Ku mbaron nr 20 Gjoleka

Kultura

Ku mbaron nr 20 Gjoleka

Nga: Bejo Shanaj Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Kreu arsimin e mesëm në qytetin e Memaliajt (teknikumin) 1984. U vu në krye të “Revoltave të Marsit 1997” në Tepelenë. Personazh mediatik për atë periudhë si nga media kombëtare ashtu dhe ajo botërore. 

E për të bërë sa më të plot ansamblin e epokës së burrave, nuk mund të rri pa përmendur:  Vaqo Skënderin, Vesel Dervishi, Bejo Zhupa, Baze Caka, Myrdar Memushi, Idajet Koka, Reshat Zhupa, Xhevdet Dalani, Myftar Skënderi, Mustafa e Veli Llaka Myrdar Kërçani, Astrit Kapaj, Luman Ormëni,Beqar e Hetem Skënderi, Veiz e Ismet Tota, Jonus Çuçi, Mirian e Mehmet Beqiri, Sate e Novruz Dulaj, Avni Llkaj, Abaz Shehu, Lalo e Çarçan Dalani, Balil Mema, Shefqet Haxhia, Kutbi Vruzhi, Kujtim Skënderi, Xhevdet Ruka, Malo Liçi, Kujtim Malaj,Riza Jaupi,Pajtim Memushi, Sherif Sherifi, Bedri Zhupa, Ylli Kërçani, Latif Zhupa, Agim Bushi, Ladi Zhupa, Valter Kërçani, Perikli Dalani, Genci Llaka, Henërik Lamaj, Selami Memushi, Adriatik Shehu, Mynyr Memushi, Golik Kapa, Ylli Kondi, Armando Shehu, Riza Zaçaj, Xhezmi Kordhaj, Gëzim Bega, Salarioti që kur lindi shënoi numrin 3 milionë, të popullsisë në Shqipëri.                                                                                                                      

Introdukte

Salaria i ka majat të patjetërsueshme, po z. Kastriot Lamaj nëpërmjet këtij studimi e hulumtimi, i mpreh ato që të mos i mbulojnë e errësojnë mjegullnajat e kohës.                                                                                                                                                             

Ai ka studiuar, por dhe ka kontaktuar me autorë kompetent, që trajtojnë dhe analizojnë tema të tilla dhe ka arritur në përfundime të sakta.                                                          

Duke e parë me syrin e një të jashtmi, jo vendas, mbështes konkluzionet e autorit të këtij shkrimi se Salariotët kanë qelizën e jetës ndryshe nga popullsia tjetër e fshatrave të afërt apo fqinj me të. Kjo të shpie në përfundimin se banorët e hershëm të Salarisë kanë një orgjinë të veçantë.                                                                                                                                       

 Në vitet 50, një ekspeditë arkeologësh bënë gërmime e studime në vendlindjen time; Velçë, Vlorë. “Shpellën e Velçës” vendbanim i lasht Ilirë. Unë isha i vogël kureshtar, dëgjoja bisedën shqip midis tyre që në lashtësi apo mesjetën e hershme, kripa përdorej si njësi monetare, siç përdorej floriri; kaq e aq qese me flori ose (kripë).                                                                                                                                       

Duke punuar për një kohë të gjatë si mësues në shumë fshatra të rrethit të Tepelenës, kam bindjen se i njoh esencialisht të gjitha trevat e këtij rrethi. Salariotët kanë të veçantë (inteligjencë e avancuar) kuptohet jot ë gjithë, krushqitë, miqësitë, lëvizjet e migrimit kanë sjellë ndryshimet e veta.                                                                                                               

Le të kthehemi tek esenca e këtij shkrimi të autorit Kastriot Lamaj. Autori është një pinjoll i denjë i paraardhësve të vet, si një flakërim patriotizmi që merr shkëlqim nga shkëndijat e gurstrrallit të Salarisë dhe aromë nga lulet e maleve të vendlindjes të personazheve, pse jo edhe të autorit.                                                                                                    

 Selam Musai është vlerësuar  gjithmonë si emblemë nga të gjitha anët; fashistë e patriot komunistë; ballistë e partizanë. Klane apo figura të përlyera këmbë e krye, kanë tentuar të zbehin e denigrojnë figurën e Selam Musait, por nuk mund të përbaltet vigani, simboli shekullor i patriotizmës. Kënga është absolute, e patjetërsueshme, fakt që buron nga shpirti i popullit “Komandant mbi tre taborrë”. Selam Musa Salaria mbetet një mit, një legjendë e patriotizmit Shqiptar.                                                                                               

Patriotizmi në Salari ka kaluar nga brezi në brez si stafetë, duke nxjerrë edhe njerëzit përkatës për çdo brez e në vazhdim.  Një i tillë ishte Shaban Lame. Kthehet në një tribu popullor për Salarinë, Tepelenën dhe më gjerë. Ai ishte një personalitet me virtyte të rralla., me inteligjencë të lindur, patriot në çdo qelizë, me individualitet të patjetërsueshëm, human dhe i ndershëm. Të dëgjonte me vëmendje, të respektonte dhe të impononte ta respektoje. Shaban Lamja i donte njerëzit, nuk i paragjykonte, por jot ë gjithë i besonte. Ai ishte një amortizator i luftës së klasave, mbrojtës i bashkëjetesës vëllazërore, njeri me virtyte të rralla. Si i tillë Shabani mbetet një pishtar epokal i patriotizmit figurë e shquar e vazhdimësisë.                

Autori vlerëson si tribu të vijueshmërisë, ndër njerëzit e shquar që ka nxjerrë Salaria, jo më kot, po me krenari për vendlindjen e tij pranon të quhet (Gramoz i Salarisë). Gramoz Ruçin unë personalisht e njoh qysh nga fillimi i viteve 70, ishim koleg në shkollën e Salarisë. Ai ishte një i ri energjik, i guximshëm dhe inteligjent. Ka meritën që ngjiti shkallët e karrierës, pa u zvarritur, pa furka dhe pa e marr kush prej dore. Arriti në majat më të larta si titullar në dy shekuj. Po kështu mbijetoi në dy sisteme, në atë  komunist dhe në këtë të demokracisë kapitaliste.                                 

Shqipëria është Republikë parlamentare dhe ai është kreu i Parlamentit Shqiptar. Tani ai është një lider me përmasa kombëtare. Është meritë e tij dhe krenari për vendlindjen. Siç e kam theksuar edhe here të tjera Salariotët kanë genin inteligjent, rrallë familje mund të mos kenë pjesëtarë me arsim të lartë, ku në këtë libër përmenden shumë prej tyre. I uroj suksese autorit Kastriot Lamaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat