Dera ime: oxhaku

Kultura

Dera ime: oxhaku

Nga: Kalosh Çeliku Më: 3 qershor 2019 Në ora: 08:51
Kalosh Çeliku

Dhe, në jetë: Dje e Sot, Dikush Askushi

Hyri e doli, edhe nga Dera e Madhe.

Derën, Dje e Sot ma mbyllën kulturofagët

Dritaren, Mua Rrospitë meshkuj?!

Poetit, rebel. Fisit kaçakëve të Çukës

Që, hyjedal Sot: Edhe, nga Oxhaku...

(Rrufjani ma ndërseu pas shpine me të katra Policinë letrare)

DoktorZiu ma ndërseu Policinë letrare

Pas shpine, m’u turr me vite e vite:

Shpalli “armik të shtetit përbashkët”.

Veten duke e shëtitur nëpër Parti politike

Tri Akademi si “këshilltar”. Polic letrar.

Komunizëm e “Demokraci” me gërshërë

Rrufjan, i strukur në Kabinetin e “Babait”.

E zen nata. E gjen Sot, Dita e Madhe

Lakuriq, ende me gërshërë në dorë.

I sakatoi artistët. Letërsinë Shqipe

Nateditë si polic, në Shtëpinë Publike.

Duke nuhatur faqe pas faqeje librave

Rrufjani, që ende pi gji te Njerka?!

Rrufjani ma ndërseu edhe Zonjën Vdekje

Në Voskopojë. Qafë – Thanë. E, Bukoç.

Kot e ka: Nuk më do Kurtizanja për burrë

E do Rrufjanin si polic besnik. Ashik “fetar”.

Dhe, harroi Halldupi me sejmenët përmbrapa

Se: Unë rrokem fytas edhe me Zonjën Vdekje...

(Unë jam Kalosh Çeliku. Poet rebel me tre vargje të vras në ballë)

Unë, nuk jam Kalosh Çeliku:

Patriot. Spiun. Apo, tradhtar.

As, ai burri që shitet në “Bit – Pazar”

Për pak para. Një torbë taxhi si gomar.

Probleme, nuk kam me Dashurinë

“Shtetin e përbashkët”. Gratë Besnike.

Po, me Poezinë. Rrugaçe e salloneve

Që, një Ditë do të më vras nën Rrap:

Vetëm me Dy shtamba verë të Mikeve.

Unë, jam Poet rebel. Që, me Tre vargje

Në mes “Bit – Pazarit”, të vras në ballë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat