Veshët politik

Kultura

Veshët politik

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:20
Ilustrim

Me veshët në krahë,

Zgjohemi çdo ditë,

Veçmas ata…

Që janë n’opozitë!

 

Fuqimisht ngrihen,

Për të marrë vesh,

Për të përgjuar

Ç’po ndodh mes nesh!

 

Por, shoqëria jonë

“Plurale”, “fisnike”,

S’heq dorë nga zakoni

I grindjeve politike!

 

Me sa mend Evropës

I themi ashiqare,

E kanë lënë veshët

Është shurdhuar fare!

 

Po ku jemi ne

Me të lumet bigë,

Flasim për unitet

S’e kemi n’praktikë!

 

Thonë gjatë historisë

Na janë shkulur shpesh,

Veshët muskulozë

Të strukur në lesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat