Rudi: Takimet Korale hapin rrugë për Garën e Koreve të Kosovës

Kultura

Rudi: Takimet Korale hapin rrugë për Garën e Koreve të Kosovës

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:15
Rudi: Takimet Korale hapin rrugë për Garën e Koreve të Kosovës

Për nder të 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me komunën e Prishtinës kanë organizuar manifestimin "Takime Korale të shkollave fillore të Prishtinës".

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Drita Rudi tha se ky takim i këndimit korale po mbahet fal kontributit të arsimtarëve të muzikës.

Ajo ka theksuar se këndimi koral si aktivitet muzikor ende nuk është përfshirë në sistemin arsimor, dhe kjo sipas saj është për keqardhje.

Sipas saj takimet e tilla do bëhen tradicionale dhe do hapin rrugë për Garat tradicionale të Koreve të Kosovës.

Rudi: Takimet korale u prijnë Garave të Koreve të Kosovës

“Me keqardhje duhet të konstatojmë se sistemi aktual arsimor ende nuk i ka përfshirë orët e këndimit koral në fondin e rregullt të orëve siç ka qenë 30 vite më parë. Pikërisht për këtë mund që rreken kësaj pune jo falenderuese e që sot do të prezantohen mund t’i konsiderojmë animator të jashtëzakonshëm të artit muzikor…Jam e bindur që në këto takime të sodit, do të jenë tradicionale dhe do të hapin rrugë për shndërrimin e tyre, së shpejti, në Garën tradicionale të Koreve të Kosovës”, tha Rudi.

Pjesëmarrës në “Takim Koral” ishin nxënësit e shkollave fillore të Prishtinë, “"Meto Bajraktari", "Faik Konica" "Iliria", Naim Frashëri", “Anton Zako Çajupi” etj.

Po ashtu Qendra Kulturore e Fëmijëve ka ndarë edhe mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat