Më fal...!

Kultura

Më fal...!

Nga: Zymer Mehani Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:16
Zymer Mehani

Më fal, babë
Mua më fal
Zemra jote
Sa një mal

Më fal, nënë
Më fal, mua
Zemra jote
Porsi krua

Më fal, vëlla
O lastar
Zemra jote
Ndrin si ar

Më fal, motër
Sikur flutur
Zemra jote
Qoftë e lumtur

Më fal, shok
Imi krah
Vlera jote
Çmim nuk ka

Më fal, shoqe
Zemra ime
Në jetë prore
Paç gëzime

Më fal, bir
Biri im
Zemra jote
Shpirti im

Më fal, bijë
Ime bijë
Jeta jote
Bardh të ndrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat