Vë bast në njeriun e mirë!

Kultura

Vë bast në njeriun e mirë!

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:11
Agim Vuniqi

Për shkak të shkurtimeve të fundit…

… dhe deri në njoftimin tjetër…,

drita në fund të tunelit mbeti e fikur.

Pata një mbrëmje të mrekullueshme, të përkryer!!!

Vëja bast.., në dobi të territ…

Por nuk ishte e tëra kjo-ajo…

…nëse nuk mund të them asgjë të mirë…

…së paku do të jem i mirësjellshëm …

…të jem i paqartë.. 

 

Sigurisht nuk kam për të zgjedhur dehjen

dhe pijen alkoolike si përgjegje

A ka dëshmi të qëndrueshme për besimin-drejtësinë

…e njeriut në njeri ?

Jo zotëri, ne akoma kerkojmë drejtësi

Duam të pastrojme zorrët qorre, ato ne i kemi të ndotura

Mjekët-kirurg gjejnë arsye të ndryshme…

…të rruajnë leshin e butë…

dhe të hapin zgavrën nën lëkurë.

Vëjnë bast në luftën e njeriut  kundër  kësaj bote…

…edhe nëse u mbështillen zorrët e ndotura rreth këmbëve.

Me rëndësi ështe të jesh borxhli i mirë…

dhe të kesh kredi-historinë e pastër

Por kështu po pengohet drejtësia…

Jo zotëri, ne preferojmë të mendojmë

… se janë shmangur komplikimet

Unë kam hequr dorë nga kërkimi i realitetit,..

tani jam i vetëm në kërkim të një fantazie të mirë...

në luftën e njeriut kundër kësaj bote..

Vë bast në njeriun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat