Insert i `68-ës në Prishtinë

Kultura

Insert i `68-ës në Prishtinë

Nga: Nexhat Halimi Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:06
Nexhat Halimi

Dy milion që e hanë bukën Dy milion që e rrokin pushkën

Republikë, Republikë, vjen jehona, ose me hatër ose me thikë

Zgjonte zëri i esës në radhën e parë me grushtin në tëmth

E gatshme të vdes me shpirtra të etur kraharorë zhveshur

E shtriheshin të vrarët sy kaltër me plagë gjaku përmbi gji

E shpërndahej tymi e mjegulla e flaka e era e vdekjes lëmsh

Gazi lotsjellës ngrihej me këngën e korit në lëvizje për liri

Mes jetës e etjes shëtiste krijesa me të vdekurit në robëri

Rruga në mes përballë sy të pafajshëm e vrasës me pancir

Vdes i dyti e i treti e i shtati të jetë ky popull vetëm i lirë

Njëri e rrëmben bombën në mes turmës e hedh në gjithësi

Ajo e qëlluar me këngë në buzët gjak ende nxjerr zë s`vdes

Përmes dy radhësh kalon poeti i nisur në liri me një thes

Ka kaq vjet s`e kam parë djersë e gjak për ballë i ngjitet

A je ti sabri hamiti e shikoj e mes turmës bie epika e lirika

Kujtimi dhe harrimi në të njëjtën nyje valëvitet e mbytet

Dy milion që e hanë bukën Dy milion që e shkrepin pushkën

Shuhet zëri i esës në krah timin e të v bashotës në lot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat