“Je ti”. Poezia e këndshme dhe e veçantë e Paulo Coelho-s… - Bota Sot
“Je ti”. Poezia e këndshme dhe e veçantë e Paulo Coelho-s…

Kultura

“Je ti”. Poezia e këndshme dhe e veçantë e Paulo Coelho-s…

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:56
Paulo Coelho

Ti më shtyn përtej limiteve të mia
dhe ndiej se e jetoj plotësisht jetën time
tek ty kam gjetur veten
dhe pashë akoma më tej
përtej çdo limiti që mund të imagjinohet.
Pashë në thellësinë e syve të tu
duke u munduar të të kuptoja,
por pashë gjithçka mbi vetën time
që kurrë do të kisha dashur ta shikoja.
Pashë dobësinë dhe pasigurinë time
sensin e fajit, komplekset e mia
frikën time, vuajtjet e mia,
pashë terrin e jetës time, demonët e mi
dhe atëherë vështrova akoma më tej
në thellësi të zemrës sime, një det në stuhi
një oqean të pafund ku zhytesh për të humbur
dhe në thellësi të shpirtit tim, kuptova!
Provova kënaqësi dhe krenari
në momentin që kuptova atë që sot ndjej
duke ditur kush jam sot në të vërtetë
tani  e di që dashuroj gjërat e bukura
tani që se di të dua gjithcka që jeta më dhuron
dhe një nga këto dhurata je ti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...