Nis "Bunarfest", me muzikë për ambientin

Kultura

Nis "Bunarfest", me muzikë për ambientin

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Sot nis edicioni i 15-të i festivalit "Bunarfest", i cili mbahet për dy ditë.

Aktivitetet në kuadër të këtij edicioni do të fillojnë me pastrimit e lumit Lumbardhi, i cili do të fillojë me pikënisje nga Ura e Marashit në ora 12:00, ku përveç vullnetarëve të festivalit do të jenë pjesëmarrës edhe aktivistë nga klubi i ambientit të shkollës "Luciano Motroni", "Gjon Buzuku", si dhe vullnetarë të tjerë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për të pasur një ambient më të pastër.

Pas pastrimit të shtratit të lumit, në mbrëmjen e sotme do të mbahet koncerti muzikor në lokacionin e Marashit, me performancë të artistëve të njohur vendorë si Buta, Taste 2, DJ Wise, VLN on drums dhe DJ Mendar.

Ndërsa të dielën më 9 qershor, do të mbahet aktiviteti kryesor i festivalit, gara e lëshimit me goma, e cila fillon nga ora 14:00. Pas garës do të ketë edhe “afterparty” në Kejin pranë Urës së Gurit, ku do të performojnë bendi Offchestra dhe DJ Dagg.

Ndryshe, dje, u mbajt edhe tryeza e diskutimit me temë "A duhet ta prekim Lumbardhin?", e organizuar në bashkëpunim mes organizatës X40, EC Ma Ndryshe dhe klubit të ambientit "Luciano Motroni", ku panelistë ishin Edison Kasumaj - ekolog, Dren Marseli nga X40 dhe Muhamet Bajrami nga Sektori i Mjedisit në Komunën e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat