hunde…
‘‘Ti je femër, babi‘‘‚ ‘‘Ani cka?‘‘ ia ktheva, teksa u ul dhe me të dy duart më kapi rreth qafës n’gjysmë mjekërr duke m’pa ndritë t’syve:
‘‘Nese veç ke zgjedhë rrugën e luftës, duhet të mësosh armë më të forta se grushti, dhe të kuptosh se fitorja e vërtetë arrihet vetëm në rrugën e dijes dhe durimit‘‘.
Nga ajo ditë me plakun veç për libra jemi grindë, a të grushtohem kam vazhdu, vetëm se fshehtas tij…

Në thinjën e parë e nguca i thashë ‘‘U plake e hajt‘‘ , tha ‘‘Unë jam plak trim‘‘ që nga atëherë vec i janë shtu thinjat.
Babi qeshej kur i qeshnin edhe nëse nuk i qeshnin me zemër,
“Ca qeshje Hastret, janë më të akullta se ngrica, dhe prejnë më prehtë se thika, por që të tilla jetojnë të sigurojnë paqen e atyre që nuk kanë faj“.
Nese babai im do të bëhej letrar me profesion, nuk dyshoj që do arrinte shumë më shumë se shumë letrarë të cilët sistemi arsimor (idiot) më detyron t’i analizoj.
Një ditë kujtimet me plakun do t’i botoj n‘libër, por deri atëherë po i ndaj n’copë-copë.
‘‘Ooo Tale po ka je nisë o burrë?“ (Axhi Jashar)

“Ku je he trim, gati me t‘harrua, ja kom msy n‘Kodër t‘Kurtit me hastretin“ (Babi)
“Si? Joishalla, paj s‘mun t’ngjitet o burrë, kjeka e vogël, plus cikë. Heee c’paske me bajt n’shpindë n’ton at koder” (Axhi Jashar)
“Shazote s’ja ke qëllua ksi heri, po kta une e ko sa shtat djem tu o Jashar burri“ (Babi)

Duhet t’I kem pasë diku 8 vjet në kohën kur babai im mate guximin tim me shtatë burra, pra mund ta imagjinoni presionin.

Ai nuk pret nga unë t’përfundoj shkollën, ai pret të futem në Akademi të Arteve, t’fitoj Nobel të Letërsisë, t’zhvilloj debate politike, t’qëndroj intelektualisht e paarritur n’rrethet kolegiale…

Dhe shpesh vetpyetem: Vallë ka dyshime t‘zhgënjehet një ditë.

Të flas drejt, me plakun e kam pasë vështirë të diskutoj, kalonim në të shara, në thënje dijetarësh, në emra të harruar nga koha dhe zakonisht në tone të papërmbajtura nga ana e plakut.

Edhe pse ngjasojmë më shumë nga qe kemi bërë plan, unë hatrohem pa ditur të fal, teksa babi kthehet. Nuk e di si apo pse, por nuk zë rrënjë e keqja te ai…
Ai ka një fjali të marr nga librat me të cilën jeton: “ Nuk qaj pse s’bëra, por që s‘munda të bëj më shumë“ sikur ta dinte që ai bëri tepër, edhe vec tuj qëndru vetja.
E që zihemi për Qosjen ka gati një jetë, për Konicën më hidhrohet, me Kadarenë më mbanë hatrin, kur këndon Fishtën s’m’flet, dhe te Jesenini kthehet vec atëherë kur për Mjeden bërtet.
Fan Nolin e duam të dy, ashtu siç bëjmë Seremben, prishemi te Podrimja, por pajtohemi kur lexojmë Lumin.
E shihni nuk është edhe aq i komplikuar thjeshtë është i rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat