Aforizma nga Mark Gjetja

Kultura

Aforizma nga Mark Gjetja

Nga: Baki Ymeri Më: 27 maj 2019 Në ora: 07:43
Kopertina e librit

Bota ka shtatë mrekulli, por mrekullia e parë duhet të jetë libri.

Botën nuk e pushton lufta as pasuria, e pushton sinqeriteti dhe dashuria.

Arti është natyrë e dytë. Pa art njerëzimi nuk do kishte dritë.

Dashuria e parë është e bukur si ylli polar.

Në qoftëse nuk do kishim njerëz që na urrejnë nuk do të kishim asnjë vlërë.

Le ti duam edhe ata që na urrejnë, sepse çdo vështirësi do ta kapërcejmë.

Më parë ushqe mëndjen, pastaj trupin! Sepse kështu e ndriçon udhën për të larguar turpin!

Femra nuk është peshk as ngjalë për ta gjuajtur. Femra asht si një thesar për ta ruajtur.

Njeriu pa nivel është si shtëpia pa themel.

Kur të afrohet dikush me të mirë, ruaju se diçka don me të servirë!

Miqtë janë si frutat. Jo gjithmonë dhe jo të gjithë kanë shije të ëmbël.

Nuk ka faj pasqyra nëse nuk të pëlqen fytyra!

Kur mashtruesi e gjenë derën hapur, hynë kollaj tek budallai.

Ata ato që përqafojnë interesin, gjithmonë të varfër në shpirtë do të mbesin.

Injoranti nuk e kupton kur gabon.

Njerëzit që merren me punët e huaja e kanë zemrën të zezë. Janë si uji i turbullt. Të presin shumë kollaj në besë.

Njeriu mund ta gjëjë punën por duhet ta ulë hundën.

Njeriu ka nevojë për dashuri, ashtu siç toka kur çahet e pret të bjerë shi.

Dimri po vjen e vjeshta po shkon, fakturat fryhen në çdo sezon.

Ka shumë prej atyrë që jetojnë në parajsë e duhet të shkojnë në ferr. Ka shumë prej atyre që jetojnë në ferr e duhet të shkojnë në parajsë.

Poetët janë si bletët. Gjithë ditën fluturojnë, nektarin luleve e mbledhin, hojeve e përpunojnë. Në letër mjaltin e hedhin lexuesit me shije e kërkojnë, përhapin aromë lulesh dhe pranverën e sjellin ngado që shkojnë.

E vërteta nuk ka nevojë për mbrojtje as avokat sepse e kthën në mëkat. Asht hyjnore endriçon shumë larg. Është më i bukuri art.

Ëndërro dhe shpreso, por punën kurrë mos e harro!

Nuk e kam problem se dikush mund të flasë keq për mue, kur flasin edhe për Zotin që i ka krijue.

Për malsorin miku asht si mbret, jo për interes por për respekt.

Kurrë mos u bën vegël e kërkujt, sepse me fëtyrën tënde kanë me luajtë.

Kurr fjalën e keqe mos me thanë se një ditë në mes të udhës ka me të lanë.

Ai që i thurë vehtes lavdi, ka shumë hipokrizi.

Unë kam qejf të jetoj i lirë. Por mbrenda kufijve të lirisë.

Kjo botë ka njerëz me shumë fytyra. nSa t'ju këthesh shpinën ju ndryshon ngjyra.

Ai që e mendon mirë fjalën para së ta flasë, nuk ngelet kurr në klasë.

Ai që din me frenu gojën, gjithmonë e fiton lojën.

Fëmijët janë si zogjët. Kur marrin krahë fluturojnë. Ka prej atyre që harrojnë të kthehen në fole.

Kur i keqi don me ta mësue edukatën, e ka marrë ferra uratën.

Kur interesi futet në shtëpim edhe vëllau më vëlla kthehen në kojshi.

Toka rrotullohet rreth boshtit kurse njerëzimi rreth parasë.

Paraja i flet të gjitha gjuhët e botës.

Ka njerëz që simbas interesit ndërrojnë dhe ngjyrën, nuk e kanë problem se ku e lënë fytyrën.

Ai që e humbë rrugën dhe e kupton, ka mundësi me u kthye në destinacion.

Kur ne Shqiptarët ta duam njëri-tjetrin, do të ecim përpara.

Mikun nëqoftëse e respekton, jepi vendin që i takon!

Ata që kanë probleme me vetëveten, nuk e durojnë të vërtetën. Mikun nëqoftëse e respekton, jepi vëndin që i takon!

Ata që mbahën fëtarë të mëdhenj, ja kanë me hile Zotit dhe Atdheut.

Gjithmonë flej me sy çelë, se i keqi mundohet me të shkelë!

Më ruaj kur të jem në gjumë, se kur jam zgjuar ruhem vetë. Gjatë gjumit ma hidh ndonjë kuvertë!

Respekti për interes është si vesa në mëngjes.

Kur rrinë me qenj, duro edhe të lehurat!

Miqtë fallso injorojnë vehten. Sepse kanë pak horizont për jetën.

Miku i mirë din me hy dhe me dalë, nuk e shet miqësinë nëpër mëhallë.

Që ta kësh mirë me të afërmit tujë, baje venë e pi ujë!

Inteligjenca asht drita e një kombi.
Marsi po ikën një vit në pushim. Do ta pres me padurim, sepse do të na e sjellë përsëri pranvërën në vendin tim.

Kur ikin dallëndyshet dhe nuk kthehen, edhe lulet qajnë e mallëngjehen.

Normalisht akujt shkrihen në pranverë. Por ka edhe akuj në zemra që nuk shkrihen asnjëherë.

Çdo ditë zgjohem herët në këtë botë të hallit. Fatin e kam të shkruar në djersën e ballit.

Kurr mos e prano djersën e huaj, se një ditë mund të kthehet gjaku në ujë!

Lumturinë e gjënë kur të duash, kur ti në shpirtin tënd dashurinë din ta shkruash!

Gratë duhen uruar çdo ditë, sepse pa gratë nuk ka shtëpia dritë.

Mos e prish vehtën o njeri, mos dil nga korniza jote, se një ditë do të bëhesh hiri i kësaj bote!

Miqtë fallso injorojnë vehten. Sepse kanë pak horizont për jetën.

Të dashurosh me sinqëritet është gabim, kur partneri nuk të vlerëson me të njëjtin çmim!

Ujku kur ngopet, vazhdon t’i shqyejë lopët.

Ruaju nga qenjtë e rrugës që mos të ta marrin nga dora kafshatën e bukës!

Paraja pa djersë bëhet armik i njeriut, i cili mund të përfundojë në gojë të ariut.

Kjo botë ka njërëz pa ndjënja njerëzore, që edhe kafsha më e egër do ndjehej fajtore.

Njerëzimi ka nëvojë me e mbyllë pak gojën dhe me ehapë zemrën.

I ndershmi ecën gjithmonë në të njëjtën rrugë.

Interesi e prish dashurinë. E vën në shitje ndershmërinë.

Ka njërëz pa horizont kjo botë, edhe pse i paguan nuk nuk të bëjnë mirë, sepse zemrën e kanë me lagështirë.

Një ditë do të kthehesh përsëri tek unë në katund, sepse dashuria asnjëhërë nuk merr fund.

Mos e prish vehtën o njeri! Mos dil nga korniza jote, se një ditë do të bëhesh hiri i kësaj bote.

Përse akllnajat shkrihen vallë? Dhe pse akujt mes nesh ngurtësohen? Çdo ditë ngurtësohen e bëhen sa një mal, e formohen ajzbergë me ujë të pistë.

Sikur i gjithë njrëzimi të punonte dhe të dhurontë dashuri me ndërgjegje si bletët, bota do të ishte me shekuj përpara. Nuk do kish varfëri. Do të kishte vetëm begati, dritë dhe lumturi.

Kurr nuk hyra në rrugë pa rrugë. Gjithmonë kam menduar të ha më një lugë.

Mos hap gropa në udhët e mia, sepse m’i ka bekuar Perëndia!

Jëtojmë në një kohë hipokrizie sa ta kalosh pragun jashtë shtëpie.

Ai që vajton miletin e nuk vajton vehten, gjithmonë e ka bosh kuletën.

Më mungon Atdheu. Atdheu asht si nëna, nuk ja lanë kurrë borxhet.

Atdhe je si nëna që më ka lindur, se për hërë të parë aty më shkeli këmba. Aty rashë dhe nuk u vrava, aty qesha dhe kurrë nuk qava, për hërë të parë aty rashë në dashuri aty ëndërrova të shtrejtën liri.

E due Atdheun edhe pse jam në emigrim. Atje dielli është më i ngrohtë , jep më shumë ndriçim, është më i bukuri vend, më i shtrenjti përqafim.

Nuk ke pse t’ia ruash fytyrën të pafytyrit.
Në jëtë nuk ke përse ta gjykosh askend! Njihe vehten e zë mënd!

Sot bota duhet të servojë edukatë e qytetërim dhe jo varfëri e mashtrim. Dielli duhët ta ndriçojë më shumë këtë njerëzim.

Nuk duhet të shkrihen akllnajat në Pol të Veriut. Lë të shkrihen akujt ndërmjet njeriut e njeriut!

Dikush ndërton murë, dikush i shëmbë, të bëhemi bashkë që kush të mos na trembë!
Shtëpia është vëtëm për hotel. Duhet të punosh fort se përndryshë nuk ia del!

Sytë janë shumë të vegjël. Por gjithë botën mund ta fshëhish brenda tyre.

Gjithmonë kam pasë besim tek forcat e mia. Si kam pyetur kurrë fqinjët ku më pikon çatia.

Mos e humb kurrë durimin kur e ke të pastër gjykimin!

Kur e ke Zotin mik, s’ka çfarë të bënë njeriu i lig!

Femrës epja shpirtin dhe dashuroja zgjuarsinë!

Mos ma trego mue pasurinë, kur të tjerëve jua prish lumturinë!

Mos u mburr kurrë me pasuri .Kur s’e ke me ndërshmëri! Jeta është si një stinë, herë diell e herë stuhi. Natë e ërrët kur do të vijë, do të të hedhë ty në greminë!

Kur njerëzimi të ndërgjegjësohet dhe paraja do të zhvlerësohet.

E ardhmja do ndriçojë, dhe perdenë e zezë të babëzisë do ta largojë.

Fëmijët edukohen të vegjël, sepse kur të rriten i edukon shteti.

Një prind i mirë nuk i kapërcen kufinjtë e lirisë, nuk i prishë themelet e shtëpisë. Fëmijët janë drita e lumturisë.
Nëna është thesari më i shtrenjtë. Sepse ajo na dha frymë për herë të parë.

Duhet të zhvlersohët paraja e pistë dhe të vlerësohet njeriu, se përndryshe ligjin e bën ariu.

Ata që mohojnë dritën tek të tjërët, shohin errësirë para vehtes.

Unë nuk marr frymë nga askush. Marr frymë nga i madhi Zot. Nga nëna që më lindi dhë nga djersa ime.

Në vëndin tim qiellin e dua të pastër dhe pa re. Dielli të ngrohë në çdo fole, asgjë të mos i mungojë, fjala varfëri të mos ekzistojë, kultura dhe dija vendin ta drejtojë. Dashuria mes nesh dritë të rrezatojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat