Poeti i paqes, nobelisti, Ernesto Kahan në vëllazëri me shqiptarët

Kultura

Poeti i paqes, nobelisti, Ernesto Kahan në vëllazëri me shqiptarët

Nga: Shqipe Berisha Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:08
Promovimi i libirit

Derisa iu promovua libri me poezi dhe u takua me krijues e qytetarë të Gjakovës, nobelisti Kahan u shpreh: “Edhe pse e pa drejtë, paqja vjen nëpër rrugët e sakrificës, dhe, sikur popujt tjerë që sot janë pjesë e historisë, edhe ju, shqiptarët në Kosovë e kaluat këtë rrugë. Padrejtësitë, vijnë nga faktori njeri, njerëzit janë të pamëshirë kur kanë interesa ekonomike, janë të pa kompromis me mjete politike, dhe e vuajnë të pambrojturit, e vuajnë fëmijët, pastaj kemi gjenocide. Unë, gjatë jetës, kur punoja si mjek, nuk u pajtova me shkatërrimin në masë nga armët nukleare, dhe nga çdo gjë që i thonë luftë, ngase, populli im e vuajti më së shumti urrejtjen që kanë të tjerët ndaj teje, dhe e vuajti shkatërrimin në masë, me aq shumë milion hebre të vrarë. dhe e kuptoj dhimbjen tuaj që keni, duke e kuptuar sot edhe zemrën e madhe që keni ndaj njerëzimit. Që sot, nuk do të thoja se jemi miq, por, jemi vëllezër, e që duhet të bëjmë më shumë për ju, u shpreh, nobelisti për paqe, Erneseto Kahan”.

Në vitin 1985, Kahan, në Oslo mori çmimin për paqe, duke iu njohur puna që bënte në të mirë të njerëzimit, dhe, kjo ngjizi tek ai edhe motivin për të shkruar e proklamuar të drejtën e njeriut për të refuzuar armën bërthamore, si kërcënim që i vinte nga vetë njeriu. derisa hebrenjtë, sipas një sentence, “Mrekullitë simbolizojnë fillimin e popullit hebrenj”,për kaq dekada nuk pushojnë për ta denoncuar krimin ndaj tyre, për ta mbrojtur të drejtën historike e njerëzore dhe për ta fuqizuar ekonominë e tyre, për poetin Jeton Kelmendin, ky është një frymëzim,për të marrë mësim tek populli ynë, se paqja në liri, garantohet duke e zhvilluar vendin tënd dhe ekonominë stabile.

Nobelisti për paqe, izraelito-argjentinas, Ernesto Kahan, poet dhe humanist, në një vizitë që po i bën Kosovës,  sot vizitoi Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Me këtë rast, iu promovua libri me poezi, “Pakti im testament”, i botuar nga IWA “Bogdani”, si dhe një bashkëbisedim me qytetarët e Gjakovës, duke evokuar paralelet e luftës nga koha e hebrenjve dhe rasti më i fundit i luftës së fundit në Kosovë.

Klubi letrar, e kishte për nder ta priste këtë poet e humanist, pasi që në vitin 1985, ishte laureat i çmimit për paqe, duke luftuar kundër armëve nukleare. Erneste Kahan, është mjek në pension, por, ka një renome të bujshme të aktivitetit të tij, si mjek, profesor i mjekësisë në disa universitete të Botës, prej nga edhe e merr çmimin Nobel. Biografia e tij, jep përmasën e një njeriu, emrin e të cilit e ruaj kujtesa e botës, poliglot me shumë gjuhë të njohura, por, ai kudo esencën e tij e shpjegon në dashurinë ndaj njeriut, pa diferenca që sot po rriten deri në kërcënim serioz të njeriut, thuhet në biografinë e tij.

Në emër të Klubit letrar “Gj.N.Kazazi”, foli kryetari, Muharrem Kurtaj e Agim Byci, duke e konsideruar se ky është nderi më i madhë që po bëhet klubit letrar, por edhe popullit tonë në tërësi. Kurti theksoi, se kush më mirë se Kosova e kupton mesazhin e paqes, që e jep Kahan, jo vetëm në poezi, por dhe humanizëm për çka edhe bota i është mirënjohës.  Ndërsa me një fjalë përshëndetëse dhe me mirënjohje e shpërbleu kryetari i Asamblesë në Komunën e Gjakovës, z. Anton Shala. Botuesi i veprës me poezi, që sot u promovua, Dr. prof. Jeton Kelmendi, i cili Kosovës ua ka sjellë poetë me renome, e që vazhdimisht ata, kur kthehen e shkruajnë për Kosovën, një lobim ky shumë më jetëgjatë dhe efektiv për paqen e popullit tonë në harmoni me të tjerët, Kelmendi e njohu humanistin me gjenetikën dhe historikun e këtij populli, me shumë ngjashmëri me fatin e hebrenjve, duke shpjeguar se ju hebreut keni dhënë mësim se si duhet ndjekur fatin e vet secili popull, deri në fitore.

Redaktori i librit “Pakti im testament”, krijuesi Engjëll I. Berisha, në recensionin që i bëri kësaj vepre theksoi”  Libri kapë shumë tema, Tel Avivi, Aushvicin, dhomat e gazit, Holokaustin, Sirinë, vende e ngjarje, si dhe popuj, pa i ndarë në kontinente as prejardhje, por, gjithnjë konfrontohet me simbiozën e besimit e të ndërgjegjes. Gjendja psikologjike e përmasës,  ia kaplon individualitetin e tij, lufta që ndodhë në Lindje dhe kudo tjetër, krijimtaria e tij në një përmasë bëhet herë rënkim e herë mallkim, me vetveten e tij në mbijetesë të pambrojturve të nënave e fëmijëve të pafajshëm. Berisha, i tha novelisti se edhe tek ne në luftë ka pasur dhoma gazi, furra ku janë djegur njerëzit, vrasje në masë, dhunime e djegëje të pasurisë shqiptare.

Nga recensioni i librit, Berisha, prezanton se: “Këto poezi që ia ekspozojmë lexuesit në gjuhën shqipe, kanë një tipologji referente të rrëfimit sa historik, po aq edhe të vetë autorit, aq sa është koncepti i identitetit të tij, është një skicë e dobësisë njerëzore. Dhimbja që bën dergjë, në këtë përmbledhje, është e formës së palimpsestit. 

Ndërsa në përfundim, nga mendimi kritik i krijuesit Berisha del mesazhi nga vepra e poetit e humanistit Kahan “Predikuesit e rrejshëm

Paralajmërimi që nga Zanafilla e Re, se do të dalin predikues të rremë, shikuar poezinë, e krahasuar me biografinë e tij, në mes shkencës e  poezisë, është krijuar mendimi refleksiv, gati si puna e laborantit antropologjik, për ta rigjetur vetveten, e në këtë rast, autori integron gjithë realitetin që e rrethon atë, popullin e tij, paragjykimet e thella që shpesh e përcaktojnë edhe fatin e njerëzimit, me moton se shkenca e vetëdija pa dashurinë njeri,  janë të pamjaftueshme. 

Ndonëse, në përgjithësi poezitë janë të një sensi delikat aty këtu shihet trishtim i zymtë, poeti gjithnjë e ruan sensin krijues brenda forcës shpirtërore të tij, gjithnjë me një dritë për fatin e popullit të vet. Kjo është fuqia humane e tij prej profesionit që ushtroi dhe shkrimit me të cilin, sikur thotë biografia, ka mbajtur hallkën e lidhur ndërmjet izraelit, vendit të tij, migrimit dhe karakterin si faktor me rëndësi edhe për revolucionet që bëhen ndonjëherë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernesto Kahan, do të ligjërojë sot në Universitetin Publik në Prishtinë, ndërsa nesër është i ftuar i Kolegjit AAB në Prishtinë.

Biografia

Prof. Ernesto Kahan. Izraelit - argjentinas. U lind në vitin 1940, dhe u arsimua në Argjentinë (Universiteti i Buenos Aires) dhe në SHBA (Universiteti i Uashingtonit). Doktor i mjekësisë, pedagog i universitetit dhe poet. Nënkryetar i Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës. Profesor në universitete në Argjentinë, Izrael, Peru, Rep. Domenikane, Meksikë, SHBA dhe Spanjë.

• 1985 - Kandidatë për të marrë Çmimin Nobel për Paqe iu drejtua mjekëve Ndërkombëtare për Parandalimin e përçarjeve në çështjet Bërthamore IPPNË në Oslo / Norvegji

Autor i 7 librave dhe më shumë se 200 artikujve në revistat ndërkombëtare. Libri i tij "GENOCIDE" i shkruar me Taki Yuriko (në tri gjuhë), krijoi çmimin "Çelësi i artë i letërsisë dhe Culturës Hanchon" dhe u vlerësua në shumë festivale. Hartuesi i antologjisë "Los Escritores del Alba", editorial Certeza, Spanjë. Themelues i Shoqatës së Mjekëve për Paqe në Izrael, Uruguaj, Kili dhe Bolivi; Nënkryetari i Mjekëve Ndërkombëtar për Parandalimin e Luftës Bërthamore - IPPNË, (1985 Lauerat i çmimit Nobel për Paqe), President i Grupit Letrar "BRASEGO". Nënkryetar i Forumit Ndërkombëtar për Letërsinë dhe Kulturën e Paqes (IFLAC). Redaktor i Letërsisë për Paqe në "Palabras Diversas".Nënkryetar i Kongresit Botëror XXV të poetëve, Los Anxhelos 2005, nënkryetar i Kongresit Botëror XXVI të poetëve Mongolia 2006. Nënkryetar i Kongresit Botëror të Poetëve XXVI,  Meksikë 2008

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat