Dora jote...

Kultura

Dora jote...

Nga: Zymer Mehani Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:28
Zymer Mehani

Dora jote, motër
M'i përkëdheli faqet
Dhe lotët m'i fshiu
Sot për ty shkruaj vargjet

E jotja dorë, motër
M'i lëmoi dhe flokët
M'i shfletoi dhe librat
M'i shfletoi fletoret

Motër, dora jote
Më preku në ballë
Sa herë pata dhimbje
Sa herë pata mallë

Motër, jotja dorë
Vuri dhe kurorë
Mbi atë varr lavdie
Të trimit dëshmor

Motër, dora jote
Pushkën mirë e mbajti
Kundër gjakatarit
T'ligut e tradhtarit

Dorën tënde, motër
Të pastër, të dëlirë
Të ta shtrëngoj dua
Prore kam dëshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat