Ndahen çmimet e edicionit të 23 të edicionit “Netët e poezisë korçare”

Kultura

Ndahen çmimet e edicionit të 23 të edicionit “Netët e poezisë korçare”

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:19
Foto

” Netët e poezisë korçare” mbylli edicionin e tij të 23 me veprimtaritë e zhvilluara këtë fundjavë.

Një prurje më cilësore e krijuesve të artit poetik ishte një lloj risie e këtij edicioni.

Një përzgjedhje kjo e kujdesshme e organizatorëve për gati 30 poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Sërbia, Italia, Zvicra, SHBA. Poetët pjesmarrës në natën e parë recituan krijime por edhe I shijuan ato nga interpretimi I aktorëve.

Poetja Flutura Açka si e ftuar nderi këtë vit u nderua edhe me mbjelljen e pemës me emrin e saj në lulishten ‘Vangjush Mio’. Aktiviteti kryesor me paradën e poetëve u zhvillua në ambjentet e qëndrës së re kulturore ku do funksionojë edhe biblioteka e re e qytetit.

Poetët pjesmarrës në konkurim recituan poezitë e tyre para jurisë të drejtuar nga Flutura Açka dhe emra të tjerë të njohur si Petrit Ruka e Skënder Rusi. Ata vlerësuan me kurorën e poezisë autorin amerikan  Xhorxh Uollers.

Çmimin ‘Dritëro Agolli’ e fitoi poetja turke Selma Gylen.  Me çmim special u vlerësua poeti Albi Nushi.

Poeti I njohur Agron Tufa u nderua me çmimin ‘Asdreni’ ndërsa poetja kosovare Naime Beqiraj u vlerësua për poezinë më të mirë.

Aktiviteti Netët e poezisë korçare si inisiativë e klubit ‘Bota e Re’ organizohet çdo vit me mbështetjen e bashkisë dhe Ministrisë të Kulturës.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat