Adela Muçollari në jurinë ndërkombëtare të “Premio Roma Danza” - Bota Sot
Adela Muçollari në jurinë ndërkombëtare të “Premio Roma Danza”

Kultura

Adela Muçollari në jurinë ndërkombëtare të “Premio Roma Danza”

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:33
Adela Muçollari

Në një nga organizimet më të rëndësishme ndërkombëtare të kërcimit, në “Premio Roma Danza”, me një traditë disa vjeçare, Shqipëria do të jetë pjesë e jurisë.

Është hera e parë që vendi ynë ulet në karrigen e gjyqtarit në një konkurs që lakmohet nga balerinë që kërkojnë profesionalizmin. Teatrin tonë të Operas dhe Baletit do ta përfaqësojë Adela Muçollari, e përzgjedhur nga drejtuesit si ndër balerinat me paraqitje të mirë në sezonet e fundit artistike.

Në një këndvështrim më personal, ky kërcim nga skena në karrigen e gjyqtarit, i përgjigjet edhe pjekurisë profesionale dhe mendore të 28-vjeçares.

Konkursi zhvillohet në javët e para të Korrikut. Adela i ka hyrë studimit të konkursit ndër vite, konkurrentëve, vazhdimësisë se fituesve të “Premio Roma Danza” dhe veçanërisht anëtarëve të jurisë që është përfaqësuar me emra të njohur të baletit e koreografisë. Mjafton të përmendim Petra Contin e La Scalës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...