Pjesët e trupit
Një ditë me pasion,
E lutën Zotin
Të dalin në pension!
Të parët u ngritën,
Dy sytë e ngratë:
-Jemi të lodhur,
Nuk shohim qartë!
Pastaj me radhë:
Veshët dhe këmbët,
Të gjithë me arsye,
I treguan dhëmbët!
S’ndiejmë as ecim
Me vrull si atëherë,
Zoti ua pranoi,
Lutjet me nder!
Në fund nga thellësia
E barkut piskamë,
Një zë i dobët,
Doli me ofshamë!
Dua që të shkoj
N’pension dhe unë,
Mu ka prish kandari,
Nuk jam për atë “punë”!
-Çohu! i thotë Zoti,
Kush je ti, dëgjon?
- Me mund me u çue
S’lypi pension!