Të shtunën në Prishtinë mbahet koncerti i Metal United World Wide

Kultura

Të shtunën në Prishtinë mbahet koncerti i Metal United World Wide

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:46
Ilustrim

Për herë të dytë në Kosovë do të organizohet koncerti me famë botërore Metal United World Wide (MUWW) II, si pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Kjo ngjarje e veçantë do të organizohet të shtunën, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të performojnë Eugent Bushpepa, nga Tirana, Sunchair nga Dusseldorf, Jericho nga Prishtina, Harmed nga Budapest, si dhe bendet 4x4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem nga Prishtina.

Nga viti 2018, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur.  Rockuzinë ka kënaqësinë që për herë të dytë ta vendosë Kosovën në hartën e MUWW, ku muzika rock e heavy metal bashkon bende, fansa, organizator dhe media duke krijuar një ndjenjë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

30% e të hyrave nga biletat do të dhurohen për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë, përmes Cure2Children Kosove.

Çmimi i biletës është 5 euro, ndërsa në hyrje kushton 8 euro.

Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi. Ai organizohet në 70 shtete ku përfshihen mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat